Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëShpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

Një bjeshkatar me shtetësi gjermane është shpëtuar të hënën në zonën e majës së Lubotenit, pasi pësoi lëndime të shumta trupore gjatë një aktiviteti bjeshkatar.

Sipas njoftimit, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka pranuar një thirrje emergjente për ndihmë nga zona e Lubotenit.

Një grup bjeshkatarësh nga vende të ndryshme të Evropës po zhvillonin aktivitet në këtë zonë, kur gjatë kthimit një 48-vjeçar me inicialet P.J. ka rrëshqitur në faqen lindore të mbuluar me borë, duke rënë rreth 500 metra në terren të thepisur, çka i ka shkaktuar lëndime dhe pamundësi për lëvizje.

Pas pranimit të informatave dhe koordinatave të vendngjarjes, ShKShMK mobilizoi dy skuadra të shpëtuesve malorë dhe nisi operacionin e kërkim-shpëtimit.

Ekipet i ofruan ndihmën e parë të lënduarit, bënë imobilizimin e tij dhe realizuan evakuimin në kushte të vështira malore.

I lënduari është bartur me metoda specialistike të shpëtimit malor dhe më pas është transportuar me automjete 4×4 deri te pika e takimit me autoambulancën.

Sipas njoftimit, gjendja e tij shëndetësore raportohet stabile.

Operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, Ambasadën Gjermane, Shërbimin e Urgjencës në Ferizaj dhe autoritetet tjera relevante.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid022DZL7sULWjzb7Lx5SsinXsrrv65kj52zeWKZNAZAZazioBfQ12FsnWAtRZsjNtbBl%26id%3D100070733594610&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram