Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëMASh: Edhe pesë ditë për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

MASh: Edhe pesë ditë për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka njoftuar se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9.

Sipas ministrisë, deri më sot, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar 144.493 aplikime për përfitimin e subvencionimit.

“Procesi i aplikimit vazhdon të mbetet i hapur deri më 9 gusht. Ftojmë edhe një herë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që të aplikojnë teksa kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përmbyllje të afatit”, thuhet në njoftim.

Ministria rikujton se para aplikimit prindërit duhet të sigurohen se xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe se të dhënat e tyre në platformën e-Kosova janë të përditësuara.

Sipas njoftimit, të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar, para se të procedohen për subvencionim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram