Policia e Kosovës ka arrestuar një 41-vjeçar të kërkuar për veprën penale “Vjedhje grabitqare”, i cili ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë në kryeqytetit, arrestimi u realizua sot nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.
“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

