Friday, November 20, 2026
HomeLajmeKosovëKatër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Katër persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Taslixhe”, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e narkotikëve. Gjatë aksionit në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë, janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, armë, municion dhe para të gatshme.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar se operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë.

Përveç narkotikëve dhe parave, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe telefona celularë dhe dy vetura.

Sveçla e ka cilësuar operacionin si një tjetër aksion të suksesshëm në luftën kundër trafikimit të narkotikëve.

“Shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve tanë do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar ai, duke shtuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë të veprojnë për luftimin e kriminalitetit dhe garantimin e sundimit të ligjit në vend.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram