By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
ShBA me pako të ndihmës ushtarake mbi dy miliardë dollarëshe për Ukrainën
June 9, 2023
Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?
June 9, 2023
Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri
June 9, 2023
Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve
June 9, 2023
Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës
June 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli thotë se Irani po përdor ndërtesa ushtarake në Siri për të prodhuar armë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Izraeli thotë se Irani po përdor ndërtesa ushtarake në Siri për të prodhuar armë
Rajon / Botë

Izraeli thotë se Irani po përdor ndërtesa ushtarake në Siri për të prodhuar armë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 10:12 PM
Kosova Times Published September 12, 2022
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, tha se Irani po përdor mbi 10 ndërtesa ushtarake në Siri për të prodhuar raketa të avancuara dhe armë.

Për vite me radhë, Izraeli ka kryer sulme në Siri ndaj atyre që i përshkruan si shënjestra të lidhura me Iranin.

Duke folur në një konferencë në Nju Jork, Gantz prezantoi një hartë që ai tha se paraqesin ndërtesat ushtarake të Centre D’Etudes et de Recherches Scientifiques (CERS), agjenci qeveritare siriane, që sipas tij është e përfshirë në prodhimin e raketave dhe armëve për Iranin.

“Irani e ka shndërruar CERS-in në vend për prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, në prodhimin e raketave precize dhe armëve, që i jepen Hezbollahut dhe grupeve të afërta me të. Me fjalë të tjera, CERS është bërë një fabrikë për armë të avancuara dhe strategjike të Iranit”, tha Gantz.

Sulmet ajrore, që i janë atribuuar Izraelit, së fundmi janë intensifikuar në aeroportet siriane, me qëllim që të pengojnë Teheranin që të përdorë linjat ajrore për dërgimin e armëve tek aleatët në Siri dhe Libi, përfshirë edhe Hezbollahun, kanë thënë për Reuters burime rajonale diplomatike dhe të inteligjencës.

Sulmet ajrore izraelite vazhdimisht kanë goditur zonën e Masjafit, në veriperëndim të Sirisë, ku sipas Gantzit, gjenden ndërtesat nëntokësore për prodhimin e armëve. Sipas ministrit izraelit, këto armë kërcënojnë Izraelin dhe rajonin.

“Masjafi veçanërisht përdoret për prodhimin e raketave të avancuara”, tha ai.
Gantz shtoi se Irani po ashtu po punon për të ndërtuar industri të prodhimit të armëve dhe raketave në Libi dhe Jemen.

“Nëse nuk ndalet ky trend, brenda një dekade do të ketë industri të avancuara iraniane në mbarë rajonin, të cilat do të prodhojnë armë dhe do të shpërndajnë terror”, tha ai.

As Irani dhe as Siria ende nuk kanë komentuar për këto deklarata të bëra më 12 shtator nga ministri izraelit. Por, në të kaluarën Damasku ka refuzuar të komentojë akuza të ngjashme dhe Teherani po ashtu ka mohuar se ka ngritur ndërtesa për prodhimin e armëve në mbarë Lindjen e Mesme.

You Might Also Like

ShBA me pako të ndihmës ushtarake mbi dy miliardë dollarëshe për Ukrainën

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

Premtimet zgjedhore në Mal të Zi: Prej turshive deri te banesat dhe rritja e pagave

Orban kundër rishikimit të rregullave të BE-së për migrantët dhe azilkërkuesit

Kosova Times September 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE shpreh keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në Republikën Sërpska

Kosova Times Kosova Times March 24, 2023
ShBA, Japonia dhe vendet e BE-së bëjnë thirrje për reformë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Niveli i deteve do të rritet më shumë nga sa pritet, pasojat e tmerrshme mund të parandalohen vetëm nëse bota…
“Vetëm Putini do të ngelë në bunkerin e tij”: Moskovitët flasin për luftën
Hoti: Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?