By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia planifikon të ndërtojë një urë drejt Siçilisë për të përmbushur objektivin e NATO-s, do ta emërojë atë sipas Silvio Berlusconi-t
June 30, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 30, 2025
SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij
June 30, 2025
Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë
June 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 qershor
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Së paku 49 ushtarë armenë të vrarë në luftime me Azerbajxhanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Së paku 49 ushtarë armenë të vrarë në luftime me Azerbajxhanin
Rajon / Botë

Së paku 49 ushtarë armenë të vrarë në luftime me Azerbajxhanin

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 2:18 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

Armenia humbi të paktën 49 ushtarë në përleshjet e fundit kufitare me Azerbajxhanin, tha kryeministri armen, Nikol Pashinian.

“Aktualisht, ne kemi 49 [ushtarë] të vrarë dhe për fat të keq nuk është shifra përfundimtare”, tha Pashinian.

Të dyja vendet raportuan për përleshje të reja kufitare në orët e para të 13 shtatorit.

Që nga përfundimi i luftës së vitit 2020, ka pasur shpërthime të shpeshta dhune mes Jerevanit dhe Bakusë në lidhje me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

“Të martën [13 shtator] në orën 00:05 të mëngjesit sipas kohës lokale, Azerbajxhani filloi granatimet intensive, me artileri dhe armë zjarri të kalibrit të madh, kundër pozicioneve ushtarake armene në drejtim të qyteteve Goris, Sotk dhe Jermuk”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Armenisë.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për “akte armiqësore në shkallë të gjerë” pranë rajoneve Dashkesan, Kelbajar dhe Laçin në kufi, duke shtuar se pozicionet e ushtrisë së saj “u vunë nën zjarr”.

“Ka humbje në mesin e ushtarakëve [azerbajxhanë]”, njoftoi Ministria, mirëpo nuk dha shifra.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 12 shtator kanë bërë thirrje që t’i jepet fund konfliktit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni është “thellësisht i shqetësuar” për situatën, duke përfshirë “sulmet e raportuara kundër vendbanimeve dhe infrastrukturës civile” në Armeni.

Bakuja dhe Jerevani janë përfshirë në një konflikt për rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit, Nagorno-Karabak, për vite me radhë.

Separatistët e mbështetur nga armenët morën nën kontroll rajonin e populluar kryesisht me armenë nga Azerbajxhani, gjatë një lufte në fillim të viteve 1990, në të cilën mbetën të vdekur rreth 30.000 njerëz.

Përpjekjet diplomatike për ta zgjidhur konfliktin sollën pak përparim përgjatë viteve dhe të dyja palët nisën një tjetër luftë në vitin 2020, e cila zgjati gjashtë javë, para se të miratohej një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia.

Sipas armëpushimit, pjesë të rajonit të shkëputur dhe shtatë rrethet pranë u kthyen nën kontrollin e Azerbajxhanit. Rreth 2.000 trupa ruse janë vendosur atje për të ruajtur paqen.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

You Might Also Like

Italia planifikon të ndërtojë një urë drejt Siçilisë për të përmbushur objektivin e NATO-s, do ta emërojë atë sipas Silvio Berlusconi-t

Axhenda ndërkombëtare

SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij

Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Kush është Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s

Kosova Times Kosova Times June 20, 2024
Osmani në Dallas: Bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet
Kosova ka dërguar në Bruksel komentet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes
Këto janë vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen elektronike
“Zhduket” aplikacioni i fundit për mesazhe në Turkmenistan, vendin me internetin më të ngadalshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?