By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!
October 31, 2025
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur
October 31, 2025
Supremja refuzon ankesën e kandidatit për asamblist të PDK-së
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bizneset të njoftohen me përparësitë që ofron arbitrazhi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Bizneset të njoftohen me përparësitë që ofron arbitrazhi
Lajme

Bizneset të njoftohen me përparësitë që ofron arbitrazhi

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 1:04 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin për Drejtësi Komerciale i USAID-it në organizuan një tryezë të rrumbullakët me gjyqtarë, avokatë dhe arbitra, me qëllim të shkëmbimit të informatave lidhur me zgjidhjet alternative të kontesteve me fokus në arbitrazh.

Chris Thompson, Shef i Partisë për Programin e Drejtësisë Komerciale të USAID-it, pohoi se pavarësisht nga mundësia e mrekullueshme për të shmangur bllokimin në çështjet gjyqësore, arbitrazhi nuk po përdoret sa duhet. Më tej, ai theksoi se USAID-i mbështet shumë gjëra, ku ndër të tjera ofron mbështetje në ndërtimin e arbitrazhit dhe shfrytëzimin e arbitrazhit në Kosovë duke pasur parasysh mundësinë e madhe që ka. Më tej, ai theksoi se është e rëndësishme që avokatët të pranojnë se duhet të vendosin klauzolën e arbitrazhit në kontratën e tyre.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë tha se krahas promovimit të përfitimeve të arbitrazhit, është e rëndësishme të ketë diskutime që identifikojnë barrierat që çojnë në një numër kaq të vogël të rasteve të arbitrazhit. Ai theksoi se avokatët kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit si mekanizma për zgjidhjen e kontesteve.

Mahir Tutuli, kryetar i Gjykatës Ekonomike, tha se që nga themelimi i Gjykatës Komerciale, ka pasur vetëm disa raste arbitrazhi. Ai tha se sfidat kryesore që hasen në arbitrazh janë procedurat e përmbarimit, të cilat ndonjëherë zgjasin edhe më shumë sesa të shkosh në gjykatë. Së fundi, ai pohoi se është e rëndësishme që të gjithë mekanizmat institucionalë të fokusohen në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje dhe të lehtësojnë procedurat e gjykatave tashmë të stërmbushura me lëndë.

Verona Dibra, gjyqtare në Gjykatën Komerciale, tha se janë vetëm dy çështje arbitrazhi. Procedura për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kërkon kohë, kalon nëpër faza të ndryshme, por zakonisht ajo që e pengon përpunimin e saj është pjesa e ekzekutimit, e cila kërkon një qasje të duhur.

Skender Gojani, avokat në Odën e Avokatëve, tha se ka nevojë për një promovim më të mirë të arbitrazhit. Sidomos në drejtim të promovimit në sektorin privat, përkatësisht bizneset. Kjo do të ishte bërë e mundur nëpërmjet përmirësimit të listave të arbitrazhit dhe promovimit të tyre.

Njomëza Zejnullahu, Arbitre dhe Zyrtare e Lartë Ligjore, Programi për Drejtësi Komerciale të USAID-it, deklaroi se qëllimi i kësaj tryeze ishte nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në veçanti, për të diskutuar me njëri-tjetrin se cilat janë pengesat e arbitrazhit dhe si t’i trajtojmë ato. Është thellësisht thelbësore të pyesim veten se çfarë mund të ishte bërë, për të pasur një numër më të madh çështjesh në arbitrazh. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana ndalon sasi të fillerëve të padeklaruar në Vërmicë

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën

Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet

Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë

Kurti për rritjen ekonomike: Politikat tona po ndikojnë pozitivisht

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Arrestohet i kërkuari për vrasje në Llapashticë të Podujevës

Kosova Times Kosova Times October 23, 2025
Axhenda ndërkombëtare
U aksidentua pesë ditë më parë, vdes këmbësori që u godit nga vetura
Rusia i dhuron dronë liderit verikorean
Haziri: Agjenda e Shtëpisë së Bardhë në tavolinë, nuk guxojmë ta vonojmë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?