By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Hagë nisin deklaratat përmbyllëse për rastin e Mustafës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Hagë nisin deklaratat përmbyllëse për rastin e Mustafës
Lajme

Në Hagë nisin deklaratat përmbyllëse për rastin e Mustafës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 1:41 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

Disa nga dëshmitarët në gjykimin e Salih Mustafës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), konfirmuan qartë se ishin viktima, sepse pjesëtarët e UÇK-së i konsideronin “armiq të Kosovës apo spiunë”, thuhet në deklaratën përmbyllëse të Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Hagë.

Bëhet fjalë kryesisht për shqiptarë të Kosovës dhe prokurori Jack Smith shpjegoi se viktimat kanë kaluar nëpër agoni gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe rikujtoi disa dëshmi, në të cilat dëshmitarët kanë thënë se edhe sot “dëgjojnë zërat e njerëzve që i kanë torturuar”.

Deklaratat përmbyllëse para Dhomave të Specializuara (Gjykata Speciale) në Hagë duhet të përfundojnë më 16 shtator.

Prokuroria e specializuar e akuzon Salih Mustafën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përkatësisht se ai ka nxitur ose urdhëruar akte kriminale të privimit arbitrar nga liria, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Në ditën e parë të deklaratave përmbyllëse, Smith theksoi se gjykata duhet të fokusohet te viktimat.

“Tortura ka lënë efekte afatgjata, si në psikikën, ashtu edhe në trupin e viktimave”, theksoi Smith.

Ai tha se qëllimi i këtyre torturave ka qenë identifikimi i shqiptarëve të Kosovës që nuk e kanë përkrahur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria e Specializuar pohoi se individët ende ndiejnë frikë të flasin lirshëm për torturat që kanë përjetuar, duke theksuar se këta persona nuk kanë qenë kurrë “armiq të Kosovës”.

“Viktimat janë etiketuar si bashkëpunëtorë dhe spiunë që punojnë për armikun, sepse nuk e kanë përkrahur mjaftueshëm UÇK-në, prandaj janë burgosur në një pronë në Zllash”, tha prokurori Smith.

Në paraqitjen e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë, Mustafa refuzoi të deklarohet për fajësinë.

Për çfarë ngarkohet Mustafa?

Gjykimi i Salih Mustafës ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe ky është gjykimi i parë për krime lufte që ka nisur në Dhomat e Specializuara.

Mustafa u arrestua në 24 shtator të vitit 2020 dhe është personi i parë i arrestuar kundër të cilit u konfirmua aktakuza, prej që janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar, në vitin 2015.

Pretendohet se Salih Mustafa, i njohur gjithashtu si komandant Cali, ishte komandant i njësisë guerile Agjencia për siguri dhe informacion, e cila i përkiste zonës operative të Llapit të UÇK-së.

Kjo njësi, në përbërjen e saj, kishte afërsisht 500-600 trupa, të cilat vepronin kryesisht në zonat e qytetit në Prishtinë dhe Obiliq, në rrethinat e tyre, si dhe në zonën e Gollakut, ku ndodhet fshati Zllash.

Gjithashtu, thuhet se veprat penale, për të cilat janë paraqitur akuzat, kanë ndodhur në kontekstin e “konfliktit të armatosur” dhe kanë qenë të ndërlidhura me konfliktin e armatosur në Kosovë, ndërmjet UÇK-së dhe forcave të Republikës Federative të Jugosllavisë (RFJ) dhe Republikës së Serbisë, “përfshirë edhe njësitë e Ushtrisë së Jugosllavisë, njësitë e policisë dhe njësitë tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe grupeve tjera që luftonin në anën e RFJ-së dhe Serbisë”.

Më tej, thuhet se në periudhën nga 1 prilli 1999 deri më 19 prill 1999, Salih Mustafa dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së kanë mbajtur të mbyllur në një pronë në Zllash, të paktën gjashtë persona.

Gjithashtu, thuhet se gjatë prillit të vitit 1999, në atë vend, është vrarë një i burgosur.

Ndër të tjera, shtohet se Mustafa “së bashku me anëtarët e tjerë të UÇK-së”, e morën një person për ta marrë në pyetje, identiteti i të cilit ishte i fshehur, “dhe urdhëroi që ta rrihnin”. Siç thuhet në aktakuzë, derisa po e rrihnin me mjete të ndryshme të forta, atij personi iu tha se është “spiun dhe se do ta vrisnin”.

Zyra e Prokurorit të Specializua të Kosovës në Hagë po heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

 

You Might Also Like

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Përfundojnë dëshmitarët e mbrojtësit të viktimave

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ballkan: 16 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje, fatkeqësitë në Mal të Zi dhe Kroaci

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Qëlloi 18 herë me armë ndaj të ish-të dashurës dhe familjarëve të saj, 10 vite burg për shqiptarin në Itali
Rama: Po punohet që Vjosa të jetë pjesë e trashëgimisë së mbrojtur botërore
Mancini: De Rossi solli freski të Roma
KQZ: Dështoi iniciativa për largim të kryetarëve në komunat veriore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?