By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përgatiten rekomandimet për profilin gjinor të Kosovës në bujqësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Përgatiten rekomandimet për profilin gjinor të Kosovës në bujqësi
Bujqësi

Përgatiten rekomandimet për profilin gjinor të Kosovës në bujqësi

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 3:16 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

Profili Gjinor i Kosovës “Bujqësia dhe Jetesa Rurale”, i përgatitur nga Rrjeti i Grave të Kosovës me mbështetjen financiare të FAO-s, vë në pah pabarazitë gjinore që ndikojnë në aspekte të ndryshme të prodhimit bujqësor dhe jetesës rurale.

Vlerësimi thekson se gratë rurale shpenzojnë 83 për qind të kohës së tyre duke punuar në punë të paguar ose të papaguar, ndërsa burrat ruralë shpenzojnë vetëm 66 për qind të kohës. Gratë rurale shpenzojnë dy herë më shumë kohë se burrat me gatimin, pastrimin dhe kujdesin për fëmijët dhe të moshuarit. Për shkak të përgjegjësive  shtëpiake, të cilat i atribuohen shoqërisht grave, ato kanë kohë më të kufizuar për punë të paguar, aktivitete bujqësore, arsimim, trajnim dhe angazhim në proceset lokale të vendimmarrjes. Rrjedhimisht, burrat përfaqësojnë familjet e tyre në proceset vendimmarrëse jashtë familjes.

Sipas studimit gratë zotërojnë vetëm 17 për qind të pronës në Kosovë, gjë që kufizon qasjen e tyre në tokë, grante, subvencione dhe kredi. Më pak se 0.3 për qind e të gjitha ekonomive bujqësore janë të regjistruara si biznese. Nga të gjitha fermat, gratë zotërojnë vetëm 4.9 për qind dhe përbëjnë 5.8 për qind të fermerëve të regjistruar.

Të dhënat e këtij studimi janë prezantuar në një punëtori konsultative me palët e interesit.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi tha se duke qenë e vetëdijshme se kushtet e jetesës në zonat rurale janë më të vështira, Qeveria ka vendosur të rrisë buxhetin për programet të cilat ndihmojnë dhe zhvillojnë bujqësinë dhe përmirësojnë cilësinë e jetës në zonat rurale, me fokus te gratë dhe të rinjtë. Ai poashtu bëri të ditur se në Strategjinë dhe Programin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2022-2028, është bërë një përmirësim me masa afirmative për përkrahje të grave.

“MBPZhR është duke punuar edhe në ligjin për Faturat Bujqësore dhe të Magazinave, ku fermerëve ju mundësohet qasje më e lehtë në financa, e këtu sidomos për gratë mund të krijohet qasje më e lehtë, duke e ditur se ato kanë më shumë probleme në qasje në financa”, theksoi zvministri Demelezi.

Sipas Anna Jenderedijian, specialiste për mbrojtjen gjinore dhe sociale në FAO, qëllimi kryesor i analizës së bërë është identifikimi i boshllëqeve kryesore gjinore, si dhe për të identifikuar mbështetjen e mundshme teknike të FAO-s në të ardhmën për sektorin.

Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit dhe Udhëheqëse e Hulumtimit nga Rrjeti i Grave të Kosovës tha se Profili Gjinor i Kosovës “Bujqësia dhe Jetesa Rurale” propozon rekomandime të bazuara në prova për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave në bujqësi dhe zhvillim rural, duke përfshirë strategji digjitale gjithëpërfshirëse.

“Rekomandimet synojnë të informojnë disa strategji dhe programe që po hartohen në Kosovë, për të siguruar që ato të jenë të informuara nga analiza gjinore. Ne si RrGK shpresojmë që rekomandimet tona të merren parasysh dhe të adresohen nga institucionet përkatëse”, tha Farnsworth, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me MBPZhR dhe institucionet tjera për zbatimin e rekomandimeve dhe për një shoqëri më të barabaratë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet bujqësore rriten për 8.2%

Temperaturat e larta ulin rendimentin e patates, shitja me çmim të mirë

Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Rreziku nga `Gjuha e Kaltër`, ndalohet importi i kafshëve nga Mali i Zi

Kosova kryeson Grupin Rajonal për Zhvillimin Rural

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Projekti”: më shumë se 80 oligarkë rusë furnizuan hapur ushtrinë ruse

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Analiza e Foreign Affairs: A mund të shkaktojë Dodik një luftë të re në zemër të Evropës?
Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet
Po shkëlqen me Llapin, Muhamet Hyseni shpallet `Ylli i Javës`
Pse shoqni dhe pabesi!?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?