By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: 14 milionë turistë pritet që të vizitojnë Shqipërisë
May 15, 2025
Përfundon takimi i presidentes me liderët, s`ka marrëveshje
May 15, 2025
Starmer: Bashkëpunim për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
May 15, 2025
Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën
May 15, 2025
Makina përfundon në kanal, humb jetën punonjësi i policisë
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami: Ne në LDK bashkërisht me programim që po hartojmë synojmë që t’i adresojmë të gjitha problemet e qytetarëve tanë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami: Ne në LDK bashkërisht me programim që po hartojmë synojmë që t’i adresojmë të gjitha problemet e qytetarëve tanë
Lajme

Bajrami: Ne në LDK bashkërisht me programim që po hartojmë synojmë që t’i adresojmë të gjitha problemet e qytetarëve tanë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 8:29 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së, tha se, ne në LDK bashkërisht me programim që po hartojmë synojmë që t’i adresojmë të gjitha problemet e qytetarëve tanë.

Fjalimi i deputetes znj. Hykmete Bajrami në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së.

“I nderuar Kryetar,

Të nderuara zonja, të gjithë ju të pranishëm

Ndihem jashtëzakonisht e privilegjuar që sot kam rastin t’i drejtohem një audience kaq të respektuar, grave dhe aktivisteve të cilat kanë një jetë aktivitet në LDK.

Sot takimi ynë ka një temë ka një moto dhe kjo është “gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”, tingëllon shumë bukur kur bëjmë plane dhe vizion për të ardhmen.

Kjo moto ju siguroj që është pjesë integrale edhe e programit që po e përgatitë LDK-ja.

Por nëse flasim për sot dhe e shohim realitetin – nëse sot e masim fuqinë e shtetit tonë me pozitën e grave, del se jemi me të vërtetë një shtet shumë i dobët.

Nuk e kam në plan të shtroj ankesa, se në shoqërinë tonë sa herë flitet për pozitën e gruas kam dëgjuar plotë burra të thonë “ja nisën këto tash ….”

Por vetëm një ilustrim dhe disa statistika do të mundohem të tregoj se ku gjendemi dhe sa shumë punë na presin neve të gjithëve së bashku.

Në vendin tonë pozita e gruas nuk është fare e mirë. Problemi kryesor sot është punësimi.

Vetëm 14% e grave janë në punë derisa kjo përqindje të burrat arrin shifrat mbi 46% dhe kjo nuk përkon me nivelin e edukimit sepse sot në Universitet publike e private numri i vajzave dhe grave që janë studente është për 7 deri 8% me i madh se numri i djemve/burrave.

Një e dhënë tjetër shokuese është se 80% e grave nuk janë fare aktive në tregun e punës që i bie që ato as që kërkojnë punë. Ky është problem tepër i madh, vajzat/gratë në shoqërinë tonë d.m.th. kryejnë shkollë dhe rrinë në shtëpi.

Pyetja është pse? A mos vallë një vajzë diplomon në ekonomi, elektro, juridik dhe preferon që të rri në shtëpi, të shërbej çaj.

Natyrisht se jo.

Ne kemi problem substanciale me të cilat duhet të merremi në mënyrë sistematike për ta përmirësuar pozitën e gruas në shoqërinë tonë në mënyrë që të avancojmë si shoqëri në tërësi.

Ka shumë arsye pse të ne shumë gra në momentin kur bëhen nëna i japin fund karrierës së tyre.

I nderuar kryetar,

Në 38 komuna sa ka vendi ynë, vetëm 23 prej tyre kanë çerdhe publike.

Kjo paraqet dy problem; një tregon se gratë profesioniste në mungesë të çerdhes publike, në mungesë të mjeteve për ta përballuar çmimin në çerdhe private detyrohen që të lënë punë ose të mos e fillojnë atë fare nëse janë në fillim të karrierës dhe të rrisin fëmijët e tyre.

Dhe kështu kur një grua bën 5 vjet pa asnjë ditë përvojë pune pas diplomimit mandej është gati e pamundshme edhe për të gjetur punë.

Andaj ne kryetar duhet ta zgjedhim këtë problem dhe ne kemi propozime konkrete në programin të cilin po e përgatisim.

Mungesën e çerdheve këtu e parashtrova si problem për gratë por ky është problem jashtëzakonisht i madh për krejt shoqërinë parë nga perspektiva e arsimit sepse këtë numër të çerdheve publike Kosova ka përfshirjen më të ulët në edukimin parashkollor që sillet rreth 6 e 7%. Derisa përfshirja e nxënësve në edukimin para fillor në vendin tonë arrin shifrat deri në 88% sepse edukimi para fillor organizohet në shkolla. Por për problemet në arsim flasim herëve tjera.

Të nderuara kolege,

Unë mbase edhe kur flasim për tema të tilla siç është pozita e gruas në shoqëri gjërat edhe mund t’i shohë pak ndryshe nga disa, por unë progresin e një shoqërie nuk mund ta masë vetëm me atë se: a kemi presidente grua, se sa ministre gra kemi, sa deputete, sa anëtare të bordeve në NP. Nuk po e them se kjo është e parëndësishme por dua të them se më i rëndësishëm është programi të cilin ne si parti jemi duke e hartuar e nesër kur të vijmë në Qeveri ta zbatojmë.

Po mundohem edhe këtë ta ilustroj me një shembull konkret. Programi i Qeverisë sot, puna dhe mos puna ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e secilës grua. Vetëm në komunën e Prishtinës janë 1600 fëmijë jashtë çerdheve, që nga data 25 gusht, potencialisht 1500 grave vetëm në Prishtinë e disa mijëra të tjerave në vendin tonë ju rrezikohen vendet e punës. Edhe një situatë se kjo ë këtyre ditëve mijëra të tjerave që janë në kërkim të vendeve të punës ju zvogëlon shanset për punësim. Krejt kjo për shkak të kryeneçësisë së Qeverisë. Dhe këtyre 1500 grave në Prishtinë sot nuk po ju kryen punë as presidentja grua, as gjysma e Kabinetit që janë gra, as mbi 40 gra që janë deputete.

Këto gra sot ndjehen të injoruara sepse askush s’po merret me to. E ata që duhet të merren natyrisht janë ata që i kanë marrë votat për të qeverisur.

Ne në LDK bashkërisht me programim që po hartojmë synojmë që t’i adresojmë këto probleme, do t’i parandalojmë situatat e tilla si kjo me grevën.

Andaj unë mendoj se mbi emra të përveçëm mbi individë është program që duhet të krijoj kushte të barabarta për gratë  që janë gjysma e popullsisë, gjysma e potencialit shtetëror, të krijojmë kushte që ato të mos duhet të zgjedhin a dëshirojnë të jenë nëna po profesioniste po të kenë mundësi t’i bëjnë që të dyja. Më rëndësi është të shohim se si programi jonë do të ndikojë në përmirësimin e jetës së gruas në fshat dhe asaj në qytet.

Andaj kryetar ne jo vetëm që kërkojmë barazi gjinore por kërkojmë trajtim të barabartë. Në anglisht i kanë dy terme: gender equality dhe qeder equity që unë personalisht për këtë të dytën nuk kam hasur ende në term të saktë.

Por e di shumë mirë që derisa barazia gjinore kërkon që detyrat, hapësira, përgjegjësia dhe besimi mos me u përcaktua në baza gjinore po që të jetë e barabartë për të dy gjinitë.

Gender equity e ka kuptimin e trajtimit të barabartë e trajtimi i barabartë nuk është si pakot e Qeverisë 100 eruo të gjithë. Trajtimi barabartë nënkupton që ajo që ka pak me i dhënë shumë e ai që ka shumë me i dhënë pak. Mos të keqkuptohemi këtu s’po kërkojmë para, neve na duhet hapësirë më shumë, përgjegjësi me shumë deri sa ne të barazohemi me burrat në shoqërinë tonë sepse të drejtat e grave janë mohuar historikisht andaj duhet jo vetëm barazi por edhe masa afirmative në mënyrë që në një të ardhme që aspak nuk duket e afërt të arrijmë këtë barazinë e dëshiruar.

Andaj po kemi nevojë që të punojmë që ta fuqizojmë gruan, fuqizimi i saj d.m.th. fuqizimi i shtetit, e këtë do ta bëjmë me masa e veprime konkrete, me politika të cilat në fokus e kanë eliminimin e pengesave për avancimin e gruas në shoqëri, krijim të kushteve për fëmijë, për të moshuar, politika që kanë me ndikua në ndarjen e barabartë të përgjegjësive familjare, qasje të pa limituar në arsim e shëndetësi dhe punësim, pronë e në financa.

Të dashura kolege,

Tani vetëm dy fjalë edhe për programin.

Siç e dini LDK është në proces të përgatitjes së programit. Janë 28 ekipe burra e gra po punojnë për 28 fusha që nesër do të jetë programi i LDK-së në qeverisje. Pas përfundimit të programit, FGLDK do

të ketë mundësi që ta komentoj secilën fushë nga perspektiva gjinore edhe pse në secilin ekip ka pothuaj me shumë gra se burra edhe aty ku janë ma pak, kryetar të siguroj se po punojnë më shumë.

Ju faleminderit.”

You Might Also Like

Përfundon takimi i presidentes me liderët, s`ka marrëveshje

Starmer: Bashkëpunim për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

Makina përfundon në kanal, humb jetën punonjësi i policisë

Liderët e partive në takim me presidenten Osmani

Kurti pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Goditja HIMARS fshin katër helikopterë rusë në Belgorod

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
Gërxhaliu: Qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor e dëshirojnë integrimin dhe bashkëpunimin rajonal – por politika pengon këtë proces
Aktakuza kundër Radoiçiqit “brenda tre muajve të parë” të vitit të ri
Rusia i dhuron dronë liderit verikorean
Raporti i Progresit i qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?