By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deklarohen të pafajshëm katër mjekët e akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm ndaj një 36-vjeçareje e cila vdiq në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deklarohen të pafajshëm katër mjekët e akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm ndaj një 36-vjeçareje e cila vdiq në QKUK
Lajme

Deklarohen të pafajshëm katër mjekët e akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm ndaj një 36-vjeçareje e cila vdiq në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 2:02 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholli janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit Zejnullahu, Demolli, Muja dhe Sheholli, e dhanë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bashkim Zeqaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas deklarimeve të tilla, gjykatësi i rastit Avni Syla, i njoftoi të akuzuarit lidhur me të drejtën e tyre për të paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndryshe sipas aktakuzës së lexuar nga prokurori Zeqaj, ekziston dyshimi i bazuar që të pandehurit në cilësinë e mjekëve më 20 janar 2016 në Prishtinë, në QKUK, duke qenë të vetëdijshëm që me veprimet e tyre mund të sjellin deri te vdekja pacienten, kanë përdorur haptazi metoda të papërshtatshme të trajtimit dhe në atë rast kanë shkaktuar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore së të dëmtuarës, tani të ndjerës S.F nga Prishtina.

Tutje sipas aktakuzës, e pandehura e parë Vjosa Zejnullahu nuk ka kërkuar mendimin e mjekëve të tjerë për të vendosur nëse e dëmtuara duhet të trajtohet fillimisht me urgjencë apo terapi intensive, ajo ka dëgjuar ankesën e pacientes për reagimin ndaj transfuzionit të gjakut dhe kanë vazhduar me dhënien e gjakut gabimisht.

Gjithnjë sipas aktakuzës së lexuar nga prokurori, e njëjta duke anashkaluar konsultimin me tranfuziologun, kur ajo e ka dërguar pacienten në qendrën urgjente nuk ka dërguar edhe qesen me gjak, për të parë cili gjak i është dhënë të dëmtuarës duke ditur faktin që ka grupe të ndryshme të gjakut, por e shkatërroi si provë kryesore në këtë rast.

Tutje, thuhet se i pandehuri i dytë Selman Demolli dhe e pandehura e tretë Myzeine Muja nuk kanë vepruar sipas protokollit standard për trajtimin e pacientit sepse nuk kanë dhënë rekomandime për konsultim me transfuziologun, pasi që të dëmtuarës i është keqësuar gjendja dukshëm gjatë marrjes së gjakut, në atë mënyrë të gjithë ata nuk kanë marrë veprime për trajtimin e pacientes me anti-reaksion, pastaj dhanë konkluzione të gabuara duke vendosur që në vend që të thërrasin për konsultë transfuziologun, e kanë thirrë neurologun-të pandehurin e katërt Bashkim Shehollin.

Në aktakuzën e lexuar nga prokurori, thuhet se i pandehuri i katërt Bashkim Sheholli nuk ishte mjek kompetent për këtë rast, por urdhëroi diçka tjetër që nuk ishte në përputhje me protokollin duke rekomanduar edhe të bëhet CT e trurit të pacientit, duke e anashkaluar konsultë me transfuziologun.

Gjithnjë sipas aktakuzës së lexuar nga prokurori, të gjithë si ekip nuk kanë rekomanduar mbajtjen e qeses me gjak të cilën e ka marrë e dëmtuara, për analiza të mëtejshme ku në këtë rast gjendja përkeqësohet dhe ndodh vdekja e të dëmtuarës, të ndjerës S.F.

Në këtë rast, secili prej tyre akuzohet se ka kryer vepër penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” nga neni 260, par. 4 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

You Might Also Like

Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu

Akademia e Shkencave, veprimtari përkujtimore në nderim të Ismail Kadaresë

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan

Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet e 11 majit, farsë e paralajmëruar

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Alarmi ne Mali i Zi: Zbulohet se çfarë u ka premtuar kandidati presidencial Jakov Milatoviç liderëve pro serb të DF në një restorant…

Kosova Times Kosova Times March 30, 2023
I bie pishman që kishte thënë se në videon nga Banjska shfaqet bora: Gabova, nuk desha ta justifikoj Radoiçiqin
Kampionati Ballkanik i Xhudos mbahet në Pejë, ftohet edhe Serbia
Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?