By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti involvohet vetë në sektorin e shëndetësisë: Duhet veprim urgjent
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti involvohet vetë në sektorin e shëndetësisë: Duhet veprim urgjent
Lajme

Kurti involvohet vetë në sektorin e shëndetësisë: Duhet veprim urgjent

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 1:30 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, komision ky që do të kryesohet nga vetë kryeministri Albin Kurti.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se gjendja aktuale në shëndetësi kërkon veprim urgjent dhe se për këtë arsye po krijohet ky komision.

“Qeveria jonë e ka gjetur shëndetësinë në një gjendje të rënduar. Shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca. Qasja e fragmentuar nuk është treguar efikase dhe sot jemi para një situate që na kërkon veprim urgjent, ekspeditiv dhe me qasje të integruar shumë sektoriale. Për këtë qëllim si kryeministër i Kosovës propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi, për zbatimin e masave urgjente që do të sigurojnë funksionimin normal të sistemit shëndetësor me bazë në sistemin publik dhe do t’i hap rrugë reformës në shëndetësi”, tha Kurti.

Ai tregoi edhe gjashtë përgjegjësitë që do të ketë ky komision.

“Ky komision ka këto përgjegjësi, pas një diskutimi preliminar që kemi zhvilluar së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin: e para të bëjë analizën dhe definimin e ndarjes dhe bashkëpunimit publiko privat në shëndetësi. E dyta zhvillimin e sistemit informativ në shëndetësi, me theks atë për sigurimet shëndetësore. E treta reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale. E katërta zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve të shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor. E pesta themelimin e Spitalit Rajonal të Prishtinës dhe e gjashta ndërveprimi me pesë odat e profesionistëve shëndetësor”, deklaroi Kurti.

I pari i Qeverisë tha se mbledhja e parë e këtij komisioni do të mbahet sot padite, kur edhe hynë në fuqi vendimi.

“Komisionin në përbërje të të gjithë akterëve relevantë në fushën e shëndetësisë, në bazë të rregullores do e kryesoj unë. Takimi i parë i Komisionit do të mbahet sot pasdite, pas hyrjes në fuqi të vendimit”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është kritikuar në vazhdimësi se s’po bën asgjë për ta përmirësuar situatën në këtë sektor.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët

Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave shtetërore

Moti sot, i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Transnistria i kërkon ndihmë Moskës

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Kurti në Prizren: Do t`i vazhdojmë punët e mira në ngritjen e mirëqenies
Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?
BE-ja do të transferojë 90% të të ardhurave nga asetet e ngrira të Rusisë për nevojat ushtarake të Ukrainës
Izraeli thotë se po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?