By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Marrëveshja Trump-Netanyahu për Gazën dhe ultimatumi ndaj Hamasit
September 29, 2025
AAK vazhdoi fushatën në Malishevë
September 29, 2025
LDK në Dragash, premton për një jetë më të mirë për qytetarët
September 29, 2025
Maqedonci për TVP: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër
September 29, 2025
Hyseni premton, grante dhe shërbime të reja për gratë dhe vajzat studente
September 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se Rusia po përdor dronë iranianë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se Rusia po përdor dronë iranianë
Rajon / Botë

Ukraina thotë se Rusia po përdor dronë iranianë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 11:16 AM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë, teksa Kievi po vazhdon largimin e forcave ruse nga qindra qytete në verilindje të vendit.

Gjatë një adresimi në orët e vona të 13 shtatorit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka kontroll të plotë mbi 4.000 kilometra katrorë të territorit të rimarrë nga forcat ruse dhe po stabilizon marrjen e kontrollit edhe të 4.000 kilometrave katrorë të tjerë.

Pavarësisht përparimeve të mëdha të forcave ukrainase, presidenti amerikan, Joe Biden, parashikoi një “rrugë të gjatë” përpara në pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që duket se i përkasin një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136.

Trupat ukrainase thanë se këtë dron e kanë hasur afër Kupianskut gjatë ofensivës që Kievi po kryen për të larguar trupat ruse përgjatë rajonit të Harkivit.

Droni Shahed duket se është rrëzuar nga forcat ukrainase dhe sipas imazheve, duket se nuk ka arritur të shpërthejë eksplozivët që bartte. Megjithatë, pala ukrainase ka ofruar pak informacione për këtë dron.

Megjithatë, shënimi në dron “M214 Gran-2” nuk korrespondon me pajisjet ushtarake ruse.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk i është përgjigjur kërkesës për koment, ndërkaq as Rusia nuk ka komentuar lidhur me pretendimet e Ukrainës.

Ministria britanike e Mbrojtjes po ashtu mbështeti pretendimin e Ukrainës për dronin ukrainas, duke shtuar se “Rusia ka shumë gjasa që ka dislokuar dronë iranianë… për herë të parë në Ukrainë”.

“Humbja e Shahed-136 afër linjave të frontit sugjeron se ka gjasa shumë reale që Rusia po tenton të përdorë këtë sistem për të kryer sulme taktike dhe jo sulme ndaj caqeve strategjike më thellë brenda territorit ukrainas”, tha inteligjenca britanike.

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.

You Might Also Like

Marrëveshja Trump-Netanyahu për Gazën dhe ultimatumi ndaj Hamasit

Vuçiç dhe ambasadori rus diskutuan për NIS-in

Putini nënshkroi një dekret për rekrutimin e 135,000 njerëzve

‘Zgjidhja finlandeze’ për Ukrainën: Kujtimet e ish-shefit të NATO-s

Kenia arreston diplomatin rus për rekrutimin e mercenarëve për luftën e Putinit

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Liverpool triumfon bindshëm ndaj Bournemouthit

Kosova Times Kosova Times January 21, 2024
Berlini paralajmëron Serbinë për afërsinë me Rusinë
Policia e Kosovës kapë kokainë në vlerë rreth dhjetëmijë euro
Ponosh:Ngjarjet në Banjskë treguan se Shërbimi i Sigurimit serb është thye
Sondazh: 66% e rusëve duan bisedime paqeje, ndërsa mbështetja për luftën në Ukrainë arrin nivelin më të ulët rekord
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?