By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sallatë jeshile me fruta agrume, shegë dhe arra
January 20, 2026
Një recetë për gulash francez që e kthen edhe copën më të fortë të mishit në një copë të butë si gjalpi
January 20, 2026
Nuk i keni provuar kurrë fasulet kaq të shijshme, për t’i përgatitur ato ju duhen vetëm 20 minuta dhe 4 përbërës
January 20, 2026
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky takon ushtarët në qytetin e rikthyer të Izjumit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky takon ushtarët në qytetin e rikthyer të Izjumit
Rajon / Botë

Zelensky takon ushtarët në qytetin e rikthyer të Izjumit

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 7:15 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar qytetin e Izjumit, kontrollin e të cilit e ka rikthyer ushtria ukrainase ditë më parë.

Përgjatë vizitës së tij, Zelensky ka falënderuar trupat ushtarake që janë përfshirë në kundërofensivën ndaj forcave ushtarake ruse.

Ai ka mbikëqyrur një ceremoni teksa është ngritur flamuri ukrainas në Izjum, dhe ka thënë se diçka e tillë do të ndodhë në secilin qytet dhe fshat të shtetit.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se janë duke shënjestruar qytezat në rajonin lindor të Donbasit, pas fitoreve të shënuara në kuadër të kundërofensivës së shpejtë.

Ushtria ukrainase ka rikthyer kontrollin e një pjese të madhe të territorit që kanë kontrolluar forcat ruse, prej nisjes së luftës në Ukrainë në fund të muajit shkurt.

Në një adresim para popullit, Zelensky ka thënë se forcat e tij janë duke rritur kontrollin e mbi 8.000 kilometrave katrorë në rajonin e Harkivit.

Ai është zotuar për rikthimin e kontrollit në gjithë territorin e pushtuar nga forcat ruse dhe se “e drejta është në anën tonë”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Ukraina ka shënuar fitore të rëndësishme.

Ndonëse Rusia ende kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, qytezat në Donbas tani janë në fokus të ushtrisë ukrainase.

Pas dështimit për të kontrolluar kryeqytetin ukrainas, Kiev, Rusia ka tërhequr trupat në Donbas, pjesë të të cilit janë nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Adoleshentit (18) në Zagreb nuk i lejohet t’i afrohet më shumë se 100 metra: ‘Më ke lënë pa fjalë!’

Danimarka propozon mision mbikëqyrës të NATO-s për Groenlandën

Politico: Macron nuk ka ndërmend të bashkohet me “Këshillin e Paqes” të Trump

Rrëmbim masiv në Nigeri. Mbi 150 persona rrëmbehen gjatë meshës

Rritet numri i të vdekurve në Spanjë, shumë të zhdukur. Zbulohet shkaku i aksidentit

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Shkon në mënyrë perfekte me biftekët: Recetë për salcën e famshme franceze

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
30 persona të plagosur nga turbulencat e forta në aeroplan
Prishtina Parking do t’i njoftojë për skadim të kohës 10 minuta më herët shfrytëzuesit e parkingjeve
Kosova dhe Serbia “me dallime të mëdha” për dinarin
Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërin të martën të hapim 4 kapituj negociatash
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?