By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente
January 17, 2026
Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”
January 17, 2026
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
January 17, 2026
Jusuf Gërvalla përmes kujtimeve të Flora Brovinës dhe Shyqri Galicës
January 17, 2026
UGSh reagon ndaj propozimit per mbuljen e RTPSh
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministrja suedeze dorëhiqet pas fitores së partive të djathta në zgjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeministrja suedeze dorëhiqet pas fitores së partive të djathta në zgjedhje
Rajon / Botë

Kryeministrja suedeze dorëhiqet pas fitores së partive të djathta në zgjedhje

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 11:43 AM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka thënë se do të japë dorëheqje, pasi Qeveria e saj është mposhtur në zgjedhjet e së dielës.

Koalicioni i saj i qendrës së majtë duket se do të fitojë 173 ulëse, në krahasim me 176 ulëse sa pritet të fitojnë partitë e krahut të djathtë.

Këto parashikime janë bërë pas numërimit të 99 për qind të votave.

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, pritet të formojë qeverinë e re.

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson.
Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson.

Në bllokun e partive që pritet të vijnë në pushtet është edhe ajo e Demokratëve të Suedisë, parti e të djathtës ekstreme, e cila në fushatë ka pasur temë kyçe luftimin e të shtënave me armë zjarri nga bandat.

E krijuar nga një lëvizje neo-naziste në fund të viteve 1980, partia kundër migrimit, Demokratët e Suedisë, ka hyrë në Parlament me 5.7 për qind të votave më 2010, duke u rritur më pas në 17.5 për qind më 2018.

Rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet pas rinumërimit të votave, praktikë standarde në Suedi.

Megjithatë, Andersson e ka pranuar humbjen, dhe ka thënë se do të japë dorëheqje zyrtare të enjten.

“Në Parlament, ata kanë një apo dy ulëse më shumë. Është numër i vogël, por e krijon shumicën”.

Andersson ka qenë kryeministrja e parë grua e Suedisë, kur ka marrë pozitën në fund të vitit të kaluar.

Ajo pati dhënë dorëheqje në ditën e parë në pushtet, mirëpo më pas është kthyer në zyrë.

Demokratët Socialë të Anderssonit kanë qeverisur Suedinë prej vitit 2014 dhe kanë dominuar skenën politike prej viteve 1930.

Fushata zgjedhore është dominuar nga rritja e numrit të të shtënave nga bandat, çështjet e imigrimit dhe rritja e çmimeve të rrymës.

Ndonëse dhuna fillimisht është bllokuar në disa lokacione, më vonë është zgjeruar në hapësira publike sikurse parqe dhe qendra tregtare, duke rritur shqetësimet mes banorëve suedezë, pasi shteti i tyre njihet si vend i sigurt dhe paqësor.

You Might Also Like

Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente

Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”

SHBA-të po shqyrtojnë idenë e një këshilli paqeje për Ukrainën

Ekipi A i Zelensky-t do të mbërrijë në Miami ndërsa Trump shtrëngon vidat përpara Davosit

11 vjecari vret babanë sepse i mori Nintendo Switch

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Eksperti i sigurisë: Vetura me municion në veri, pronë e Hekurudhave të Serbisë – u përdor nga “Mbrojtja Civile”

Kosova Times Kosova Times July 1, 2023
Ndryshimi i kufijve, telashe në gjithë Ballkanin
Australia shfuqizon skemën e “vizave të arta” për të pasurit
Presidentja Osmani uron rektorin Hajrullahu për përmirësimin e cilësisë në arsim
Kush janë “partnerët alternativë” të Escobarit për Asociacionin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?