By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmet me raketa dëmtojnë rëndë një digë në qytetin e lindjes së Zelenskyt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmet me raketa dëmtojnë rëndë një digë në qytetin e lindjes së Zelenskyt
Rajon / Botë

Sulmet me raketa dëmtojnë rëndë një digë në qytetin e lindjes së Zelenskyt

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 12:36 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Raketat ruse kanë goditur një digë rezervuari në qytetin ukrainas Krivij Rih, kanë thënë zyrtarët.

Banorëve në disa zona u është thënë që të evakuohen, ka deklaruar kryetari i qytetit, Oleksandr Vilkul, mirëpo ka shtuar se situata është nën kontroll.

Ukraina ka thënë se sulmet janë hakmarrje nga Rusia për kundërsulmin e nisur në fillim të muajit shtator.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky – i cili ka lindur në këtë qytet – e ka përshkruar Rusinë si “shtet terrorist”, pasi sulmit në rezervuarin Karaçunivske.

“Ju jeni njerëz të dobët që luftoni civilët”, ka thënë Zelensky në një adresim në orët e vona të së mërkurës.

“Njerëzit e poshtër që kanë ikur nga fushëbeteja, janë duke tentuar të bëjnë dëme diku më larg”, ka thënë ai.

Këto deklarata duket se kanë qenë referencë për suksesin e ushtrisë ukrainase në kuadër të kundërofensivës në rajonin e Harkivit.

Në këtë operacion, ushtria ukrainase ka thënë se ka rikthyer rajone të mëdha nën kontrollin e saj, duke zmbrapsur forcat ruse.

Në fjalimin e tij, Zelensky ka thënë se rezervuari “nuk ka asnjë vlerë ushtarake”.

Si ndodhi sulmi?

Viklul ka thënë se përgjatë natës janë kryer dy sulme për të rritur sasinë e ujit që kalon nga diga në lumin Inhulets.

Si pasojë e sulmit, shumë njerëz kanë mbetur pa ujë në këtë qytet, i cili para luftës ka pasur më shumë se 600.000 banorë.

Sipas zyrtarëve, uji ka dalë nga diga dhe ka vërshuar disa shtëpi.

Në mëngjesin e së enjtes, situata është thënë të jetë përmirësuar dhe nuk ka raportime për viktima.

Moska nuk i ka komentuar publikisht raportimet për sulme me raketa.

Ushtria ruse e ka pranuar më herët se ka goditur një termocentral për prodhim të energjisë, duke lënë pa rrymë milionë njerëz gjatë fundjavës së kaluar në rajonet lindore të Ukrainës.

Të mërkurën, Zelensky ka vizituar qytetin e rikthyer të Izjumit, pikë strategjike në rajonin e Harkivit, pasi forcat ruse e kanë përdorur si rrugë për furnizim.

Ai ka falënderuar trupat që kanë marrë pjesë në kundërofensivë dhe është zotuar se flamuri ukrainas do të rikthehet në secilin qytet dhe fshat të shtetit.

Shpejtësia e avancimit të forcave ukrainase duket se ka befasuar forcat ruse, pasi ka raportime se disa ushtarë rusë kanë braktisur uniformat e tyre për t’u fshehur në mesin e civilëve.

Rusia e ka pranuar se forcat e saj janë larguar nga disa fshatra në rajonin e Harkivit, mirëpo nuk e ka konsideruar këtë hap si zmbrapsje.

Autoritetet ruse kanë insistuar se forcat e tyre janë duke u rigrupuar.

Ky pretendim është përqeshur në Perëndim dhe vetë Rusinë.

Teksa forcat e Kievit fitojnë qasje në rajonet e pushtuara muaj më parë nga Rusia, dyshimet për krime lufte kanë nisur të dalin në pah.

Banorët në qytezën Balakja, që gjendet po ashtu në rajonin e Harkivit, i kanë thënë transmetuesit britanik, BBC, se trupat ruse kanë torturuar civilët në një stacion policor.

Rusia ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për sulme ndaj civilëve.

Ndonëse Rusia ende kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, qytezat në rajonin lindor të Donbasit, që kanë rënë në duart e rusëve në ditët e para të luftës, tani janë në fokus të ushtrisë ukrainase.

Luftime të ashpra janë raportuar në ato rajone ditëve të fundit.

Pasi kanë dështuar të marrin kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kievit, dhe zonave përreth, Moska ka thënë se do të fokusohet në Donbas, pjesë të të cilit kontrollohen nga rebelët e përkrahur nga Rusia.

Rusia ka insistuar se do të vazhdojë luftën ‘derisa të përmbushen të gjitha qëllimet e vëna”.

Një kundërofensivë tjetër ukrainase është duke vazhduar në rajonin jugor të Hersonit, mirëpo avancimi i trupave atje ka qenë më i ngadalshëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy raketa kane rënë mbi Krime

Kosova Times Kosova Times October 1, 2023
BBC: Kompania kroate furnizon rusët me pajisje për anije luftarake
Mblidhen dy komisione të Kuvendit të Kosovës
Dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në Krai Krasnodar dhe dy stacione hekurudhore pranë Volgogradit
Rusia shpenzoi buxhetin vjetor të një rajoni të varfër për armët e Koresë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?