By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vullneti i sovranit i shenjtë dhe i patjetërsueshëm!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vullneti i sovranit i shenjtë dhe i patjetërsueshëm!
Opinion

Vullneti i sovranit i shenjtë dhe i patjetërsueshëm!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 12:00 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Alternativa është gjendje e krijuar kur duhet të zgjedhim njërën nga dy mundësitë e ecjes përpara apo opsion i kundërt i gjendjes aktuale. Gjendja aktuale politike dhe alternativa e ofruar nga ana ime janë dy opsione të kundërta, pra e kundërshtojnë njëra-tjetrën.

ADN, iniciativë e pastër si loti

Që nga nisma e Alternativës Demokratike për Ndryshim më 4 Shtator 2022, asnjë individi të vetëm nuk i jam drejtuar me kërkesën për bashkëngjitje në nismën time. Asnjë thirrje telefonike dhe as një ftesë nuk i bëra askujt, madje as miqve më të ngushtë!

Pse?

Sepse, pas kësaj nisme fisnike nuk fshihet asnjë ambicie apo interes personal.

Rirreshtimi në ADN apo bashkëngjitja Alternativës Demokratike për Ndryshim, është krejtësisht e çështje e lirë personale dhe e pandikuar nga askush siç është e pastër nisma ime e pandikuar nga asnjë faktorë vendor apo ndërkombëtar.

Gjithçka dhe çdo gjë është transparente dhe e pastër si loti, e tillë do të jetë përherë iniciativa ime, ashtu siç jam edhe vet në jetën e përditshme.

U mbetët qytetarëve të vendit që të vendosin për të ardhmen e tyre, se a e duan alternativën e ndryshimit të pastër si loti apo vazhdimësinë zymtë të klasës aktuale politike!

 

Kosova, dashuria jonë e pakufishme

 

ADN nuk është dhe nuk do të jetë strehë e grupeve të interesit, nuk do të jetë strehë e karrieristëve dhe yryshnikëve të pushtetit, por do të jetë strehë e njerëzve të lirë, me shpirt të pastër dhe fisnik, do të jetë strehë e atdhetarëve dhe vullnetmirëve që duan t’i shërbejnë atdheut të tyre pa llogaritur në asnjë përfitim personal apo privilegj nga shteti.

Vetëm matrapazët dhe mercenarët llogarisin në përfitime personale, në zhvatje dhe plaçkitje të pasurive shoqërore dhe shtetërore siç vepruan politikanët e pasluftës në Kosovë!

ADN burimin e ka të pastër nga thellësia e shpirtit, nga ndjenja e brendshme shpirtërore, nga dashuria e pakufishme ndaj atdheut dhe bashkatdhetarëve e cila vlon si vullkan i pashuar në shpirtin tim, për ta bërë Kosovën vend të dashur dhe tërheqës për të jetuar në të, për ta ndalur sa më parë trendin e zbrazjes në heshtje të atdheut tonë të shenjtë.

Nga logjika e të menduarit pozitiv në ndryshim pozitiv

Sikurse në jetën e përditshme, ashtu edhe në raport me atdheun vlen një parim, nëse e do dikë i bën mirë dhe e respekton, nëse e donë shtetin, jo vetëm që nuk e abuzon, e mbron me të gjitha mjetet nga keqbërësit dhe shpërdoruesit.

Për shtetin duhet të kujdesemi sikurse për shtëpinë tonë. Duhet ta duam dhe ruajmë me besnikëri, duhet ta ndërtojmë dhe begatojmë me dashuri dhe harmoni familjare, duhet ta pasurojmë me të mira materiale dhe miqësi të përhershme me fqinjet tonë.

Ndërsa ata që e bëjnë të kundërtën, që e vjedhin dhe abuzojnë me të mirat materiale të shtëpisë se tyre nuk mund të jetojnë të lumtur nën çatinë e asaj shtëpie.

Andaj në rastin konkret, nën çatinë e ADN-së do të jetojnë të lumtur të gjithë, pasi të gjithë do të jenë të barabartë. Në ADN nuk do të ketë të privilegjuar dhe të diskriminuar. Secili do ta ketë vendin e vet të merituar në përputhje me kontributin e dhënë për shtetin dhe shoqërinë.

Në subjektet aktuale politike injorohen aktivistët dhe atdhetarët që kanë shërbyer ndër vite dhe dekada, kurse avancohen “parashutistët” dhe figurat e kontrabanduara për interesa personale të liderit dhe grupeve të interesit brenda partisë.

Në ADN nuk do të ndodhin pazare të pista politike, shit-blerje dhe kontrabandim të figurave politike dhe as shpërdorim të vullnetit të qytetarëve. Vullneti i sovranit (qytetarit) do të jetë i shenjtë dhe i patjetërsueshëm nga askush.

Vullneti i sovranit (popullit) do ta mund egon e politikanëve karrierist. Kjo klasë politike sa më parë duhet të largohet, derisa sa nuk është zbrazur tërësisht Kosova nga popullata e saj. Klasa aktuale politike do të zëvendësohet nga një klasë e re dhe e përgjegjshme politike, me gjak të pastër kombëtar e cila kulturën politike do ta ngritë në nivelin më të lartë dhe do ta ndryshoj mentalitetin qeverisës në vendin tonë. Pra, ky do të jetë ndryshimi që do ta sjellë ADN-ja, i cili nuk ekziston nëpër subjektet aktuale politike.

Në fund, dëshirojë t’i falënderojë nga zemra të gjithë bashkatdhetarët që e mbështeten ADN-në nga minutat e parë të lindjes e deri në momentet kur po i shkruaj këta rreshta në letër të bardhë.

E bardhë qoftë dita e lindjes së nismës për shpëtim kombëtar!

Zoti i bekoftë qytetarët e vendit tim!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë tonë!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bill Gates me presidentin kinez në Pekin

Kosova Times Kosova Times June 16, 2023
Haradinaj: Statusi i personave me aftësi të kufizuara nuk është i mirë
Zjarret pyjore shpërthejnë në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë. Mijëra hektarë pyje të shkatërruara
Arrestohet një person në veri nën dyshimin se sulmoi një tjetër
Shtëpia e Bardhë: Ripushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte gabim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?