By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngritet aktakuzë ndaj katër personave që fituan mbi 660 mijë euro duke mashtruar me viza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngritet aktakuzë ndaj katër personave që fituan mbi 660 mijë euro duke mashtruar me viza
Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj katër personave që fituan mbi 660 mijë euro duke mashtruar me viza

Kosova Times
Last updated: 2022/09/16 at 4:14 PM
Kosova Times Published September 16, 2022
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Sh.C., V.C., A.A dhe B.S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Shmangia nga tatimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku janë të dëmtuar mbi 400 persona, ndërsa vlera e shumës së përfituar kundërligjshëm është mbi 667.950,00€.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Sh.C dhe V.C., nga data 12.09.2019 e deri në fund të muajit tetor 2020, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake dhe në bashkëkryerje në Agjencinë BCD TRAVEL, me seli në Bregun e Diellit, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë hapur zyrën në Bregun e Diellit në Prishtinë, duke i mashtruar të dëmtuarit me premtimin se do t’ju caktohen terminet për viza dhe do t’ju sigurojnë viza pune në shtetet perëndimore dhe skandinave, me ç ‘rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material mbi 50.000€, dhe me këtë në vazhdimësi të pandehurit dhe në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, sipas KPRK-së.

Të pandehurit A.A dhe Sh.C., nga muaji nëntor 2020 deri në shtator 2021, kanë mashtruar me dashje dhe në bashkëkryerje, duke qenë në dijeni se aplikacionet për viza nuk po procedohen në ambasadat përkatëse dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe tjetrin, e pandehura A.A., ju ka kërkuar paratë të dëmtuarve kinse për sigurimin e vizave, ka plotësuar “kontratat” për të dëmtuarit, si dhe  ka “arsyetuar” tek të dëmtuarit arsyet e pritjet e gjata për vizat e punës, e po ashtu, nga profili i të njëjtës në rrjetin social “facebook” dhe “instagram”, i ka postuar ofertat për punë, si dhe listat me emra dhe mbiemra të aplikantëve/tani të dëmtuarve që ju është “konfirmuar” caktimi i terminëve për vizë dhe që do “të nënshkruajnë” kontratat për punësime jashtë vendit, ndërsa “aplikacionet” e të dëmtuarve nuk janë dorëzuar asnjëherë në ambasadat përkatëse, me ç ‘rast iu është shkaktuar dëm material mbi 50.000€ dhe me këtë në vazhdimësi të pandehurit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri Sh.C., me dashje ka fshehur dhe i është shmangur tërësish pagesës së tatimit që kërkohet me ligj duke mos i deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vlera e shumës së shmangur tatimore arrin shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000€) Euro, andaj me këtë ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri B.S., me dashje ka vënë në lajthim Agjencinë e Regjistrimit të bizneseve të Kosovës (ARBK), që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, në emër kinse të autorizuesit (pronar imagjinar i biznesit), duke e dhënë nënshkrimin e tij pa pasur autorizim, i cili autorizim ka shërbyer si provë në ARBK për të regjistruar “BDC Travel” Sh.p.k., dhe me këtë i njëjti ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas KPRK-së.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës t’ju vazhdohet masa e paraburgimit të pandehurve, po ashtu ka propozuar të konfiskohet dobia pasurore e fituar nga vepra penale: Njësia kadastrale me sipërfaqe 90.12 m2 , në Gllogovc, njësia kadastrale me sipërfaqe 700 m2  dhe njësia kadastrale sipërfaqe 1400 m2, në Pejë, banesa me sipërfaqe 83.5 m2, në Fushë Kosovë dhe një (1) automjet.

Po ashtu, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës të shqiptohet dënim plotësues të pandehurve Sh.C dhe V.C., për kompensimin e dëmit/përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar të dëmtuarve, si dhe, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë.  /Kosovatimes/

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times September 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për ditën e shtunë, 2 mars 2024!

Kosova Times Kosova Times March 2, 2024
Kurti: Deklaratat e Popoviq kërcënim, Vuçiq me deklarata të papranueshme
Gjermania barazon
Bërnabiq: Kurti dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë “jo” formimit të Asociacionit
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?