By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Fuqia gjysmë e butë. Kisha Ortodokse Ruse, “rusofilët” dhe aktivitetet e Kremlinit në Ballkan
September 23, 2023
Si i anashkalon Rusia sanksionet perëndimore
September 23, 2023
Papa Françesku: “Mesdheu është bërë një varrezë ku është varrosur dinjiteti njerëzor”
September 23, 2023
Në moshën 98-vjeçare: Vdiq ish-presidenti italian Giorgio Napolitano
September 23, 2023
Kurti takoi kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane në zgjedhjet federale të këtij viti
September 22, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit
Rajon / Botë

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit

Kosova Times
Last updated: 2022/09/17 at 4:56 PM
Kosova Times Published September 17, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për të ndryshuar sistemin prej dy mandatesh presidenciale prej pesë vjetësh. Tani, sipas legjislacionit të ri, presidenti do të ketë vetëm një mandat presidencial prej shtatë vjetësh. Po ashtu, ai ka nënshkruar ligjin për ndryshimin e emrit të kryeqytetit nga Nur-Sultan në Astana.

Vendimet e 17 shtatorit vijnë një ditë pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit kazak, miratoi propozimin e Toqaevit për këto ndryshime, që janë pjesë e fushatës për krijimin, e atij që ai e quan “Kazakistan të ri”.

Toqaev më 2019 kishte ndryshuar emrin e kryeqytetit në Nur-Sultan në nder të paraardhësit të tij, njëherësh presidentit të parë të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Por, muajve të fundit Toqaev ka tentuar që ta distancojë veten nga Nazarbaev, i cili ka nisur të humbë mbështetjen e publikut.

Më 1 shtator ai kërkoi që në muajt e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale, duke kërkuar edhe një mandat të dytë. Po ashtu, Toqaev kërkoi që presidenti të shërbejë vetëm një mandat 7-vjeçar e jo dy mandate 5-vjeçare. Sipas ligjit të ri, presidentët e ardhshëm nuk do të mund të garojnë për një mandat të dytë.

Nazarbaev, i cili udhëhoqi këtë ish-republikë sovjetike për tri dekada, zgjodhi Toqaevin si pasardhës së tij kur u largua nga pushteti më 2019.

Edhe pse nuk ishte më president, Nazarbaev ka pasur fuqi të mëdha politike si kryetar i Këshillit të Sigurisë. Ai po ashtu ka fuqi të mëdha për shkak të titullit “elbasy” apo lider i kombit.

Shumë qytetarë, megjithatë, vazhdojnë të shprehin zemërimin e tyre për shtypjen që u është bërë gjatë sundimit të Nazarbaevit.

Pakënaqësitë shpërthyen në janar kur u organizuan protesta anti-qeveritare në mbarë vendin. Protestat fillimisht u thanë se po mbaheshin për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburanteve, por shumë shpejt ato u kthyen në shprehje të pakënaqësisë ndaj korrupsionit të perceptuar gjatë sundimit të Nazarbaevit, dhe pasurimit të familjarëve dhe rrethit të tij.

Pas protestave, Toqaev e largoi Nazarbaevin nga kreu i Këshillit të Sigurisë dhe atë rol ia dha vetes. Që atëherë, disa familjarë dhe aleatë të Nazarbaevit janë larguar nga pozitat e larta ose kanë dhënë dorëheqje. Disa janë arrestuar nën akuza për korrupsion.

Në qershor, Toqaev po ashtu inicioi një referendum që Nazarbaevit t’i hiqet titulli “elbasy”.

Kazakët, megjithatë thonë se të gjitha këto nisma të Toqaevit janë kryesisht ndryshime kozmetike dhe nuk ndryshojnë natyrën e sistemit autokrat të shtetit, që për vite me radhë është zhytur në korrupsion dhe nepotizëm.

You Might Also Like

Si i anashkalon Rusia sanksionet perëndimore

Papa Françesku: “Mesdheu është bërë një varrezë ku është varrosur dinjiteti njerëzor”

Në moshën 98-vjeçare: Vdiq ish-presidenti italian Giorgio Napolitano

Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Kremençuk

Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt

Kosova Times September 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria e shkarkon kryesuesin që mbeti vetëm, i emëron bord të përkohshëm edhe Trainkos-it

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Tërmkolli: Kurti e fali veriun, jo veç Asociacion, por po shkon në autonomi
Marrëveshje për normalizim apo për status quo
Dërguan 600 mijë burra në luftë por tani perballen me mungesë të punëtorëve 30-vjeçarë
Medvedev: Ndoshta jemi në prag të një lufte të re botërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?