By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
June 13, 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës
June 13, 2025
SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Osmani pritet nga Perandori i Japonisë:Rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Flamurtarët e mashtrimit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Flamurtarët e mashtrimit!
Opinion

Flamurtarët e mashtrimit!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 6:26 AM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Kaluan gjashtë muaj, kalojë një vit, po kalojnë dy vite të ‘Qeverisjes Kurti 2’ apo të koalicionit të ‘shpresës’ LVV+V dhe asnjë ndryshim sa i përket përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit, asnjë ndryshim sa i përket përmirësimit të sistemit të drejtësisë, atij arsimor dhe shëndetësorë të vendit tonë.

Të paaftët apo pengjet e të shkuarës

Dikush mund të thotë se është kohë e shkurtër, por për një qeverisje që ka vizion të qartë dhe program të hartuar të zhvillimit ekonomik për vendin, do të mjaftonin gjashtë muaj për t’i bindur qytetarët e vendit se është në rrugë të mbarë. Mirëpo të kalojnë dy vite, pa e parë qytetarët asnjë përmirësim në qeverisjen e vendit, jo vetëm që është e patolerueshme, paraqet mashtrimin më të madh që iu është bërë ndonjëherë qytetarëve të vendit.

Qytetarët e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, duke pritur realizimin e ndryshimeve të premtuara nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilat nuk janë në përputhje me pritjet dhe besimin e qytetarëve, këta të fundit, të zhgënjyer nga mashtrimi i tyre, më shpirt të thyer janë duke e braktisur vendin!

Dikush mund të thotë dhe t’i arsyetojë se është kohë e shkurtër për ndryshime të mëdha dhe se dhe fajin e kanë qeveritë paraprake, por as kjo nuk ‘pinë ujë’, për arsye se një qeverisje me dy “koka të mëdha” siç janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do duhej që ta lenin pas të shkuarën dhe të merreshin me të ardhmen, gjegjësisht me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Qytetarët nuk kanë kohë të presin

Liderët që e krahasojnë veten me të shkuarën dhe të kaluarën, nuk e arrijnë dot të ardhmen! Thënë ndryshe, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si bartës të ‘koalicionit ‘LVV+V’ me asgjë nuk mund ta arsyetojnë mosmbajtjen e premtimeve elektorale ndaj qytetarëve.

Të ardhur në pushtet me flamurin e ndryshimeve, u mbeti në dorë flamuri i mashtrimeve!

I pari, Albin Kurti i harroi të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve të vendit, dhe turr e vrap e n’prehër të Vuçiqit në Bruksel e kudo tjetër!

Kurse e dyta, Vjosa Osmani, me të ulur në kolltukun e presidentit, asnjë hapa para në mbajtjen e premtimeve të dhëna qytetarëve për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo së pari u kujdes për mirëqenien e saj familjare duke u bërë me shtëpi të madhe dhe luksoze me para të pajustifikueshme, pastaj u kujdes për dukjen e saj, e zgjodhi Turqinë për intervenime kirurgjike me paratë e shtetit.

Dështimi diplomatik

E vetmja gjë për të cilën nuk mund t’i akuzojnë pushtetarët paraprak është politika e jashtme apo rrafshi diplomatik në të cilin e kanë katandisur Kosovën treshja famoze Albini-Donika-Vjosa!

Në politikën ndërkombëtare, përkatësisht në diplomaci nuk mjaftojnë luki (dukja e jashtme) dhe patriotizmi i propaganduar me primitivizëm, por kërkohet zgjuarsi dhe pragmatizëm, përvojë diplomatike dhe guxim në parashtrimin e kërkesave shtetërore.

Pa asnjë njohje e vetme dhe pa asnjë tjetër në horizont, me një aplikim të vetëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por pa shpresë për anëtarësim në këtë organizatë dhe të tjera si kjo. Larg integrimeve ndërkombëtare, por edhe më larg liberalizimit të vizave!

Pse nuk e marrin guximin treshja Albini-Donika-Vjosa për t’ua bërë të qartë qytetarëve të vendit se s’ka liberalizim të vizave pa marrëveshje finale me Serbinë!

Madje, kryeministri Albin Kurti kohëve të fundit më shumë po e përmend luftën sesa liberalizimin e vizave! Dilema është kjo: a po e bënë këtë për konsum të brendshëm për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit apo me të vërtetë po e dërgon Kosovën drejt një lufte të re me Serbinë!?

Flamurtarët e mashtrimit, binomi Kurti-Osmani të cilët kishin premtuar depolitizimin e administratës, po e bëjnë të kundërtën, me mbushjen e administratës publike dhe shtetërore me familjarë e militant partiak, nipa e mbesa, teze e dajë dhe farefis përmes lidhjeve nepotike, të gjithë pa aftësi profesionale dhe pa përgatitje adekuate shkollore.

You Might Also Like

Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike

Kosovës i duhet me urgjencë edhe një projekt ligj për hapjen e dosjeve politike

Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike

Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjendje e jashtëzakonshme në Santorini. Njerëzit po ikin masivisht, plazhi më i bukur është shkatërruar

Kosova Times Kosova Times February 6, 2025
Dështon interpelanca për shkarkimin e Gashit nga posti i kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut
Presidenti çek Pavel: Rusia i ofron Ukrainës diktat dhe jo propozime për paqe
Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U21
Ka vdekur Boris Spassky, mjeshtër i famshëm rus i shahut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?