By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Institucionet kulturore në terr
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Institucionet kulturore në terr
Rajon / Botë

Institucionet kulturore në terr

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 6:43 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Faturat e larta të energjisë elektrike kanë lënë në errësirë dhjetëra institucione të shtetit në Maqedoninë e Veriut.

Në mesin e këtyre institucioneve është dhe Teatri Shqiptar në Shkup, si dhe Opera dhe Baleti Kombëtar i Maqedonisë së Veriut.

Teatri Shqiptar është shkyçur nga rrjeti për furnizim me energji elektrike për shkak të borxhit prej 4 milionë e 200 mijë denarësh (rreth 70 mijë euro), borxh ky i akumuluar nga muaji shkurt i këtij viti.

Po për shkak të borxhit është shkyçur edhe Opera dhe Baleti Kombëtar i Maqedonisë së Veriut. Vlera e borxhit për energjinë e shpenzuar nga Opera dhe Baleti Kombëtar ka arritur në 6 milionë e 500 denarë, përkatësisht rreth 105 mijë euro.

Aktorët e Teatrit Shqiptar në Shkup thanë se janë duke i mbajtur provat për dramën “Tre Motrat” nga autori Anton Pavlloviq Çehov (vepër e shkruar më 1900), në po të njëjtat kushte sikur kur u shkrua – pa dritë – pasi teatri tashmë dy javë është pa energji elektrike.

“Është fat i hidhur që aq vite kur është shkruar kjo vepër nga Çehov nën dritën e qiriut edhe pas aq vitesh ne e punojmë këtë dramë pa energji elektrike, kështu që të gjitha provat e leximit në tavolinë i kemi zhvendosur gjatë ditës. Por e dini se puna kryesore në teatër bëhet në skenë. Dhe, siç dihet, skena, qoftë ditën apo natën është e errët, andaj duhet ndriçuar për t’u dhënë ai ngjyrimi që e meriton një skenë”, tha aktori Fisnik Zeqiri.

Ai shfaqi shpresën që për këtë institucion të bëhet furnizimi me energji elektrike brenda javës në mënyrë që të mos shtyhet premiera e shfaqjes.

Ndërkaq, Ministria e Kulturës gjatë ditës së hënë bëri të ditur se janë siguruar mjetet dhe këto institucione do të furnizohen me rrymë deri në fund të ditës pasi të jenë paguar faturat e energjisë elektrike.

Ministria po ashtu deklaroi se tash e tutje, pavarësisht shtrenjtimit të rrymës, institucionet kulturore nuk do të mbeten pa drita.

Nga kompania, e cila bën shpërndarjen e energjisë elektrike EVN, për Radion Evropa e Lirë thanë se borxhlinj të mëdhenj janë 186 institucione shtetërore dhe publike, 16 prej të cilave janë të shkyçura plotësisht nga rrjeti.

Nga kjo kompani nuk dhanë detaje se cilat kompani kanë më së shumti detyrime të papaguara megjithëse shtuan se edhe kundrejt faturave shumë të larta, ata nuk mund t’i shkyçin nga rrjeti për furnizim me energji elektrike shumë prej institucioneve të shtetit dhe ndërmarrjeve publike pasi këtë nuk ua lejon Ligji për energjetikë.

Në bazë të Rregullores për furnizim me energji elektrike nuk guxojnë të shkyçen nga sistemi, spitalet dhe institucionet e ndryshme shëndetësore, objektet për furnizim me ujë, qendrat filtruese, hekurudhat etj.

Borxhi i ndërmarrjes Ujësjellësi, e cila menaxhon me sistemin për ujitje, kap vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Borxhi i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë dhe trena elektrikë, kap vlerën e 1 milion e 300 mijë eurove.

Ndërkohë, Shoqata e Ndërmarrjeve Komunale gjatë javës së kaluar u ankua se faturat e energjisë elektrike pas shtrenjtimit i kanë dhjetëfish më të larta krahasuar me vitin e kaluar.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Maqedonisë së Veriut të premten se cilat institucione dhe ndërmarrje publike janë shkyçur nga sistemi për furnizim me energji elektrike, sa është borxhi dhe si do të funksionojnë ato në këto kushte, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.

Përderisa qytetarët paguajnë rrymë të subvencionuar, institucionet furnizohen me rrymë në tregun e lirë, çmimi i së cilës për disa herë është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken: SHBA nuk i mbështet sulmet ndaj Rusisë, por Ukraina vendos vetë

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Sa miliardë njerëz kanë jetuar në tokë dhe kur do të lind njeriu i fundit?
Lufta në Ukrainë vazhdon, por ka katër mënyra për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë: Për çfarë bëhet fjalë?
Tërhiqet nga gara kandidatja franceze me kapelë naziste
Konfiskohen 50 euro të falsifikuara në Skënderaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?