By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina kundërshton deklaratat e Bidenit për Tajvanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina kundërshton deklaratat e Bidenit për Tajvanin
Rajon / Botë

Kina kundërshton deklaratat e Bidenit për Tajvanin

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 4:37 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Zyrtarët kinezë thanë se janë “shumë të pakënaqur dhe kundërshtojnë fuqishëm” qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, që duket se ndryshon nga politika e gjatë amerikane mbi Tajvanin.

Biden ka paralajmëruar kundër ndonjë “sulmi të paprecedent” të Kinës ndaj Tajvanit, ishullit vetëqeverisës demokratik.

I pyetur gjatë një interviste për CBS më 18 shtator nëse forcat amerikane do ta mbronin Tajvanin në rast të një pushtimi kinez, Biden tha: “Po, në rast se ka një sulm të paprecedent”.

Presidentit amerikan iu kërkua që të sqaronte nëse kjo nënkupton që ushtarët amerikanë do të merrnin pjesë në mbrojtjen e Tajvanit dhe ai u përgjigj: “Po”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, tha më 19 shtator se deklaratat e Bidenit dërgojnë “sinjal të gabuar” për forcat separatiste që kërkojnë që Tajvani të pavarësohet dhe se Pekini ruan të drejtën që të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për të luftuar separatizmin.

Kina është “jashtëzakonisht e pakënaqur dhe kundërshton fuqishëm” deklaratat dhe se ka dërguar një notë proteste, shtoi Mao Ning.

Gjatë intervistës për CBS, Biden shtoi: “Ne nuk po lëvizim, ne nuk po inkurajojmë ata që të pavarësohen… Ky është vendim që u përket atyre”.

Zyrtarët në Tajpej mirëpritën deklaratat e presidentit Biden, dhe Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit raportoi se ka detektuar disa avionë luftarakë kinezë dhe anije përreth ishullit më 19 shtator.

Dy avionë kinezë kaluan vijën që jozyrtarisht ndan dy anët e Ngushticës së Tajvanit. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, Tajvani ka raportuar për dhjetëra raste të kalimit të kësaj vije nga avionët kinezë.

Kina pretendon se Tajvani është “provincë e saj” dhe disa herë ka thënë se mund të përdorë forcën për të marrë kontrollin e ishullit.

Uashingtoni për një kohë të gjatë ka mbajtur një pozicion “të paqartësisë strategjike” saj i përket mbrojtjes së Tajvanit dhe deklaratat e fundit të Bidenit duket se shkojnë përtej kësaj politike.

You Might Also Like

Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro

“Rrezik”: Çfarë përcollën mediat ruse nga fjalimi i Vuçiçit në lidhje me Industrinë Serbe të Naftës?

Secili ndan një hartë që tregon personin më të famshëm nga secili vend evropian

Operacioni i Madh i Ukrainës me Dron + Raketa djeg ‘AWAC’-et ruse dhe rafineritë e naftës

Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pa fitues derbi mes Gjilanit dhe Dritës – këta të fundit lëshojnë kreun

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Aktivisti që gjeti varrezat e Wagner PMC në Kuban u largua nga Rusia
Policia britanike: Dhuna ndaj grave në nivele epidemike
Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTSH-së
Vuçiç mori një dhuratë nga Ramzan Kadyrov
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?