By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përralla mbi “Ballkanin e hapur” dhe “gjethja e fikut” e kryeministrit të Shqipërisë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Përralla mbi “Ballkanin e hapur” dhe “gjethja e fikut” e kryeministrit të Shqipërisë!
Opinion

Përralla mbi “Ballkanin e hapur” dhe “gjethja e fikut” e kryeministrit të Shqipërisë!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 10:57 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Korab BLAKAJ

Amerika si aleati strategjik i kombit shqiptar, për Shqipërinë dhe Kosovën sot paraqet një platformë politike apo gjeostrategjike, e cila nuk përputhet me politikat e BE së.

Brenda interesave gjeostrategjike, është kuptuar se në patronazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës është Republika e Maqedonisë së Veriut, e deri diku edhe Mali i Zi. Ky i fundit politikisht duke mbështetur dorën tek dy shtetet shqiptare, synon të shpëtojë ekzistencën e vet nga rreziku i Serbisë.

Skema të tilla politike përputhen më opsionin amerikan, që në një moment të caktuar, në kushte dhe rrethana të favorshme interesash, ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë dhe të arrijë siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Ta shikojmë problemin më në detaje, për të kuptuar mirë se “profecia e Konicës edhe këtë herë do të vërtetohet, duke e marrë ruajtjen dhe zgjidhjen e problemit shqiptar nga Zoti.

Meqenëse sot Shqipëria nuk është në gjendje të përballojë një situatë krize me Serbinë, e cila mbështetet në qëndrimin e saj nga Greqia dhe Hungaria, atëherë sipas Kryeministrit shqiptar, “Shqipërisë i duhet një periudhë tranzicioni për ndryshim”!! Kryeministri i Shqipërisë duke e ditur gjendjen e rëndë ushtarake që kanë shtete shqiptare, vazhdon ta marrë me të mirë Serbinë, “me idenë deri sa të realizohet armatosja e shteteve shqiptare”!! Ky në fakt është justifikimi i tij dhe mund të quhet pa frikë përralla mbi “Ballkanin e Hapur”.

Është shumë absurde që Shqipëria t’i kreh bishtin Serbisë, por duke qenë në situatë të vështirë të sigurisë dhe ekonomisë, detyrohet në qëndrimin e saj politiko-diplomatik të mbulohet me “gjethen e fikut”, ose “të fitojë kohë” me intrigën politike të “Ballkanit të Hapur”.

Kjo është në thelb politika e paaftë e Tiranës. Nëse Shqipëria fillon të armatoset jo sipas premtimeve amerikane apo turke, por me paratë e popullit shqiptar, që ta detyrojnë më tej SHBA në t’i shesë armë strategjike me karakter kompleks, atëherë mund të thuhet se ka përgjegjshmëri politike në vlerësimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Çfarë u duhet Shqipërisë dhe më tej edhe Kosovës në këtë situatë?

Meqenëse Serbia është e armatosur me armë ofensive dhe raketore me rreze të mesme veprimi, edhe Shqipëria duhet të synojë armatime të tilla. Përpos synimeve të tjera, paralel me dispozitivin ushtarak në Kosovë, Kukësi duhet të kthehet në një qytet lufte, siç ka qenë i projektuar dhe më parë. Fatmirësisht është i pajisur me të gjithë objektet e mundshme ushtarake të fortifikuara.

Në teorinë e “Ballkanit të Hapur” është tejkaluar sensi i masës, sepse raportet mes shteteve në Diplomaci shfaqen dhe zhvillohen me gramaturë. Kundër këtij koncepti politik, duke mos qenë i qartë në atë se çfarë kërkon, Kryeministri Shqiptar futet në labirintet politiko-ideologjike në marrëdhënie me Serbinë, kur në fakt duhet të jenë vetëm raporte ekonomike tregtie, siç kanë qenë dhe më parë.

Synimi për ta kaluar “Ballkanin e Hapur” në institucion të integrimit politiko-ekonomik, e shfaq atë një “esadist” në rrugën e tradhtisë ndaj interesave kombëtare.

Cilat mund të jenë synimet e tij?

Disa gjëra i bën të detyruara, disa sepse ka bindje të tilla politike të mbrapshta dhe disa qëndrime të tjera i mban sipas rrethanave gjeopolitike që janë krijuar që nga koha e fillimit të luftës në Ukrainë. Atëherë: më sa po kuptohet, ai synon të bëjë lider në këtë nismë Serbinë, por nga ana tjetër Vuçiç e nxori hapur që, “Rama është lideri i kësaj nisme”, duke u mbështetur në idenë e Fatos Nanos të hedhur pas takimit më Milosheviçin në Kretë në vitin 1997 të. Këtë deklaratë ai e bëri kur u akuzua nga opinioni i gjerë si “bisht i Vuçiçit ”. Pra ai vazhdon ta evoluojë mendimin më gjëra të reja, duke dalë zbuluar dhe pranuar “de facto” që ka bërë hapa të gabuar në këtë mes.

Nëse Kryeministri i Shqipërisë do ta sqaronte idenë e “Ballkanit të Hapur” si bashkim tregtar dhe ekonomik, jashtë marrëdhënieve politike dhe ushtarake të strukturave të BE dhe NATO, këtu nuk do të shikohej ndonjë gjë e keqe.

Në fakt që në kohën që u shpik termi “Ballkan Perëndimor”, djallëzia filloi me qëndrimin e BE së, e cila në Traktatin e Romës të vitit 1957 e nisi bashkësinë evropiane si një “Treg të Përbashkët” të 6 vendeve. Duke rritur oreksin dekadë pas dekade, ky projekt përfundoi në një institucion politik të quajtur “Bashkim Evropian” (BE), të cilit sot nuk po i dihet fundi. Kjo skemë fillestare po u imponohet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Arsyetimi sot shkon edhe më tej! Atëherë cili është qëndrimi i “Ballkanit të Hapur” ndaj të Tretëve, veçanërisht nga Tirana dhe Beogradi? (BE, Rusi, Amerikë).

Qëndrimi ndaj të Tretëve nga Tirana dhe Beogradi nuk janë të njëjta. Si e shpjegon këtë Kryeministri i Shqipërisë? Këtu del një pikëpyetje e madhe, e cila në mungesë të transparencës, jep të kuptohet që atë e shtyn dëshira që përmes Beogradit “t’ia bëjë me sy Rusisë”!! Kjo lloj përkulje ndaj Rusisë ka kapur shtete të tjera si Hungaria, Sllovakia, Rumania, Bosnje Hercegovina etj.

Problemi mbi “Ballkanin e Hapur” shtrohet hapur: Çfarë kërkojnë të realizojnë këta liderë “vëllazërorë” në Ballkanin Perëndimor, një “Jugosllavi të Tretë”?! Kjo nismë hap shumë probleme për Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Ende nuk po e kuptojnë politikisht që, nëse ndodh ky proces, Serbia mbetet shumë e vogël përballë popullsisë shqiptare, e cila përmbys raportet elektorale brenda “Ballkanit të Hapur”. Vallë nuk e di këtë udhëheqja serbe?! Sigurisht që e di. Atëherë persë i duhet “Ballkani i Hapur”?! Nëse Kosova si shtet më vete do të futet në këtë nismë, nuk ka se si të jetë dakord Serbia, e cila e ka akoma në kushtetutë atë si pjesë të saj. Kur Serbia i di këto dhe nuk ka leverdi për këtë nismë, atëherë çfarë është kjo dhe përse i duhet?!

“Ballkani i Hapur” është një kartë në duart e Vuçiçit për kredo në BE, me idenë që Kosova mund të bëhet edhe anëtare e OKB, “por ne nuk do ta njohim”!!

Megjithatë në opinion është kuptuar se, brenda interesave gjeostrategjike amerikane, një opinion i tillë ende nuk e ka kohën e vet. Një arsye më shumë për të kuptuar pse janë frenuar njohjet e mëtejshme të Kosovës nga shtetet e botës. Nëse Kosova si shtet i pavarur do të pranohet në OKB, atëherë ajo mund të dalë nga kontrolli për shkak të marrëdhënieve shekullore me Serbinë, duke shfrytëzuar maksimalisht influencën ekonomike me këtë shtet dhe duke rrezikuar të bjerë nën influencën ruse.

Elita politike në Kosovë në tërësi ende shfaqet me tendenca prosllave. Akoma në politikën e Kosovës nuk ka dalë një gjeneratë e re, e cila të jetë me ndikim të plotë properëndimor. Shembulli i kësaj janë liderët e rinj që sot drejtojnë Kosovën( Osmani -Kurti), të ndodhur aktualisht nën presion të fortë politik të brendshëm për t’u larguar nga drejtimi i shtetit. Kjo nuk është gjë tjetër veçse, presioni i luftës hibride ruse ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera ballkanike.

Të mos merremi më me ketë kufomë politike të quajtur “Ballkan të Hapur”, por të forcojmë unitetin politik përballë rrezikut të luftës hibride që po i zhvillohet kombit shqiptar në të gjithë dimensionin e tij.

You Might Also Like

Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre

Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!

Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!

Letër e hapur dhe kërkesë kombëtare

Kuvendi i Burrecave

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në Konferencën e Mbrojtjes, flet për rrezikun serb e rus në rajon

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Aeroflot do të humbasë gjysmën e avionëve të huaj deri në vitin 2030
Zelensky i kërkoi NATO-s armë bërthamore
Osmani e Hovenier bisedojnë për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë
Bajrami: Kosova e 57-ta në botë, e jo e dyta për sundim të ligjit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?