By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreth 100 të vrarë nga përleshjet në kufi mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rreth 100 të vrarë nga përleshjet në kufi mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit
Rajon / Botë

Rreth 100 të vrarë nga përleshjet në kufi mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 4:12 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i dhunës përgjatë kufirit mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit është rritur në afro 100, teksa një armëpushim mes dy vendeve ka hyrë në fuqi.

Autoritetet në Kirgizi thanë më 18 shtator se numri i të vrarëve ka arritur në 59.

Taxhikistani tha se të paktën 35 qytetarë nga ana e tyre janë vrarë, por zyrtarë të paidentifikuar i thanë Shërbimit Taxhik të Radios Evropa e Lirë se të paktën 39 shtetas të Taxhikistanit kanë vdekur si pasojë e konfliktit në kufi.

Dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.

Mes të vdekurve dhe të plagosurve raportohet se ka civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Por, këto raportime nuk kanë mundur të verifikohen ende në mënyrë të pavarur.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Kirgizisë tha mbrëmjen e 18 shtatorit se situata në kufi ishte “e tensionuar”, por “duke u stabilizuar”.

Përleshjet midis Kirgizisë dhe Taxhikistanit janë më të këqijat që nga viti 2021, kur dhjetëra persona u vranë dhe të paktën 150 të tjerë u plagosën në të dyja anët e kufirit.

Në orët e vona të 17 shtatorit, pasi armëpushimi hyri në fuqi, të dyja palët raportuan se disa fshatra afër kufirit u goditën nga granatimet.

Autoritetet në Taxhikistan akuzuan, më 17 shtator, forcat kirgize se kanë përdorur sisteme të raketahedhësve dhe nga kanë sulmuar nga rajoni Osh komunitetet rurale në qarkun Laksh.

Zyrtarët taxhikë thanë se katër persona u plagosën dhe tri shtëpi u shkatërruan.

Shkaku i shpërthimit të dhunës së fundit është ende i paqartë. Tensionet në Azinë Qendore, veçmas në Luginën Osh, burojnë kryesisht për shkak të kufijve të kohës sovjetike që në mënyrë artificiale ndan grupet etnike dhe komunitetet.

Qasja në ujë po ashtu ka rritur tensionet, teksa ndryshimet klimatike po i bëjnë burimet e ujit më të pakta.

Më herët gjatë javës, shërbimi i rojeve kufitare të Kirgizisë akuzoi forcat e Taxhikistanit se po përdorin tanke, mjete të blinduara dhe mortaja. Taxhikistani, në anën tjetër akuzoi forcat kirgize se kanë bombarduar një qendër komanduese dhe shtatë fshatra me “artileri të rëndë”.

Të dyja shtetet kanë baza ushtarake ruse, por Moska nuk ka luajtur ndonjë rol në luftimet e fundit. Zyrtarët rusë më 16 shtator bënë thirrje për ndaljen e luftimeve.

Mbi 140.000 persona janë evakuuar nga zona e Batkenit, tha ministria e Emergjencave të Kirgizisë.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia rrit tarifat për divorc tetëfish

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Emigrantët sulmuan përsëri ushtarët polakë në kufirin me Bjellorusinë
Witkoff këshillon Ushakovin: Një skandal?
Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm
“Milan Radoiçiq është zemra e sistemit të Vuçiqit”: 40 ditë nga sulmi në veri të Kosovës, hetim pa përgjigje për shumë pyetje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?