By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buxheti në asistencë sociale-kërkohet ngritja e pagave në arsim, 2/3 e punëkërkuesve pa arsim profesional
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Buxheti në asistencë sociale-kërkohet ngritja e pagave në arsim, 2/3 e punëkërkuesve pa arsim profesional
Opinion

Buxheti në asistencë sociale-kërkohet ngritja e pagave në arsim, 2/3 e punëkërkuesve pa arsim profesional

Kosova Times
Last updated: 2022/09/20 at 6:30 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Nuk do të ndalen. Kështu thotë Sindikata e arsimit. Partitë opozitare duke shfrytëzuar mungesën e dialogut social e shohin këtë si një mundësi që ta përmbysin qeverinë. Më të prekurit janë nxënësit, të cilët janë viktima të kësaj. Reagimi i parë ishte nga pensionistët të cilët kërkuan sa më parë të fillojë viti i ri shkollor. Të vetmit që prekin pragun e shkollës janë mësimdhënësit të cilët presin përgjigje nga qeveria. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci premton se me ligjin e ri për paga punëtorët e arsimit trajtohen dinjitetshëm. Këshillat e prindërve përgjatë tërë kohës së grevës qëndruan në një pozicion neutral, ndonëse duhet të bartit një përgjegjësi të madhe për fëmijët e tyre. Përgjatë këtyre 20 viteve, thesi i qeverisë ka qenë në funksion të asistencës sociale për lloj lloj kategorish. Të vetmin program qeveritë e deritashme që kanë pasur ka qenë ndarja e mjeteve buxhetore duke i keqpërdorë në mënyrë të skajshme. Është i çuditshëm fakti që asnjëherë nuk ngritët çështja e sigurimit social me të cilën garantohet sigurimi material dhe mbrojtja shëndetësore, ku milionat derdhen për shërim jashtë vendit. Nuk jam i sigurt si ka ardhur deri te vendimi i grevës, dhe mbi bazën e cilit arsyetim.

Kosova për vite të tëra rendit nga fundi në rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, PISA. Kjo zaten po reflekton edhe në tregun e punës. Nuk e di nëse Sindikata e di numrin e të papunëve në Kosovë. Por statistikat e punëkërkuesve duhet të shërbejë si një alarm për institucionet e vendit. Jo vetëm numrat por edhe kualifikimi I fuqisë punëtore që janë të evidencuar në regjistrat e punëkërkuesve. Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në regjistrat e punëkërkuesve janë 39.929 të pashkolluar, ndërsa me klasë të I-IX 17.422 punëkërkues. Afërisht dy të tretat e punëkërkuesve janë pa arsim profesional! Në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar është shënuar një rënie edhe I kategorisë me arsim të mesëm profesional.

Gjatë vitit 2021 kanë emigruar emigruar 42 728 persona. As rritjet natyrore të popullsisë nuk po arrijnë të plotësojnë kategorinë e emigrimit. Popullsia rezidente e Kosovës, gjatë vitit të kaluar u zvogëlua për 24 215 banorë. Gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 391 persona. Paqen sociale ashtu sikurse edhe zhvillimin ekonomik më së shumti po e mbajnë remitencat. Pavarësisht që në tremujorin e parë të vitit 2022, vlera e remitencave nga jashtë vendit u zvogëluar me 0.61 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar ku u regjistruan 241.4 milionë euro. Jeta vazhdon me kredi, veresi dhe remitenca. Rritja e të hyrave doganore është shtuar dhe mund të jetë edhe falë suksesit të luftës kundër ekonomisë gri. Megjithatë nëse krahasojmë shifrat e importit dhe eksportit , në gjuhën e shifrave eksporti mbulon importin me 15.2 për qind. Qeveria mbetet punëdhënësi më i madh me parat e taksapaguesve. Kualiteti i shërbimeve mbetet në rënie në mungesë të reformave në institucione. Punonjësit e sektorit privat vetëm në ëndërr mund të shohin përfaqësimin e tyre në realizimin e të drejtave të tyre sociale. Mjafton për tiu referuar këtyre të dhënave për të parë gjendjen reale në vend. Asnjë nga sektorët nuk e ka luksin për të bllokuar veprimtarinë e tyre marrë parasysh të hyrat që realizon buxheti i shtetit. Ekzekutivi duhet të merë më seriozisht zhvillimin ekonomik.

Ilir KRASNIQI

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Blair: Pres me padurim Kosova ta zë vendin në familjen e kombeve

Kosova Times Kosova Times June 10, 2024
Shërbimi i inteligjencës iranian:Izraelitët u përpoqën të vrisnin ministrin e jashtëm iranian?
Abdixhiku-Kurtit: Mashtrues, humbe një mundësi historike
RT: Serbia do të bashkëpunojë me Moskën në ndjekjen penale dhe dëbimin e rusëve “të pabindur”
Hamza: Nuk bëjmë koalicion me VV-në, opozita mund ta bëjë qeverinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?