By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO
October 9, 2025
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat
October 9, 2025
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
October 9, 2025
OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Humanus Vita” promovon dokumentarin kundër dhunës ndaj gruas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Humanus Vita” promovon dokumentarin kundër dhunës ndaj gruas
Lajme

“Humanus Vita” promovon dokumentarin kundër dhunës ndaj gruas

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 6:21 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Organizata joqeveritare “Humanus Vita” ka promovuar në Drenas dokumentarin e realizuar kundër dhunës ndaj gruas, njëherësh duke mbajtur një tryezë të rrumbullakët lidhur me këtë çështje e cila kohëve të fundit është bërë mjaft alarmuese marrë parasysh rastet e dhunës brenda familjes.

Në tryezë përveç mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të mesme të këtij qyteti, morrin pjesë edhe Sandra Horina, Shefe e Zyrës për Kosovë nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Hysen Thaqi – Zyrtar nga Sektori i Dhunës në Familje, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë (DPP), në Prishtinë, përfaqësues nga institucionet e Drenasit, Hetuesi Enver Kastrati – Mekanizmi i Dhunës në Drenas, Zahrie Podrimçaku – Zyra për Barazi Gjinore, Vlorjan Meha- Qendra për Punë Sociale, Valentina Bajtullahu -Eksperte e Fushës për Dhunë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Drejtorja Ekzekutive e organizatës “Humanus Vita”, Doruntina Gashi, në hapje të tryezës theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm me qëllim te vetëdijesimit të shoqërisë sonë, në Komunën e Drenasit dhe me gjerë.

“Ne synojmë të kemi ngritje të vetëdijes së nxënësve dhe qytetarëve në parandalimin e kësaj dukurie me qëllim të krijimit të familjes së shëndoshë dhe të sigurt, një shoqëri demokratike në mënyrë që të drejtat e të dy gjinive të respektohen, kështu do të kemi avancim të drejtave të grave”, tha Gashi ndër të tjera.

Ajo bëri edhe promovimin e dokumentarit “Të gjithë së bashku kundër dhunës ndaj gruas”, të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim, i cili do të shfaqet edhe në mediat e Kosovës.

Ndërsa Sandra Horina, Drejtuese e Zyrës për Kosovën nga Agjencia Austriake për Zhvillim, organizatë kjo që mbështeti projektin “Të gjithë së bashku kundër dhunës ndaj gruas”, shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e kësaj tryeze në të cilën pjesëmarrësit shfaqën interesim të madh lidhur me të drejtat e grave në rastet e dhunës brenda familjes.

Duke folur për rëndësinë kundër fenomenit negativ të dhunës në familje në shkallë vendi e posaçërisht në Komunën e Drenasit, ajo e quajti të rëndësishme raportimin tek Policia e Kosovës si dhe tek linja ndihmëse e cila funksionin në kuadër të prokurorisë së shtetit si dhe shërbimet ekzistuese për t’i ndihmuar të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje.

Ajo më tej shtoi se fenomeni i dhunës në familje nuk është prezent vetëm në Kosovë, por në terë botën dhe paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe paraqet një sfidë në arritjen e barazisë gjinore.

Zonja Horina në fund, falënderoi organizatorin për organizimin e kësaj ngjarje duke ju dëshiruar suksese në zbatim dhe në arritjen e të gjitha rezultateve të synuara drejt eliminimit të çfarëdo lloj dhune ndaj gruas.

Ndërsa, Hysen Thaqi, – Zyrtar nga Sektori i Dhunës në Familje vlerësoi lart organizimin e kësaj tryeze nga ana e shoqatës “Humanus Vita” me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Austriak si dhe për realizimin e dokumentarit së bashku kundër dhunës në familje”.

“Në të kaluarën në Kosovë për një kohë të gjatë dhuna në familje ka qenë një temë tabu, përveç se është hezituar që të raportohet nga viktimat për arsyeje të ndryshme, si traditat e vjetra të trashëguara brez pas brezi, frika që kanë viktimat për të raportuar dhunën e shkaktuar nga anëtari i familjes, mungesa e vetëdijesimit të viktimave për dhunën në familje dhe të drejtat e saj ligjore, mungesa e besimit në institucionet shtetërore që ofrojnë mbrojtje dhe siguri për viktimat e dhunës në familje etj., njëkohësisht në disa raste dhuna në familje është neglizhuar dhe është cilësuar si çështje private që kërkon zgjidhje brenda familjes edhe nga institucionet”.

Vlorjan Meha nga Qendra për Punë Sociale u ndal tek të drejtat ligjore të viktimave të dhunës në familje duke shtuar se qendra që ai drejton është në funksion 24 orë.

Prezent në këtë ngjarje ishin edhe nxënësit nga shkollat e mesme të Drenasit të cilët ndër të tjera kërkuan që kjo temë të futej si lëndë në shkolla.

Pas shfaqjes së dokumentarit diskutimi vazhdoi nga të pranishmit, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme tryezën e mbajtur kundër dhunës në familje, nga Organizata “Humanus Vita”.

Kujtojmë që ky projekt është mbështetur nga Austrian Development Agency. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin

Nisma Socialdemokrate mban tubimin përmbyllës në Malishevë

LVV në Kamenicë, Rahimaj premton investime në infrastrukturë

Kontrabandë me vlerë 5.5 milionë euro në Morinë, sekuestrohen 2194 celularë

Hamza në Kaçanik premton se PDK do t’i zgjidhë problemet e qytetarëve

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kadrijaj kërkon limit kohor nga Kushtetuesja për seancat konstituive

Kosova Times Kosova Times May 15, 2025
Belgjika fiton ndaj Kosovës në një ndeshje të fortë e të barabartë
Një shpërthim ka ndodhur në një ashensor drithi në një port turk. Ka persona të plagosur
Qeset e plastikës ende pa pagesë
Zbulohet shkaku i shpërthimeve në Uashington
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?