By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në takim me zv.Drejtorin Menaxhues të FMN-së, diskutojnë për krizën energjetike në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kurti në takim me zv.Drejtorin Menaxhues të FMN-së, diskutojnë për krizën energjetike në Kosovë
Lajme

Kurti në takim me zv.Drejtorin Menaxhues të FMN-së, diskutojnë për krizën energjetike në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/20 at 8:42 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë zëvendës Drejtorit Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li.

Gjatë takimit u theksua se gjatë këtij viti,  pavarësisht nga indikatorët pozitiv, mjedisi ekonomik është i rrethuar me rreziqet si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Rritja e çmimeve ndërkombëtare për shkak të konfliktit si dhe mosbalancimit ndërmjet ofertës dhe kërkesës pas heqjes së kufizimeve të lidhura me pandeminë, kanë çuar në një rritje progresive të inflacionit kudo, edhe në Kosovë.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri Kurti theksoi se rritjen ekonomike të vitit të kaluar, prej 10.7%, e kemi kthyer te qytetarët, me masa mbështetëse për familjet dhe bizneset e cenueshme, shtesa në paga për punëtorët, mbështetje për punësim si dhe shtesa për fëmijë e lehona.

Bo Li përgëzoi Qeverinë për ndërmarrjen e masave në kohë të duhur, për të zvogëluar ndikimin te qytetarët të krizës së trefishtë me të cilën po përballet Evropa dhe për të ruajtur stabilitetin makro-fiskal.

Ai e vlerësoi si të mençur vendimin e Qeverisë për moslejimin e tërheqjes së fondeve pensionale nga Trusti, që do të minonte sistemin pensional.

U potencua se në qershor u bë një rishikim i jashtëzakonshëm i buxhetit të vitit 2022, për të akomoduar një pako prej 150 milionë eurosh për mbështetje direkte për qytetarët, që synon të mbrojë familjet dhe bizneset nga ndikimi i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve dhe si vazhdim i masave të parashikuara në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

U bisedua edhe për krizën energjetike, që po prekë edhe Kosovën, sikurse pjesën më të madhe të botës, ndërsa u veçuan masat e ndërmarra nga Qeveria për kursim dhe subvencionim të energjisë elektrike.

Duke vlerësuar mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë përmes projekteve dhe mbështetjes buxhetore, Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati theksuan se mirëpresin përkrahjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për mbështetje me likuiditet në rast nevoje, për të tejkaluar sfidat që kemi përballë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia alarmon për rritjen e fajdesë, shfaqet edhe përmes autosalloneve

Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Murati i reagon Hotit: Propaganda nuk kalon

Kosova Times Kosova Times April 7, 2024
Gjermaninë e kishte zili bota, por tani po humb fuqinë e saj ekonomike: Çfarë ndodhi?
Kryeqendrës i rikthehet shkëlqimi i sallës së kuqe në Pallatin e Rinisë, së shpejti rinovimi
Dukagjini merr pikët e plota në udhëtim ndaj Feronikelit ‘74
Prezantohet buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?