By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Samiti Digjital, mundësi për vendet e Ballkanit Perëndimor që të avancojnë zgjerimin e bashkëpunimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Samiti Digjital, mundësi për vendet e Ballkanit Perëndimor që të avancojnë zgjerimin e bashkëpunimit
Lajme

Kurti: Samiti Digjital, mundësi për vendet e Ballkanit Perëndimor që të avancojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 2:44 PM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

Filluar në kuadër të Procesit të Berlinit, organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor është ngjarja më e madhe rajonale e TIK-ut, që mbledh përfaqësuesit e qeverive, sektorin privat, akademinë dhe i lidhë ata me komunitetin e TIK-ut nga Ballkani Perëndimor, BE dhe më gjerë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të samitit.

Duke theksuar se digjitalizimi është një nga prioritetet kryesore, ai theksoi se Qeveria është duke punuar në krijimin e shërbimeve elektronike me qytetarin në qendër, të cilat ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie të rritur të qeverisjes, përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dhe lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Duke folur për komponentin e njerëzve te transformimi digjital, kryeministri vuri theksin te popullsia, si potenciali ynë më i madh kombëtar. Me rininë tonë të aftë në teknologji, sektorin e gjallë të TIK-ut dhe frymën sipërmarrëse të komunitetit tonë të TIK-ut, ne kemi disa nga përbërësit kryesorë për zbatimin e suksesshëm të transformimit digjital, tha ai.

Kryeministri potencoi se me angazhimin e Qeverisë në zhvillimin socio-ekonomik dhe transformimin drejt një ekonomie të bazuar në dije, synohet ngadalësimi i ikjes së trurit, si dhe kthimi i trurit, nëpërmjet nismave, që do të ndihmojnë çlirimin e potencialit të mërgatës sonë.

Duke veçuar aftësitë digjitale, lidhjen digjitale, ekonominë digjitale dhe sigurinë kibernetike si mundësi dhe sfida të vendit tonë, ai theksoi se janë të ngjashme sfidat me të cilat po përballen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ky edicion i Samitit Digjital do të ofrojë një mundësi për vendet e Ballkanit Perëndimor, që të vazhdojnë dhe avancojnë diskutimin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ndërveprueshmëria, identiteti digjital, rrjedha e lirë e të dhënave dhe siguria kibernetike, tha kryeministri. Ndërsa, shtoi se samiti do të ndihmojë gjithashtu në hapjen e rrugës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun digjital pan-evropian. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në hapje të samitit:

Të nderuar ministra,

Të nderuar përfaqësues nga BE dhe Ballkani Perëndimor,

Të nderuar anëtarë të komunitetit të TIK,

Të nderuar të ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është kënaqësi e madhe të jemi nikoqir të Samitit të 5-të Digjital të Ballkanit Perëndimor. Filluar në kuadër të Procesit të Berlinit, organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor është ngjarja më e madhe rajonale e TIK-ut që mbledh përfaqësuesit e qeverive, sektorin privat, akademinë dhe i lidh ata me komunitetin e TIK-ut nga Ballkani Perëndimor, BE dhe më gjerë.

Digjitalizimi është një nga prioritetet kryesore të qeverisë sonë. Jemi duke punuar në krijimin e shërbimeve elektronike me qytetarin në qendër, të cilat ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie të rritur të qeverisjes, pastaj përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dhe lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë. Ne synojmë të përdorim transformimin digjital si një shtysë për të reformuar administratën tonë publike, për të përmirësuar cilësinë e sistemit tonë arsimor, për të rritur efikasitetin e sistemeve shëndetësore dhe të drejtësisë dhe për të kontribuar në përmirësimin e të gjitha fushave të qeverisjes. Dhe me digjitalizimin më të gjerë në ekonomi, duke përfshirë transformimin digjital të qeverisë dhe biznesit, ne synojmë rritjen e produktivitetit dhe rritjes socio-ekonomike.

Janë njerëzit, dhe jo vetë teknologjia, elementi më i rëndësishëm, që do të bëjë apo zhbëjë suksesin e këtij transformimi digjital. Dhe popullsia është potenciali ynë më i madh kombëtar. Me rininë tonë të aftë në teknologji, sektorin e gjallë të TIK-ut dhe frymën sipërmarrëse të komunitetit tonë të TIK-ut, ne kemi disa nga përbërësit kryesorë për zbatimin e suksesshëm të transformimit digjital. Megjithatë, si shumë vende të tjera, edhe ne po përballemi me sfidën e ikjes të trurit. Kërkesa globale për profesionistë shumë të aftë të TIK-ut, e cila nuk ka qenë kurrë më e lartë, u ofron mundësi të rinjve tanë të aftë të emigrojnë dhe të vazhdojnë karrierën e tyre jashtë vendit. Pra, me angazhimin tonë në zhvillimin socio-ekonomik dhe transformimin drejt një ekonomie të bazuar në dije, ne synojmë jo vetëm të ngadalësojmë këtë prirje të ikjes së trurit, por gjithashtu të përpiqemi ta kthejmë atë përmes iniciativave të kthimit të trurit, që do të ndihmonin në çlirimin e potencialit të madh të mërgatës sonë në BE dhe ShBA.

Kur flasim për komponentin e njerëzve te transformimi digjital, nuk duhet të shqetësohemi vetëm me profesionistët digjitalë. Ne gjithashtu duhet të kemi parasysh njerëzit që do të përdorin teknologjitë dhe sistemet digjitale, si dhe aftësitë digjitale që ata pritet të kenë. Prandaj, ne duhet të marrim parasysh aftësitë e nevojshme digjitale për nëpunësit civilë, mësuesit dhe mjekët, dhe në fund të fundit aftësitë digjitale të qytetarëve tanë. Kjo nënkupton domosdoshmërinë e angazhimit në programe dhe iniciativa të ngritjes së aftësive dhe rikualifikimit, të cilat do të ndihmojnë në adresimin e mospërputhjes së aftësive digjitale dhe rritjen e aftësive digjitale në shoqërinë tonë.

Është arritur shumë përparim në përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjes digjitale brenda vendit tonë. Me depërtimin e internetit që mbulon mbi 99% të familjeve, Kosova shënon rezultate më të mira në krahasim me vendet e tjera të rajonit, madje edhe me mesataren e BE-së. Megjithatë, mbetet shumë për të bërë për të përmirësuar infrastrukturën digjitale dhe lidhjen në shkolla dhe spitale. Dhe ne jemi gati të bëjmë hapat e parë drejt hapjes së dyerve për pilotimin dhe zbatimin e rrjeteve 5G.

Pandemia i ka dhënë një shtysë të madhe rritjes së ekonomisë digjitale. E-banking tashmë është kthyer në kanalin kryesor për shërbimet bankare dhe përdorimi i tregtisë elektronike e-commerce është rritur ndjeshëm. Zbatimi i “Identitetit digjital” – një projekt që po e fillojmë së shpejti me mbështetjen e BE-së – do të japë një shtysë të konsiderueshme për zhvillimin e qeverisjes digjitale dhe ekonomisë digjitale.

Përparimi i ndërveprimit kombëtar ndërmjet sistemeve qeveritare do të hapë gjithashtu dyert për më shumë shërbime elektronike nga sektori privat. Megjithatë, shumë prej bizneseve tona jo-TIK, veçanërisht Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, u mungojnë kapacitetet për t’u përfshirë në transformimin digjital, dhe kjo është një fushë tjetër që kërkon vëmendjen tonë të përbashkët.

Ndërsa priremi të bëhemi më digjitalë, po bëhemi edhe më të prekshëm ndaj sulmeve kibernetike. Sulmet kibernetike kanë potencial që jo vetëm të rrëzojnë faqet e internetit dhe të degradojnë ose pengojnë qasjen në shërbime, por gjithashtu të ndikojnë rëndë në operacionet e infrastrukturës kritike dhe të dëmtojnë sigurinë kombëtare. Dhe sulmet kibernetike nuk janë një kërcënim potencial i largët; ato janë realiteti ynë i përditshëm: Dy javë më parë, qeveria jonë ishte shënjestër e një sulmi kibernetik; Një javë më vonë u sulmua edhe operatori ynë publik i Telekomit. Pra, adresimi i vazhdueshëm i sigurisë kibernetike duke marrë masa në nivel politik dhe operacional është një komponent i domosdoshëm i transformimit digjital.

Të gjitha këto mundësi dhe sfida – aftësitë digjitale, lidhja digjitale, ekonomia digjitale dhe siguria kibernetike – nuk kufizohen vetëm në Kosovë. Disa javë përpara se sistemet tona qeveritare të sulmoheshin, Shqipëria ishte gjithashtu në shënjestër të një sulmi të ashpër kibernetik ndaj sistemeve të saj qeveritare, dhe po ashtu edhe Mali i Zi. Një ofrues energjetik i Bosnjë dhe Hercegovinës u sulmua gjithashtu kohët e fundit. Pra, sfidat e digjitalizimit me të cilat përballemi janë mjaft të ngjashme me ato me të cilat po përballen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe kështu janë mundësitë.

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor ofron një forum të shkëlqyer për të shkëmbyer njohuri dhe përvojë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zbatimi i “roam-like-at-home” brenda Ballkanit Perëndimor ka qenë një arritje e rëndësishme e samiteve të mëparshme digjitale, pasi ka bërë më të lirë dhe më të lehtë komunikimin mes njerëzve në rajonin tonë. Udhërrëfyesi për uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është një tjetër hap i rëndësishëm përpara që do të sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset tona. Ky edicion i Samitit Digjital do të ofrojë një mundësi për vendet e Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë dhe avancojnë diskutimin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ndërveprueshmëria, identiteti digjital, rrjedha e lirë e të dhënave dhe siguria kibernetike.

Samiti do të ndihmojë gjithashtu në hapjen e rrugës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun digjital pan-evropian.

Dëshiroj të falënderoj Ministrinë tonë të Ekonomisë për angazhimin në përgatitjen e këtij edicioni të samitit.

U uroj pjesëmarrësve shumë diskutime të frytshme dhe një edicion të 5-të të suksesshëm të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor.

Faleminderit dhe mirë se keni ardhur edhe një herë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Trump thotë se është `shumë i zhgënjyer` nga Musk

AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Krasniqi: Bllokada po dëmton shtetin, PDK ka ofruar zgjidhje

Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e vendit

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti rus ka një listë të vendeve që janë “të rrezikshme” – mes tyre…

Kosova Times Kosova Times September 20, 2024
Zelensky: Rusia lëshoi ​​më shumë se 4700 raketa në Ukrainë
Klubi i njohur italian po mendon për Cuadrado-n
PSG s’fiton as ndaj Nantës
Nis vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes se tërbimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?