By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mobilizimi rus, tentativë për ta trembur perëndimin me kërcënimin e një lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Mobilizimi rus, tentativë për ta trembur perëndimin me kërcënimin e një lufte
Gjeopolitikë

Mobilizimi rus, tentativë për ta trembur perëndimin me kërcënimin e një lufte

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 3:30 PM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

Rusia është një hap larg aneksimit të territoreve të okupuara të Ukrainës dhe mobilizimit. Bëhet e ditur se referendumet për bashkimin me Rusinë do të mbahen në territoret e okupuara të Ukrainës në të ardhmen shumë të afërt.

Duma e Shtetit pa njoftim paraprak miratoi  amendamente që ashpërsojnë përgjegjësinë për shmangien e shërbimit ushtarak, dezertim, shkatërrim të pronës ushtarake dhe shpërfillje të urdhërave nëse kryhen gjatë mobilizimit apo luftës. Amandamentet janë miratuar në kohën kur në Rusi po zhvillohet një debat për mundësin e mobilizimit të përgjithshëm që mund të qojë në eskalimin e luftës në Ukrainë. Sipas draft ligjit, largimi nga njësia ushtarakme në kohën e mobilzimit apo apo gjendje lufte parashihen dënime deri 10  vite burgim, ndërsa ata që vullnetarisht u dorëzohen armiqve poashtu mund të dënohen deri 10 vite burgim.

Gjithashtu Duma ruse miratoi ndryshime në legjislacionin për marrjen e thjeshtuar të shtetësisë ruse nga të huajt.  Tani qytetarët e shteteve të tjera do të mund të marrin një pasaportë ruse në mënyrë të thjeshtuar nëse nënshkruajnë një kontratë për shërbim në ushtrinë ruse ose formacione të tjera ushtarake për një periudhë të paktën njëvjeçare. Pasi u njoftua miratimi i ndryshimeve të ligjit nga Duma e Shtetit , në faqen e internetit të kryebashkiakut të Moskës Sergei Sobyanin u shfaq informacioni se “do të ketë një infrastrukturë për të ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes Ruse në organizimin e hyrjes së shtetasve të huaj në shërbimin ushtarak” e dislokuar në qendrën e migracionit  “Sakharovo” të kryeqytetit.

 

Humbja e mbështetjes nga miqtë

 

Më herët, ambasada e Uzbekistanit në Moskë paralajmëroi qytetarët e saj se krijimi i një batalioni vullnetar ose pjesëmarrja në armiqësi në territorin e shteteve të huaja është një krim sipas ligjeve të vendit. Arsyeja, me siguri, ishte një raport televiziv për krijimin e një batalioni uzbek në Rusi për të marrë pjesë në luftën me Ukrainën.

Sipas analistëve rusë me kërkesat për referendum “të menjëhershme” për bashkimin me Rusinë, do ti sigurojë Putinit një të “drejtë” formale dhe, si të thuash, një justifikim moral, për ta kthyer operacionin special në luftë dhe për të vazhduar mobilizimin. Kjo mund tw shihet edhe nga deklarata e Putinit i cili vuri në dukje se në rast të një kërcënimi për integritetin e saj territorial, Rusia përdor të gjitha mjetet në dispozicion dhe “ky nuk është një bllof”.

 

Këto lëvizje janë të lidhura edhe me samitin e kohë më parë të SCO-së në Samarkand, ku Putinit iu kërkua që të përfundojë sa më shpejtë dhe të mos flasë në emër të çdo gjëje që nuk është perëndim.  Putini, pasi u kthye nga Samarkandi, ishte jashtëzakonisht i mërzitur. Sepse të gjithë bashkëbiseduesit e tij – liderët e Turqisë, Kinës, Kazakistanit – i thanë se ishte koha për t’i dhënë fund luftës. Dhe, siç shkruajnë pak a shumë të informuar, kjo shkaktoi një acarim tek ai dhe ai udhëzoi që me çdo kusht ta mbyllte luftën.

Fakti që Kina ka pyetje për Rusinë rrallë përfundon në hapësirën publike, por e bëri. Dhe padyshim me iniciativën e Kinës. Nga ana e aleatëve të Azisë Qendrore, Putini po humb mbështetjen nga miqtë e tij. Presidenti i Turqisë Tajip Erdogan në një intervistë për ABC në Njujork tha se Rusia territoret e pushtuara, përfshirë edhe Krimenë duhet tia kthejë Ukrainës. “Kjo është ajo që pritet dhe ajo që kërkohet”, tha Erdogan. Në margjinat e samitit të Shangait, presidenti kinez Ci Chiping dhe kryeministri indian Narendra Modi, sipas disa publikimeve i kanë shfaqur shqetësim Putinit për shkak të rrjeshës së agresionit rusë në Ukrainë me mesazhin se “ekizistojnë dyshime të mëdha” dhe se tani nuk është koha për luftë.

Ministri i mbrojtjes ia paraqiti Putinit një plan të mobilizimit të 300 mijë rezervistëve, ky realisht mbi gjysma e tyre nuk do të jenë të gatshëm deri në pranverë. Por komanda ushtarake është e aftë për çdo gjë për t’i bërë përshtypje Putinit.

Javën e kaluar, zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov tha se tema e mobilizimit të plotë ose të pjesshëm të atyre që janë përgjegjës për shërbimin ushtarak nuk është diskutuar në Kremlin.  Mikhail Sheremet, një anëtar i Komitetit të Dumës Shtetërore për Sigurinë dhe Kundër Korrupsionit, bëri thirrje për një mobilizim të përgjithshëm. “Pa mobilizim të plotë, transferim në një bazë ushtarake, duke përfshirë ekonominë, nuk do të arrijmë rezultatet e dëshiruara. Unë them që sot shoqëria duhet të konsolidohet sa më shumë dhe me qëllim për të fituar,” tha deputeti për Ura.ru.

Mobilizimi qon në trazira të brendshme

Politologu Abbas Gallyamov , përkundrazi, nuk përjashton që ligjet e reja mund të jenë një apel indirekt i qeverisë ruse për Ukrainën në një përpjekje për të bindur atë për të negociuar paqen. “Në fakt, autoritetet nuk do të guxojnë të shkojnë për një mobilizim të përgjithshëm të popullsisë – kjo është e mbushur me trazira dhe revolucione, të cilat Garda Ruse nuk do t’i shtypë, sepse ajo vetë nuk është shumë e kënaqur me atë që po ndodh. Në rastin më ekstrem, ata ndoshta do të vendosin për një mobilizim të pjesshëm”.

Çdo mobilizim do ti sjelltë Rusisë përkeqësim të kundërthënieve të  brendshme. Elena Panina ligjëruese bë shkencat ekonomike dhe drejtor i institutit ndërkombëtar të strategjive politike dhe ekonomike  thotë se përkundër që segmente ultra patriotike konsiderojnë se mobilizimi është i nevojshëm , por është i pamundur në Rusi në kushtet e rrethimit aktual politik, që paraqet kompromis të grupeve të ndryshme të kapitalit financiaro-industrial.

“Sepse privatizimi bëri që elitat post-sovjetike të bëhen pronare të asaj që është më e rëndësishmja – burimeve në tokë, ku ruhen rezervat më të mëdha të shumicës së xeheve. Pavarësisht se sipas Kushtetutës është e popullit. Ndërsa sovranistët ballafaqohen me pyetjen si të koordinohet që dështimet e mundshme ushtarake janë një arsye për të përmbysur elitat e vjetra kompradorore, dhe në të njëjtën kohë për të shpëtuar shtetin nga shpërbërja? Ata nuk shohin zgjidhje. Për shkak të mungesës së përgjigjes për këtë pyetje, ata shmangin lëvizjet radikale”. Problemi është se në gjashtë muajt ky agresivitet jo vetëm që arriti objektivitetin e saj por u intensifikua, u përzien me konflikte të tjera. Derisa publiku kërkon zgjidhje, elitat po kundërshtojnë njëra-tjetrën, qeveria po përpiqet të balancojë dhe si rezultat krijohet një situatë në të cilën qeveria nuk mund të menaxhojë më në mënyrën e vjetër dhe njerëzit nuk duan të jetojnë në mënyrën e vjetër. Në të njëjtën kohë, askush nuk ka fuqi të mjaftueshme për të imponuar ndryshime dhe vendi bie në një krizë politike, të cilën Lenini e quajti “situatë revolucionare”.

Sipas mendimit të tij, lufta në një gjendje të tillë bëhet katalizator për revolucionin dhe “intensifikon tensionin më shumë se vuajtjet dhe varfërinë e zakonshme të njerëzve”. Ndërhyrja e jashtme dhe përçarja e brendshme midis elitës shkatërrojnë rendin shtetëror dhe vetëm një qeveri e fortë mund ta shpëtojë atë. Karakteri dhe forma e një qeverie kaq të fortë varen në çdo shtet nga kushte specifike historike, por algoritmi i tyre i përbashkët është i pandryshueshëm.

Elita në pushtet e konsideron mobilizimin si të nevojshëm për Rusinë, por fillimi i tij do të nënkuptonte një përkeqësim të papritur të kontradiktave të brendshme. Një mobilizim kërkon përqendrimin e të gjitha burimeve në dispozicion dhe sigurimin e një administrate solide të centralizuar, që vë në rrezik të humbjes në luftë dhe, si pasojë, kolapsit të shtetit. Elitat ruse, pronarë të pasurive minerale nuk duan një luftë me perëndimin, e cila garanton ruajtjen e kapitalit të tyre.  Ata e shohin konfliktin si një teprim të përkohëshëm dhe për këtë arsye vazhdojnë të flasin për negociata. Ata janë ende gati disi të pranojnë këtë luftë me grimasë. Por cfarë do të thotë mobilizimi për këtë elitë? Këto nuk janë vetëm shpenzime shtesë. Nuk ka para në buxhet. Dhe ku mund të merren? Epo, kuptohet, prej tyre, pronarëve të pasurisë minerale. Për të mbushur buxhetin, do të jetë e nevojshme të fillohet forcimi i centralizimit të qeverisë, dhe pas tij mund të shihet lehtësisht nacionalizimi i atyre pasurive. Kjo doemos do të qojë në shtypjen e rezistencës politike në mënyrë që të forcohet qeveria.  Për më tepër, fuqia do t’i kalojë shkencës dhe kompleksit ushtarako-industrial. Atje mobilizimi kërkon planifikim. Parashikohet çmontimi i trashëgimisë Gorbaçov-Gajdarov-Chubaj: fillimisht, ata që përfituan nga privatizimi i pasurisë minerale do të shtyhen nga pushteti. Dhe pastaj ua merr pasurinë. Në atë rast, ku mund të shkojnë pronarët aktualë të pasurisë minerale të Rusisë? Ata nuk janë të kërkuar në Perëndim. Në Rusi, mobilizimi i bën ata të panevojshëm. Atyre u duket se nuk ka vend për ta në këtë botë. Ata janë gati të fillojnë një luftë civile vetëm për të parandaluar një mobilizim të tillë.

Shpallja e mobilizimit në Rusi në këtë moment do të ishte e barabartë me një revolucion dhe klasa e pronarëve të burimeve natyrore nuk mund të veprojë si klient i saj, sepse kapitali i tyre nuk ka ende alternativa të tjera. Deri më tani nuk kanë marrë një ofertë që nuk mund ta refuzojnë dhe për këtë arsye janë në gjendje paniku. Ata janë nën presion jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga Rusia – grupe të tjera brenda elitës nga sektorët e industrisë së prodhimit, tregtisë, bujqësisë, ushtrisë, komunitetit të inteligjencës, sektorit të IT.

Ilir Krasniqi

You Might Also Like

Kthimi i Ukrainës dhe Rusisë në bisedimet e paqes në Turqi, çfarë ka ndryshuar që nga viti 2022?

Tre mësime për Evropën

Tarifat: Pse Trump ka vënë në shënjestër Kinën

Çekistë pa kufi-persekutimi i kundërshtarëve jashtë vendit

Pse dhe si Rusia po synon Odesën, Pjesa 2

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon opinion ligjor për obligimet e Izraelit

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Allegri: E merituam finalen
Mijëra spanjollë protestojnë kundër planit për t’i amnistuar separatistët katalanas
Horoskopi ditor për 14 maj 2024!
Lufta në Ukrainë, mungesa e Putinit dhe e Xi-së pritet ta dobësojnë samitin e G20-ës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?