By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amanda Bennett zgjidhet drejtoreshë e USAGM
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Amanda Bennett zgjidhet drejtoreshë e USAGM
Rajon / Botë

Amanda Bennett zgjidhet drejtoreshë e USAGM

Kosova Times
Last updated: 2022/09/22 at 9:24 PM
Kosova Times Published September 22, 2022
Share
SHARE

Senati amerikan ka zgjedhur Amanda Bennett në pozitën e drejtoreshës ekzekutive të Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM), agjenci që mbikëqyr transmetuesit ndërkombëtarë amerikanë, përfshirë Radion Evropa e Lirë.

Amanda Bennett është gazetare hulumtuese me përvojë shumëvjeçare dhe fituese e Çmimit Pulizer në vitin 1997. Më 2016, ajo ishte emëruar drejtoreshë e Zërit të Amerikës.

Gjatë karrierës së saj të gjatë në gazetari ajo ka punuar edhe në Wall Street Journal dhe Bloomberg News dhe në media të tjera.

Pas konfirmimit të Bennett në këtë post, ushtruesja e deritanishme e shefes së USAGM-it, Kelu Chao, mirëpriti zgjedhjen e saj dhe tha se Bennett ka “vizion dhe eksperiencë për të ndërtuar mbi progresin tonë, dhe njëkohësisht duke bërë që USAGM të përgatitet dhe të përballet me kërcënimet ndaj mediave të pavarura dhe për të arritur deri tek audienca në nevojë”.

“Konfirmimi i Bennett përmes mbështetjes dypartiake në Senat thekson se sa kritike është për Kongresin dhe ne që USAGM të vazhdojë të përmbushë misionin e tij të rëndësishëm. Tani më shumë se kurrë, njerëzit në mbarë botën varen nga lajmet e bazuara në fakte të USAGM-it, për të triumfuar ndaj dezinformimit në rritje dhe censurës”, tha Chao.

Agjencia Amerikane për Media Globale është një agjenci e pavarur federale që ka për mandat promovimin e lajmeve të paanshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë jashtë ShBA-së.

USAGM mbikëqyr Zërin e Amerikës, Radion Azia e Lirë, Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë të financuar nga ShBA-ja.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times September 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Shëngjin:- Turizëm pa qen

Kosova Times Kosova Times August 13, 2025
Rama: Tuneli i Llogorasë hapet në 5 korrik
Gjilani triumfon në Suharekë, Feronikeli fiton në kohën shtesë
Liderët e BE-së kërkojnë shtensionim në Kosovë, ndryshe do të ketë pasoja
Përgatitjet e fundit për kampionatin evropian për të rinj kanë përfunduar me sukses
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?