By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Radoiçiq shihet në funeralin e Stefan Nedeljkoviqit, i cili vdiq në Banjska
October 1, 2023
Per avokatin e Milan Radoiçiqit nuk ka arsye për lëvizje të procedurave!
October 1, 2023
Sveçla: Provat janë evidente, dënimi i Serbisë është i domosdoshëm
October 1, 2023
Seks skandali trondit Izraelin: Një palestineze e dënuar për terrorizëm flinte me disa gra roje burgu, qeveria miratoi një masë drastike
October 1, 2023
Këto janë sanksionet për Vuçiqin nëse vërtetohet se qeveria është e përfshirë në konfliktin në Banjskë
October 1, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE dhe UNDP mbështesin gratë sipërmarrëse të Kosovës dhe mjetet e jetesës së familjeve të tyre
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > BE dhe UNDP mbështesin gratë sipërmarrëse të Kosovës dhe mjetet e jetesës së familjeve të tyre
Lajme

BE dhe UNDP mbështesin gratë sipërmarrëse të Kosovës dhe mjetet e jetesës së familjeve të tyre

Kosova Times
Last updated: 2022/09/22 at 6:05 PM
Kosova Times Published September 22, 2022
Share
SHARE

Njëzet e gjashtë gra sipërmarrëse nga rajoni i Pejës në perëndim të Kosovës pranuan sot mjetet dhe pajisjet e punës që u nevojiteshin për të ngritur ose forcuar bizneset e tyre në fusha të ndryshme duke përfshirë bujqësinë, turizmin dhe gastronominë, shërbimet e bukurisë, stomatologjinë dhe produksionin e videove dhe fotografinë.

Pajisjet u siguruan përmes projektit të financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNDP që punon për të ndihmuar anëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë kosovare që të rindërtojnë jetesën e familjeve të tyre pas pandemisë Covid-19. Projekti me vlerë prej 5 milionë euro ishte lancuar qysh në dhjetor  të vitit 2020 si reagim ndaj gjendjes emergjente të krijuar nga pandemia dhe deri më tani ka mbështetur më shumë se 8200 familje në nevojë.

Aktivitetet e projektit të zhvilluara së bashku me UN Women dhe Shoqatën e Grave SHE-ERA përfshijnë gjithashtu trajnime profesionale të përshtatura për gratë sipërmarrëse duke i përgatitur ato për sukses profesional.

“Si pjesë e përgjigjes sonë ndaj Covid-19, po punojmë me UNDP-në dhe shumë partnerë të tjerë për të përmbushur nevojat e njerëzve më të ndjeshëm në Kosovë. Fuqizimi i grave dhe rritja e qasjes në asetet ekonomike është prioritet i BE-së në Kosovë dhe në nivel global. Prandaj jemi shumë të lumtur që shohim se edhe 26 gra të tjera nga Deçani, Istogu, Klina dhe Peja tani janë të gatshme për të zhvilluar biznesin e tyre dhe po i bashkohen më shumë se 8,200 familjeve që kemi arritur t’i ndihmojmë në Kosovë deri më tani”, tha Johannes Madsen, shef i Sektorit për Bashkëpunim të BE-së në Kosovë.

Sigurimi i trajnimit profesional dhe i mjeteve dhe pajisjeve të punës për gratë në gjendje të ndjeshme theksoi rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave dhe inkurajoi mbështetjen e mëtejshme të grave dhe vajzave në Kosovë.

“Projekte të tilla si ky, fuqizojnë gratë përmes aftësive që janë tuajat gjithë jetën. Që të keni sukses në biznes, është e rëndësishme të përmirësoni mundësitë e mësimit të hershëm për fëmijët 4-5 vjeçar, në mënyrë që nënat e reja të angazhohen në më shumë aktivitete ekonomike”, tha Arnhild Spence, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim në Kosovë.

Xheneta Syka Kelmendi, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës, përgëzoi përfitueset duke theksuar nevojën e fuqizimit të grave sipërmarrëse, pasi vetëm duke e bërë këtë do të përmirësojmë jo vetëm mirëqenien e tyre personale por edhe të familjeve të tëra.

Ndihma e BE-së për rimëkëmbje nga pandemia Covid-19 për Kosovën përfshinte si reagimet ndaj krizës së menjëhershme shëndetësore ashtu edhe socio-ekonomike pas pandemisë. Ndihma e përgjithshme financiare e BE-së në këtë fushë arriti në 168 milionë euro. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sveçla: Provat janë evidente, dënimi i Serbisë është i domosdoshëm

Schwarz: Serbia duhet të marrë qëndrime të qarta nga BE-ja

Rama dënon sulmin terrorist në Ankara: Akt i neveritshëm, frikacakë

Sulmi në Turqi, Osmani uron shërim të shpejtë policëve të lënduar

Fondi “i pavërejtshëm” për veriun

Kosova Times September 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Diplomati i thekuar amerikan i rikthehet Ballkanit, ne tavoline raportet midis Serbise dhe Kosoves

Kosova Times Kosova Times June 5, 2023
Scholz: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj Iranit
Kritikohet kërkesa e BE-së për djegien e mandateve për kryetarët në veri
Kreditë e shpejta i çojnë qytetarët të kërkojnë ndihmë tek Avokati i Popullit
Koha për Qeverinë Kurti t’i dëgjojë aleatët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?