By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla i bën thirrje BE-së që të luftojë me më shumë vendosmëri për vlerat dhe parimet e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla i bën thirrje BE-së që të luftojë me më shumë vendosmëri për vlerat dhe parimet e saj
Lajme

Gërvalla i bën thirrje BE-së që të luftojë me më shumë vendosmëri për vlerat dhe parimet e saj

Kosova Times
Last updated: 2022/09/22 at 6:01 PM
Kosova Times Published September 22, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë qëndrimit në Nju Jork, në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), temë kryesore e të cilit ishin sfidat lokale dhe globale të sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Ministrja Gërvalla-Schwarz, theksoi qëndrimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë, vendosmërinë për zbatimin e sanksioneve ekonomike dhe masave të tjera të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe format e tjera të solidaritetit me popullin e Ukrainës, duke vënë në pah edhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vendeve të Ballkanit në çështjet jetike për sigurinë e rajonit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtyllë kryesore për paqen dhe stabilitetin edhe në Ballkanin Perëndimor. Ministrja gjatë takimit vuri në pah përkushtimin, përvojën dhe ekspertizën e thellë të ShBA-ve në rajon dhe nevojën për një prani të shtuar amerikane në të gjitha sferat dhe nivelet.

Mes tjerash ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, BE-së i bëri thirrje që me më shumë vendosmëri të luftojë për vlerat dhe parimet, të cilat qëndrojnë në themelet e saj, vlera të cilat i ndan edhe shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ministrja kërkoi një vlerësim më të diferencuar të zhvillimeve në vendet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor si dhe mesazhe dhe konsekuenca të qarta për të gjithë ata që bien ndesh me përcaktimet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Ministrja Gërvalla-Schwarz, theksoi se Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e „Kartës së Adriatikut”, dhe përshëndeti përkrahjen e shprehur gjatë takimit nga shumica e të pranishmëve për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

Në këtë takim të drejtuar nga Republika e Malit të Zi, krahas ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi, z. Ranko Krivokapić, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani. Të pranishëm në takim ishin edhe këshilltari i Departamentit të Shtetit të ShBA-ve, z. Derek Chollet, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak dhe diplomatë nga Republika e Shqipërisë, Republika e Sllovenisë dhe nga Serbia. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti sot me diell, temperatura deri në 30 gradë

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

Gërvalla takon homologun nga Tanzania, fokus te bashkëpunimi dypalësh

Sorensen thotë se planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Kurti dhe ambasadorja kanadeze diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Kosova Times September 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky mbërrin sot në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka bërë një kthesë të plotë

Kosova Times Kosova Times February 28, 2025
Pranga te dyshimtit pas denoncimit te mitures per dhunim
Kurti: Demokracia e sundimi i ligjit janë çelësi për prosperitetin ekonomik
Muriqi e Hazrollaj optimist për sukses me trajnerin e ri
Shefi i OKB-së shpallet persona non grata në Izrael. Kreu i diplomacisë së BE-së e mbron atë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?