By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!
Opinion

Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/22 at 7:08 PM
Kosova Times Published September 22, 2022
Share
SHARE
(Ja shpjegimi sociologjik për; gjuhën e urrejtjes, frustrimit, komplekseve dhe protagonizmave tonë individual e kolektiv…)Shkruan: Fadil MALOKU1. Kohëve të fundit, përveç politikanëve, moderatorëve, e pedagogëve të shndërruar në (b)analist, edhe ca gazetarë bashkë me ca klerik fetar, e tashmë edhe ca sindikalist e deputet, janë bërë model i shfrenimit publik, duke përdorur si gjuhën e urrejtjes, ashtu edhe motivet e denigrimit publik! I gjithë ky “promovim” sociokulturor në “imagjinatën” sociologjike shquhet edhe si cancel culture. Që në shqip (cancel culture) i bie me “konsumu” sistematikisht një qëndrim publik lëçitës ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që e keqpërdorin statusin e tyre qoftë në mediat sociale, apo edhe në format tjera të njohura të komunikimit masiv. Pra, ky koncept në fakt është edhe një formë e apelit publik për të denoncuar e lëçitur publikisht, njerëz e persona të jetës publike të cilët duke shfrytëzuar statusin e tyre sociopolitik (qofshin ata; pedagoge, mjek, politikan, këngëtarë, sindikalist, deputet, etj.) prononcohen për një temë apo çështje të caktuar publike.2. Prononcimi i tyre shkaku i protagonizmave, frustrimeve e protagonizmave, arrin të zgjojë si irrritime ashtu edhe denoncime të ashpra si tek komuniteti i origjinēs ashtu edhe tek publiku gjerë. Ky zemërim masiv publik, për referuesin ngandonjëherë mund të ndodhë që përveç shkaqeve të shpeshta (i)racionale të “prodhoj” edhe pasoja pragmatike e padyshim edhe të papritura. Këto pasoja, zakonisht shoqërohen edhe me insistime publike, që personat e anatemuar, dosido edhe të tjetërsohen p.sh. nga privilegjet dhe statuset që i kanë shfrytëzuar si “katapultë” për të “zemëruar” publikun e gjerë, të një komuniteti, grupi apo edhe shoqërisë së gjerë.3. Insistimi publik, për personat që e keqpërdorin statusin dhe privilegjet e shoqërisë, është një mekanizëm disiplinimi, por, edhe ndëshkimi sidomos për ato tipa njerëzish që kanë turp. Kultura e turpit në sociologji është koncept që në shoqëritë patriarkale normën e turpit e ka përdorur si mjet themelor për të ushtruar kontroll social si mbi subkulturën e gjinisë femërore ashtu edhe mbi atë fëmijëve. Ndërkaq, imperativ moral kishte ruajtjen e rendit dhe kohezionit familjar. Së këndejmi themi që njeriu i frustruar dhe u etur për protaganizëm (qoftë ai edhe i shëmtuar dhe tejet negativ) sidomos tani me rritjen e përdorimit të mediave sociale (ku siç pajtohen shumica e kulturologëve) është shumë më i dëmshëm se sa qytetari i ngarkuar me sjellje devijante dhe prirje kriminale…?!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times September 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

112 vjet Pavarësi, Begaj: Të çojmë përpara arritjet e Shqipërisë

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Premier League, sot vendoset kampioni
Zv/kryeministrja Rexhepi: Projekt-Statuti aktual i Asociacionit krijon hapësirë për një Republikë Serbe
BE ra dakord të furnizojë Ukrainën me një milion predha artilerie
Zbulohen detajet e skandalit diplomatik në Zagreb, për këtë shkak qe ambasadorja serbe u largua nga ceremonia…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?