By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja zgjeron qasjen në shërbimet e internetit për iranianët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA-ja zgjeron qasjen në shërbimet e internetit për iranianët
Lajme

ShBA-ja zgjeron qasjen në shërbimet e internetit për iranianët

Kosova Times
Last updated: 2022/09/23 at 9:01 PM
Kosova Times Published September 23, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara njoftuan më 23 shtator se do të lehtësojnë kufizimet e eksportit ndaj Iranit, me qëllim që të zgjerojnë qasjen në shërbimet e internetit.

Shërbimet e internetit në Iran janë kufizuar nga Qeveria pas protestave që po organizohen për shkak të vdekjes së një gruaje, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit.

Në deklaratën e Thesarit amerikan u tha se ShBA-ja po synon që të rrisë mbështetjen për lirinë e internetit në Iran, përmes përditësimit të licencave, për shkak se Qeveria iraniane më 21 shtator kufizoi rëndë qasjen në internet, pas trazirave që shpërthyen për shkak të vdekjes së Mahsa Amini.

Amini, 22 vjeçe, vdiq pasi ishte arrestuar nga autoritetet nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.

“Përderisa Qeveria iraniane po bllokon qytetarët e saj që të kenë qasje në internet, Shtetet e Bashkuara po ndërmerr veprim për të mbështetur qarkullimin e lirë të informacionit dhe qasjes në informacione të bazuara në fakte për popullin iranian”, u tha në deklaratë.

Nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo, shtoi:

“Iranianët e guximshëm po dalin në rrugë për të protestuar për vdekjen e Mahsa Amini, ShBA-ja po dyfishon mbështetjen për qarkullimin e informacionit të lirë për popullin iranian… Me këto sfida, ne shpresojmë që të ndihmojmë popullin iranian që të jetë më i përgatitur për të sfiduar përpjekjet e Qeverisë për t’i censuruar ata”.

Adeyemo tha se Uashingtoni do të lëshojë udhëzime të reja për këtë çështje gjatë javëve në vijim.

Netblocks, grupi vëzhgues i internetit me seli në Londër, tha më 21 shtator se Irani tani është subjekt i kufizimeve më të ashpra në internet që nga protestat e dhunshme të vitit 2019 në këtë shtet, që u nxitën pas rritjes së çmimeve të benzinës.

Qeveria iraniane pretendon se Amini vdiq pas një sulmi në zemër, por familja dhe aktivistët hedhin poshtë këto pretendime, duke thënë se ajo ishte rrahur gjatë arrestimit.

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times September 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbyllet para kohe thirrja për pajisje efiçiente, mbi 13 mijë aplikantë

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Abazoviq për incidentin në kufi: Ka edhe një anë tjetër të medaljes
Manchester City vazhdon përgatitjet edhe gjatë Krishtlindjeve
Sulmi raketor rus godet rajonin Odesa të Ukrainës
Në Prelluzhë të Vushtrrisë zbulohen armë e mjete shpërthyese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?