By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Takim letrar me shkrimtarin nga Tirana, Nasi Lera dhe promovohet libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Takim letrar me shkrimtarin nga Tirana, Nasi Lera dhe promovohet libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës”
Lajme

Takim letrar me shkrimtarin nga Tirana, Nasi Lera dhe promovohet libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës”

Kosova Times
Last updated: 2022/09/24 at 9:35 PM
Kosova Times Published September 24, 2022
Share
SHARE

E shtuna e sotme për kulturëdashësit klinas mbetet një ditë e veçantë dhe e paharrueshme, pikërisht një ditë madhore, ku është mbajtur një takim letrar me shkrimtarin unik e të papërsëritshëm  të prozës shqipe, Nasi Lera dhe promovimi i librit: “Poetika e prozës së Nasi Lerës” i autorit Mikel Gojani.

Kjo ngjarje është mbajtur në sallën e kuvendit komunal të Klinës, ku mikpritja për shkrimtarin e mirënjohur nga Tirana u shoqërua me një pjesëmarrje të mirë nga kulturëdashësit dhe admiruesit e krijimtarisë dhe prozës poetike të Nasi Leros, shkrimtar bashkëkohor e autor i shumë librave me tregime dhe romane, të cilat vepra edhe shumë prej tyre janë përkthyer në gjuhë të huaja botërore. Njëkohësisht gjatë këtij takimi është bërë edhe promovimi i librit “Poetika e prozës së Nasi Lerës” i autorit dhe shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, prof. Mikel Gojanit, i cili veç  tjerash dallohet për mjeshtërinë dhe stilin e tij të veçantë intuitive duke reflektuar, trajtuar dhe analizuar përmbi tre dekada në mënyrë profesional e mjeshtërore poetikën e prozës së N. Lera, e qe edhe e ka titulluar librin e tij me emërtimin  e sipërpërmendur.

Moderimin e këtij takimi letrar dhe të promovimit të librit e shpalli të hapur moderatorja, znj. Jehona Gashi, e cili foli në mënyrë kronologjike për biografinë dhe krijimtarinë e shkrimtarit Nasi Lera si dhe për librin e autorit, Mikel Gojani.

Përveç  shumë të pranishmë e  tjerë morën pjesë edhe kryesuesi i asamblesë komunale, Fadil Gashi, zv/kryetarja, Marqe Tanushi-Selmanaj si dhe krijues të mirënjohur nga Prishtina, si Nazmi Rrahmani, Ibrahim Kadriu e Ramadan Mehmeti, krijues nga Gjilani, Dardana, Mitrovica, Gjakova, Obiliqi, Vushtrria, Peja, Istogu, Vitia, Rahoveci, Klina etj.

Me nga një fjalë rasti në këtë takim letrar dhe promovim libri është paraqitur edhe zv/kryetarja e pushtetit lokal të Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj. Ndërsa drejtoresha e kulturës, znj/sha Fatjona Gashi në emër të DKRS-së, për kontributin madhor në krijimtari i ndau një mirënjohje shkrimtarit, Nasi Lera,

po ashtu ishte edhe studiuesi mitrovicas, Halit Barani i cili i dhuroi bustin në miniaturë të Legjendarit Adem Jashari dhe kompletin e librave të tij.

Takimi është realizuar nën patronazhin e komunës, që kryesohej nga panelistët referues: prof. Anton Nikë Berisha, shkrimtari, Nazmi Rahmani, prof. Sabit Rrustemi, prof. Prend  Buzhala, prof. Nexhat Rexha, prof. Hajdin Morina, poligloti, Elvi Sidheri të cilët para të pranishmëve reflektuan me analiza, vështrime e studime rreth shkrimtarit, Nasi Lera dhe librit monografik të prof. Mikel Gojanit, të cilët ndër tjera vlerësuan lartë takimin letrar me Nasi Lerës dhe librin e autorit (të artikuluar nga Mikel Gojani), si një punimin ekselent dhe tejet të kompletuar qe do të mbetët si trashëgimi për lexuesit dhe brezat letrarë.

Paraprakisht qe në fillim me një fjalë rasti është paraqitur autori i librit Mikel Gojani i cili foli për leximet dhe studimet e përgjithshme të veprave të Nasi Lerës.

Ndërsa fare në fund e mori fjalën edhe Nasi Lera, i cili foli për fillet e para të jetës dhe familjen dhe shtegtimin e tij në udhët e krijimtarisë së përgjithshme letrare shqiptare.

Disa herë me recitale poetike të shkruara nga Nasi Lera, është paraqitur aktori kosovar, Ismet Krasniqi-Lala i cili me recitalet poetike është mirëpritur mirë nga të pranishmit e kësaj ngjarje kulturore të ditës së sotme. Libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës” u përcoll dhe ka zgjuar interesin e të pranishmëve për nga stili dhe mënyra e të shkruarit.

Në fund të kësaj ngjarje të promovimit të gjithë patën mundësinë  nga autori i librit të marrin nga një kopje të librit i cili libër do të shpërndahet nëpër shkolla dhe biblioteka të ndryshme mbarëshqiptare duke u bërë pjesë e botës së letërsisë shqiptare.

Lekë MRIJAJ

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

Kosova Times September 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IPK pjesëmarrëse në Konferencën Profesionale Vjetore në Bukuresht

Kosova Times Kosova Times November 26, 2024
Erdogan refuzoi të lejonte një aeroplan rus me 600 pasagjerë të hynte në Stamboll, pasi një trageti turk iu ndalua të hynte në Soçi
Receta me kungulleshka që ju pëlqen
Bislimi për Faton Hajrizin: Ai është kriminel për neve
Aksion nga Prokuroria Themelore e Gjakovës për fajde, arrestohen pesë (5) persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?