By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dikur fotografonin dasma, tani dokumentojnë tmerret e pushtimit rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dikur fotografonin dasma, tani dokumentojnë tmerret e pushtimit rus
Rajon / Botë

Dikur fotografonin dasma, tani dokumentojnë tmerret e pushtimit rus

Kosova Times
Last updated: 2022/09/25 at 6:40 PM
Kosova Times Published September 25, 2022
Share
SHARE

Vlada dhe Kostyantyn Liberov ishin ndër civilët e parë që hynë në territorin e Harkivit, në verilindje të Ukrainës, pas tërheqjes së forcave pushtuese ruse, në mes të shtatorit.

“Në bisedat tona me vendas, duket se pushtimi ka shkaktuar vuajtje”, thotë Vlada në një intervistë për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

“U lumturuan shumë që shtëpitë e tyre iu kthyen vendit të tyre, që gjuhën ukrainase e dëgjuan përsëri. Të gjithë i prisnin ushtarët ukrainas me lot gëzimi – i pamë me sytë tanë”, thotë Vlada.

Përpara se Rusia të niste pushtimin masiv dhe të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Liberovët punonin si fotografë dasmash dhe instruktorë fotografie në qytetin e Odesës.

Ushtari ukrainas duke përqafuar nusen e tij. Fotografi nga Vlada dhe Kostyantyn Liberov.
Ushtari ukrainas duke përqafuar nusen e tij. Fotografi nga Vlada dhe Kostyantyn Liberov.

Që atëherë, ata nisën të udhëtojnë anembanë Ukrainës për të dokumentuar luftën. Fotografitë e tyre u shfaqën në faqet e mediave sociale të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe gjetkë.

“Detyra jonë kryesore është të sigurohemi se askush nuk e harron luftën”, thotë Kostyantyn. “Mund të tingëllojë e çuditshme, por ne duam t’i tregojmë bukur të gjitha këto tmerre”, thotë ai.

Imazhet e tyre kapin momente emocionale, si ribashkimet e ushtarëve me bashkëshortet e tyre, ose persona të zhvendosur që kthehen në shtëpitë e tyre të shkatërruara.

Në një prej fotografive, një ushtar i pikëlluar shikon rrënojat e një automjeti, në të cilin një shok i tij u vra nga zjarri i forcave ruse.

Një ushtar i pikëlluar shikon rrënojat e një automjeti, në të cilin një shok i tij u vra nga zjarri i forcave ruse.
Një ushtar i pikëlluar shikon rrënojat e një automjeti, në të cilin një shok i tij u vra nga zjarri i forcave ruse.

“Ne e dimë se jemi ndryshe nga fotografët klasikë të luftës, por nuk do të ndryshojmë asgjë”, thotë Vlada.

“Siç e tha Kostya, media sociale është një nga frontet ku ne po luftojmë këto ditë… Fotografitë tona janë ato që përdoren nga blogerët dhe nga mediat [konvencionale]. Ato shpesh i ndihmojnë njerëzit të shprehin dhimbjen e tyre”, vazhdon Vlada.

Ajo thotë se kur një fotografi ripostohet 10.000 apo 100.000 herë, ajo e di se po aq njerëz janë kujtuar se në Ukrainë ka luftë dhe se ata ua kanë kujtuar edhe të tjerëve.

“Nëse nuk e ripostojnë, nuk e mbajnë në mend”, thotë Vlada.

“Unë vërtet mendoj se një nga arsyet pse Ukraina ka mbijetuar – një arsye pse Ukraina po mbahet – është se ne nuk jemi harruar. Partnerët tanë perëndimorë nuk na kanë harruar dhe ne nuk e kemi lënë as veten të harrojmë”, shprehet ajo.

“…sepse ne vazhdimisht bërtasim për këtë”, shton Kostyantyn.

Shevçenkovo, rajoni i Harkivit në Ukrainë. Për herë të parë pas 6 muajsh, djali përqafon të atin. Fotografi nga Vlada dhe Kostyantyn Liberov.
Shevçenkovo, rajoni i Harkivit në Ukrainë. Për herë të parë pas 6 muajsh, djali përqafon të atin. Fotografi nga Vlada dhe Kostyantyn Liberov.

Çifti kujton se, së voni, ka parë fotografi të veprimeve ushtarake të Rusisë dhe krimeve të supozuara të luftës në Siri, në vitet 2015-2016.

“Fillimisht e kuptoni se atje kanë ndodhur të njëjtat gjëra që po ndodhin këtu”, thotë Vlada. “Dhe, pastaj, e kuptoni që thjesht nuk dinit për to”, shton Kostyantyn.

“Është vetëm një vetëdijesim i tmerrshëm, se Rusia ka bërë të njëjtat gjëra atje – qytete të shkatërruara, rrugë të tëra pa asnjë ndërtesë të vetme të padëmtuar… Të gjitha këto kanë ndodhur, por unë as që kam dëgjuar për to”, thotë Kostyantyn.

Vlada thotë se mediat i mbulojnë gjërat e tilla. Por, siç shprehet, bota shpejt harron, “sepse në atë zonë, në atë kohë, ata nuk kishin mundësi ose zakon të merrnin telefonat dhe të qaheshin për dhimbjen e tyre”.

“Në këtë drejtim, ukrainasit po veprojnë mirë, sepse ne gjithmonë i kujtojmë botës se ekzistojmë. Kostya dhe unë po ndihmojmë me këtë – mendoj unë”, thotë Vlada.

Kur filloi udhëtimin, çifti thotë se e kishte të vështirë të pajtohej me tragjeditë njerëzore që shihte çdo ditë.

“Refuzoja të dëgjoja se sot ose nesër, djali i dikujt, babai apo bashkëshorti i dikujt do të shkonte në luftë dhe nuk do të kthehej më kurrë. Por, mijëra e mijëra familje ukrainase po kalojnë pikërisht nëpër këtë. Më tmerron fakti që kjo do të bëhet disi statistikë. Kjo është një nga arsyet pse Kostya dhe unë po bëjmë atë që bëjmë”, thotë Vlada.

Gjatë shtatë muajve të pushtimit rus, çifti u gjend vazhdimisht nën sulme.

“Ne udhëhiqemi nga thënia e shkëlqyer e [fotografit amerikano-hungarez të luftës] Robert Capa, i cili ka thënë: ‘Nëse fotografitë tuaja nuk janë mjaftueshëm të mira, atëherë nuk jeni mjaft afër’”, thotë Vlada.

Flamuri rus në një billbord në një nga qytetet e rajonit të Harkivit, i çliruar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Fotografi nga Vlada dhe Kostyantyn Liberov.
Flamuri rus në një billbord në një nga qytetet e rajonit të Harkivit, i çliruar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Fotografi nga Vlada dhe Kostyantyn Liberov.

Për më tepër, çifti, gjuha amtare e të cilit është rusishtja, filloi të flasë ekskluzivisht gjuhën ukrainase, si në publik, ashtu edhe privatisht. Kostyantyn thotë se shumë prej problemeve të Ukrainës mund të ishin shmangur, “sikur të gjithë të flisnim ukrainisht dhe nuk do t’i kishim të gjitha këto rajone rusisht-folëse, e kështu me radhë”.

“Një nga gjërat e para që bëra [pas pushtimit rus] ishte ndryshimi i gjuhës në telefonin tim, kompjuter dhe pajisje të tjera”, thotë Kostyantyn.

Nëna me fëmijët e saj në një stacion në pritje të evakuimit. Fotografi nga Vlada dhe Kostyantyn Liberov.
Nëna me fëmijët e saj në një stacion në pritje të evakuimit. Fotografi nga Vlada dhe Kostyantyn Liberov.

Çifti tani është i vendosur në Harkiv dhe rrallë shkon në Odesa për të vizituar prindërit.

You Might Also Like

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Kosova Times September 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë kundër një të pandehuri për veprën penale: vrasje e rëndë

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
KFOR-i zbulon detaje për batalionin e zbulimit dhe inteligjencës
Horoskopi për 16 nëntor: Një shenjë do të përballet me pasojat e vendimeve të nxituara!
Mianmari liron 6000 të burgosur politikë, përfshirë të huajt e ndaluar
Keqtrajtimi i shqiptarëve të Luginës nga Serbia do të ngrihet në PE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?