By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.
July 2, 2025
Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”
July 2, 2025
CIA nuk e konteston që Putini u përpoq ta ndihmonte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016
July 2, 2025
Në Gjakovë është shënuar përvjetori i deklaratës së 2 Korrikut
July 2, 2025
Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999
July 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shuarja tragjike e ëndrrave të djaloshit entuziast
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shuarja tragjike e ëndrrave të djaloshit entuziast
Opinion

Shuarja tragjike e ëndrrave të djaloshit entuziast

Kosova Times
Last updated: 2022/09/25 at 9:46 AM
Kosova Times Published September 25, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Dren Bajrami 17 vjeçar, djali i ri dhe punëtor, atdhetar dhe energjik, ambicioz dhe entuziast, me ëndrra të bukura për jetën. Ai u nisë shtatë muaj më parë në rrugën e vështirë të emigrimit, i joshur jo nga lakmia por nga mungesa e perspektives për jetë në atdheun e tij. Dreni kishte vendosur të sakrifikojë vetën shkruan: për t’i sjellë shpresë familjes së tij për jetë dinjitoze në vendlindjen e tij në Kosovë.

Vdekje e dyshimtë e të riut entuziast

Mirëpo ëndrrat e djaloshit 17 vjeçar, Dren Bajrami nga Pirana e Prizrenit u shuan në mënyrën më tragjike në natën mes të dielës dhe të hënës së 18 dhe 19 shtatorit 2022, i cili supozohet se ra nga dritarja e dhomës së tij, në strehimoren Civiform në Cividale (Udine-Itali), ku ishte i strehuar prej muajsh si minoren i pashoqëruar nga askush!

Si pasojë e rënies prej lartësisë prej afro pesë metrash, ku pas tre ditësh në gjendje kome (agonie), Dreni vdiq pasditen e së mërkurës së 21 shtatorit 2022 në repartin e Terapisë Intensive të spitalit Santa Maria della Misericordia për shkak të plagëve të rënda.

Vlen për të theksuar se 17-vjeçari Dren Bajrami ishte i lindur në Piranë (Komuna e Prizrenit-Kosovë) më 21 nëntor të vitit 2004, i cili ishte i strehuar pranë Civiform në Cividale nga muaji Shkurt i këtij viti si i mitur i huaj dhe i pashoqëruar, siç i trajtojnë autoritetet italiane të rinjtë e strehuar aty.

Kështu për fatin më të keq apo të fatkeqësisë së papritur, Drenit ju shuan ëndrrat rinore para kohe, pasi i mungonte edhe pak kohë për të dal nga strehimorja dhe për të fituar letrat, përkatësisht lejeqëndrimin me të drejtë shkollimi dhe punësimi në shtetin italian!

Meqenëse rënia e Drenit nga dritarja e dhomës nuk ishte vërejtur nga asnjë dëshmitarë, Kryeprokurori urdhëroi autopsinë, ndërkohë që Prokurori ka hapur hetimet ndaj personave të panjohur për hipotezën e vrasjes së qëllimshme apo nga pakujdesia! Hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e Compagnia di Cividale për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Sipas njoftimit të mediave italiane, Civiform ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e të riut, viktimë e një aksidenti tragjik në mbrëmjen e së dielës së 18 shtatorit. Struktura Civiform në Cividale konfirmoj se djali kishte mbërritur në Cividale shkurtin e kaluar, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për të dhe për familjen e tij. Siç mësohet nga të dhënat e strehimores, Dreni ishte djalë i urtë dhe i sjellshëm me shokët dhe stafin e strehimores. Ai kishte ndjekur disa kurse për mësimin e gjuhës italiane dhe socializimin e parashikuar nga projekti për arsimim dhe integrim në shoqërinë italiane.

Deri në daljen e rezultateve të autopsisë, na mbetet të shpresojmë edhe tek prokurori i rastit për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Drinit, ngase për logjikën e shëndoshë është vështirë e besueshme që një i ri entuziast që e ka dashur aq shumë jetën, familjen dhe atdheun, t’i jep fund jetës së tij duke u hedhur nga dritarja e dhomës!

Mërgimi kjo plagë e vjetër dhe trishtë!

Mërgimi kjo plagë e vjetër s’ka të ndalur për shqiptarët, sa vjen e thellohet akoma më shumë. Emigrimi është zgjidhja e fundit në jetën e njeriut. Kur humbën të gjitha shpresat për jetë në vendin amë, kur e vetmja rrugë e shpëtimit mbetët largimi nga vendlindja. Por jo të gjithë edhe e gjejnë shpëtimin në rrugën e pa fund të mërgimit!

Shuarjen e shpresave dhe ëndrrave, siç e pësoj i riu Dren Bajrami në mënyrë tragjike në vend të huaj, në kërkim të një perspektive për veten dhe familjen në Kosovë është gjëja më e dhimbshme dhe më tragjike që mund të përjetoi njeriu në jetën e tij!

Ishte i kobshëm dhe i trishtë, i rëndë dhe tronditës përjetimi i këtyre ditëve për familjen Bajrami në Kosovë, farefisin e gjerë dhe bashkëfshatarët, por tepër i trishtë edhe për bashkatdhetarët në pjesën veriore të Italisë, të cilët janë duke e ndarë dhimbjen dhe duke u solidarizuar në forma të ndryshme me familjen Bajrami, e cila e humbi tragjikisht birin e saj të dashur Drenin 17 vjeçar.

Dreni iku mbase duke buzëqeshur pa u përshëndetur më askënd, as më prindërit dhe as më vëllain e vetëm, iku si engjëll lartë në qiell për të rrezatuar dritë mbi errësirën e Kosovës, që bashkëmoshatarët e tij në Kosovë të shijojnë dhe të gëzojnë lumturi në vendin e tyre, në atdheun e tyre të shenjtë.

Vdekja e parakohshme dhe e pa pritur e Drenit në moshën 17 vjeçare na ka tronditur thellë në shpirt neve mërgimtarëve në pjesën veriore të Italisë dhe më gjerë.

I qoftë i lehtë dheu i tokës Dardane engjëllit nga mërgimi, Dren Bajrami!

I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe farefisit të gjerë. Vdekja e pa pritur e Drenit na ka prekur thellë në shpirt e në zemër të gjithëve, andaj duam që dhimbjen ta ndajmë së bashku me ju familje e nderuar Bajrami.

Të pikëlluar: bashkatdhetarët në Itali

You Might Also Like

Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999

Kuvendarët foshnjën e po sa lindur-Kosovë, me vetëdije apo pa vetëdije po e hudhin në kosh plehrash

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 – Akti themeltar historik që trasoi rrugën drejt shtetësisë së Kosovës

Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët

Shqipëria – Kosova: O sa mirë me qenë shqiptar, o hej… por mozomakeq me juve e për juve deputetë o hej!

Kosova Times September 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turkmenistan Airlines pezullon fluturimet për në Moskë

Kosova Times Kosova Times August 2, 2023
Marsh për kujdes nga kanceri i gjirit
Hedhja e mbeturinave dukuri e shëmtuar e cila kërkon ndëshkim!
Totaj: Situata në Prevallë është nën kontroll
Indiferencë apo armiqësi? Pikëpamja e Trump për aleatët evropianë ngre alarmin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?