By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Giorgia Meloni: Fytyra e re e ekstremit të djathtë në Evropë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Giorgia Meloni: Fytyra e re e ekstremit të djathtë në Evropë
Rajon / Botë

Giorgia Meloni: Fytyra e re e ekstremit të djathtë në Evropë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 11:17 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Derisa Evropa po përgatitet për Qeverinë më djathtiste në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore, në Bruksel ka shqetësime se ekonomia e tretë më e madhe e BE-së dhe një nga gjashtë vendet themeluese të bllokut do të tërheqë mbështetjen për gjithçka – nisur nga Rusia deri te përgjegjësia fiskale.

Roma mund të bëhet një forcë e re përçarëse brenda bllokut, sidomos për “çështje të nxehta” si: të drejtat e pakicave dhe migracioni.

Në këtë aspekt, është vështirë të shmanget simbolika historike e ardhjes në pushtet të Giorgia Melonit dhe partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” (Fratelli d’Italia apo FDI) vetëm një muaj para 100-vjetorit të “Marshimit në Romë” të diktatorit italian, Benito Mussolini, që rezultoi me një puç të suksesshëm fashist.

Meloni, së voni, është distancuar nga Mussolini, apo “Il Duce”, por ajo dhe shumë kolegë të saj partiakë e kanë lavdëruar atë në të kaluarën.

Partia e saj ka të njëjtën logo që ka përdorur Lëvizja neofashiste Sociale e Italisë (MSI), e cila është ngritur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, dhe ajo nuk ka pasur turp të përdorë sloganin “Zoti, atdheu, familja”, ose variacione të tij, që lidhen me regjimin e Mussolinit.

Është e paqartë nëse kjo ka pasur ndonjë ndikim në suksesin e saj zgjedhor ose jo, por duket se guximi i saj për t’u bërë e vetmja parti që nuk i bashkohet Qeverisë teknokratike të Mario Draghit, e cila ka udhëhequr Italinë që nga fillimi i vitit 2021, ka qenë një goditje taktike.

FdI në zgjedhjet e vitit 2018 ka fituar 4 për qind të votave, ndërsa në zgjedhjet e së dielës 26 për qind.

Aleanca e saj zgjedhore me Partinë Liga të Matteo Salvinit, e cila ka një platformë anti-imigrante dhe populiste, dhe me Partinë Forca Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, e cila i përket qendrës së djathtë, do të ketë një shumicë të rehatshme edhe në Dhomën e Deputetëve, edhe në Senat – gjë që i hap rrugë të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë.

Meloni, megjithatë, duket se ka hequr dorë nga disa prej qëndrimeve të saj më të diskutueshme politike.

Ajo nuk dëshiron më ta nxjerrë Italinë nga Eurozona, është bërë befas adhuruese e madhe e NATO-s dhe ka premtuar se do ta balancojë buxhetin, pasi, më herët, është shprehur kundër mikromenaxhimit të ekonomisë së Italisë nga Brukseli.

Por, ndryshimin më të madh në qëndrim, ndoshta, e ka bërë në lidhje me Rusinë. Si e djathta, ashtu edhe e majta italiane kanë qenë historikisht të buta me Kremlinin – shpesh të zëna ngushtë me turizmin rus dhe kontratat fitimprurëse të gazit.

Meloni nuk ka qenë ndryshe dhe ka kundërshtuar sanksionet e BE-së kundër Kremlinit, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Katër vjet më vonë, ajo ka përshëndetur fitoren e presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se paraqet “vullnetin e qartë të popullit rus”.

Megjithatë, kohëve të fundit, Meloni ka kritikuar pushtimin rus të Ukrainës, ka mbështetur sanksionet kundër Rusisë dhe madje ka qenë në favor të dërgimit të armëve në Kiev – gjë për të cilën italianët, në përgjithësi, janë të përçarë.

Disa zyrtarë në Bruksel, duke folur në kushte anonimiteti, e kanë mirëpritur ndryshimin e qëndrimit të saj, duke shfaqur besimin se ajo po e bën këtë për të treguar se është partnere e besueshme.

Ata kanë shprehur shqetësim për figura të tjera në partinë e saj dhe, ç’është më e rëndësishmja, për dy partnerët e saj të koalicionit.

Berlusconi, i cili është miqësor ndaj Putinit, ka shkaktuar alarm javën e kaluar, duke thënë se presidenti rus, thjesht, donte të zëvendësonte Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me “njerëz të mirë” dhe se ai është shtyrë ta bëjë këtë nga populli rus dhe ministrat e tij.

Salvini, partia e të cilit është partnere tjetër e koalicionit, ka “rishqyrtuar” sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë dhe është përpjekur të shkojë në Rusi gjatë verës për një “mision paqeje”. Partia e tij ka ende marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Putinit, Rusia e Bashkuar.

Sa ndikim do të ketë Meloni? Italia nuk ka gjasa të shkaktojë shumë telashe për çështjet ekonomike.

Roma do të marrë shumën më të madhe nga Fondi i Rimëkëmbjes së BE-së nga pandemia COVID-9: gati 200 miliardë euro.

Edhe pse Meloni është zotuar se do t’i rinegociojë kushtet e fondit të rimëkëmbjes, Komisioni Evropian, i cili administron me para, do t’i lejojë asaj vetëm ndryshime simbolike.

Ndikimi më i madh i Melonit në politikën evropiane ka të ngjarë të jetë në fushat si: migracioni, aborti dhe të drejtat e komunitetit LGBT – të gjitha çështje që ajo i kundërshton fuqishëm.

Nëse zgjidhet kryeministre, ajo do të jetë edhe presidente e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) – një grup politik pan-evropian në Parlamentin Evropian, që përfshin Partinë polake në pushtet për Ligj dhe Drejtësi, si dhe Partinë Demokratike Qytetare të kryeministrit çek, Petr Fiala.

Demokratët e Suedisë, të cilët janë bërë forca më e madhe e krahut të djathtë në këtë vend, pas zgjedhjeve që janë mbajtur këtë muaj, dhe pritet të mbështesin ose të përfshihen në Qeverinë e re suedeze, janë gjithashtu anëtarë në ECR.

Pra, prisni që Roma të jetë mbështetëse më e madhe e Budapestit dhe Varshavës në grindjet e tyre me Brukselin për çdo gjë – nga sundimi i ligjit, liria e medias deri te të drejtat e homoseksualëve.

Së paku për një kohë, Meloni do të jetë fytyra e re e një vale të krahut të djathtë që po përfshin Evropën. Meloni nuk do ta copëtojë Brukselin, por do ta bëjë BE-në një vend më kaotik në kohën kur uniteti është shumë i kërkuar.

You Might Also Like

Një fëmijë i vogël (2) i mbijeton rënies nga kati i 15-të

Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Ai vërtetoi se është kriminel…”

Kosova Times Kosova Times February 8, 2023
Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet restaurimit
Kurti: Zvogëlimi i Policisë gradual e proporcional
Shirita pule me speca: receta për pjatën e shijshme
Vela: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo eskalimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?