Shkruan: Rexhep OSMANI
Të nderuar deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar mësimdhënës,
Të nderuar prindër,
Mbyllja e shkollave fillore dhe të mesme paraqet goditjen më të rëndë që po i ndodh arsimit tonë. sot. Për shkëputjen e sistemit të arsimit nga Serbia u bë një rrugë e mundimshme, e vështirë ,e rëndë. Për shkollën shqipe sakrifikuan të gjithë nxënësit, studentët, arsimtarët, prindërit e viteve 90-ta dhe ajo mbijetoi mbi terrorin dhe mizoritë serbe. LDK dhe intelektualët ishin mbështetja e fuqishme për pavarësimin e arsimit shqiptar nga Serbia. SBASHK-u po përdorë fëmijët dhe nxënësit si peng për të destabilizuar gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Duke u mbështetur në deklaratat publike të politikës zyrtare serbe se në Kosovë pas një shtatorit do të ketë destabilizim, mendoj se greva e arsimit është hapi parë puçist në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Në vijim po japim një material të vitit 1995 mbi pushtimin e hapësirës së lokaleve shkollore dhe universitare në Kosovë me kolonë serbë të cilët ata i quanin refugjatë. Pra, të kujtojmë barbarinë serbe kur shkollat tona, lokalet universitare dhe konviktet e Qendrës së Studentëve ishin të mbushura me kolonë serbë, ndërsa nxënësit dhe studentët shqiptarë qëndronin në rrugë.
Shtrohet pyetja a duhet të ndodh kjo “murtajë” shkollave tona ?
P A S Q Y R A e kapaciteteve të lira të lokaleve arsimore në komunat e Kosovës dhe Metohisë [1]
- VËREJTJE HYRËSE
Shtabi pushtues i Ministrisë së Arsimit të Serbisë në përbërje: dr. Bozhidar Jeliçiq,, ndihmës ministër për standardin e nxënësve dhe të studentëve, dr Radivoje Papoviq,rektor i Universitetit të Prishtinës, dr. Marinko Bozhoviq, sekretar krahinor për arsim, Dragosllav Vuçkoviq, kryeshef i departamentit në Ministrinë e Arsimit në Prishtine.Trifun Trifunoviq , drejtor i Qendrës së Studentëve në Prishtinë, Tomisllav Tomasheviq, bashkëpunëtor professional, Branko Vujoviq, mbikëqyrës shkollor dhe Zhivojin Nedelkoviq , ndihmës i Sekretarit Krahinor për Arsim.
VËREJTJE: Materiali paraqet paraprakisht të dhënat më 7.9 1995 dhe është sajuar në bazë të kontrollit dhe të bisedave të drejtpërdrejta në komuna me personat përgjegjës në komunë.Të dhënat u janë nënshtruar ndryshimeve ditore, për shkak të faktit që një lokal është i përdorur, një pjesë e lokalit është përgatitur për t’u përdorur për refugjatë, që është drejtpërdrejt i varur nga [2] vërshimi i personave refugjatë. Sa i përket kuadrit të gjitha vendet e lira janë të hapura (në pajtim me Ligjin), dhe po plotësohen varësisht nga arritjet e refugjatëve.
II. PASQYRA E MUNDËSIIVE NËPËR KOMUNA
- Komuna e Prishtinës
Institucionet parashkollore: Çerdhja e fëmijëve: në Bregun e Diellit, kapaciteti 2000 m2;,mund të pranojë refugjatë (kolonë-sh.im), Shkollat fillore: Të gjitha kapacitet janë të mbushura.
Shkollat e mesme: Në shkollën “Xhevdet Doda”, kapaciteti 500-600 m2momentalisht shfrytëzohet nga nxënësit e kombësisë shqiptare. Ish shkolla për profesione kulturo -logjike, të cilat i shfrytëzojnë po ashtu nxënësit e kombësisë shqiptare. Ndërtesa e drejto risë së dy shkollave të përmendura ka pesë lokale të cilat mund të shfrytëzohen si dhe ish biblioteka e cila mund të adaptohet. Ndërtesa e vjetër e ish Shkollës së Ndërtimit me një renovim të brendshëm (shtruarja e parketit, ndreqja e nyejve sanitare, instalimit elektrik, gëlqerosja), ky adaptim do të ku- shtonte rreth 100.000 dinarë. Në këtë hapësirë mund të vendosen 10 familje. Në konviktin e nxënësve të shkollave të mesme në Prishtinë, tashmë janë vendosen 165 refugjatë dhe 150 nxënës të shkollave të mesme. Qendra e Studentëve në Prishtinë është e përgatitur që përveç kapaciteteve ekzistuese me shtimin edhe të një shtrati në secilën dhomë do të siguroheshin edhe 30 vende të reja dhe pranohen të gjithë studentët refugjatë.
2. Komuna e Novo Bërdës
Institucionet parashkollore Institucione parashkollore nuk ka. Shkollat fillore: Paralelet e ndara të shkollës në fshatin Burimi ka vende të lira për vendosjen e 4 familje refugjatësh, por është e nevojshme të kryhet një adaptim i vogël, përkatësisht, gëlqerosje. Në paralelet e ndara në Zebincë në ndërtesën e re shkollore ka dy dhoma mësimi të zbrazëta dhe ka vende të mjaftueshme për ti pranuar nxënës të rinj. Ndërtesa e vjetër mund të aftësohet me një investim minimal ku do të fitohen vende për 6 familje refugjatësh të ikur.
3. Komuna e Kamenicës
Institucionet parashkollore: Objekti ekzistues, me një adaptim të caktuar (ndreqja e kulmit), mund t’i pranojë 30 fëmijë ,Shkollat fillore: Ndërtesa e vjetër e shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Kamenicën e Kosovës ,tashmë ka pranuar 41 persona të ikur ,por edhe më shumë mund të pranojë 13, me kusht që të rregullohet nyja sanitare dhe kanalizimi. Ne shkollën fillore në Koretin dhe në shkollën fillore në Rogaçicë nxënësit e kombësisë shqiptare shfrytëzojnë këto shkolla për arsimin fillor dhe të mesëm. Shkolla fillore në Ropotovë të Madhe ka 5 lokale të lira me investime të panjohura (ndreqjen e nyjës sanitare dhe gëlqerosja: mund të pranojë persona të ikur. Shkolla është larg 13 km prej Kamenicës së Kosovës me lidhje të mira komunikacioni. Shkolla fillore Bratilovcë-ndërtesa e vjetër ka 2 dhoma mësimi të lira dhe 1 banesë. Është e nevojshme një meremetim i lehtë, kurse është larg 8 km prej Kamenicës me lidhje të mira të komunikacionit. Shkollat e mesme: Në qytet ka dy shkolla të mesme: Shkolla teknike Gjimnazi dhe të cilat ndodhen në një oborr në dy ndërtesa të veçanta Ekziston mundësia të bashkohen në një ndërtesë, çfarë do të jetë e lirë një ndërtesë shkollore me 12 dhoma mësimi Konvikti i nxënësve: Në konviktin e nxënësve në Kamenicën e Kosovës tashmë janë strehuar 30 persona të ikur, kurse ka vend ende për 40-50
4. Komuna e Gjilanit
Institucionet parashkollore: Në qytet ka tri institucione parashkollore. Një prej tyre ndodhet në përbërje të Kombinatit të Tekstilit dhe mund të vendosen një numër i caktuar i fëmijëve, i dyti është i plotësuar, ndërsa në objektin e tretë janë vendosur 50 persona të ikur dhe mund të pranohen edhe 20 persona. Shkollat fillore: Shkolla fillore në Zhegër, objekti i ri, i cili është në ndërtim dhe është e nevojshme që të përfundojnë kapacitetet për 4 dhoma mësimi dhe 2 lokale ndihmëse. Shkolla fillore në Partesh ka 6 dhoma mësimi të lira të cilat mund të pranojnë një numër nxënësish të ri. Ndërtesa e shkollës së vjetër në Pasjan me një adaptim të vogël mund të ofrojë një banesë për persona të ikur. Shkolla fillore në Kuscë mund të pranojë një numër të vogël nxënësish me faktin se ka 6 dhoma mësimi të cilat duhen të përshtaten. Shkollat e mesme: Të gjitha kapacitetet janë të plotësuara. Konviktet e nxënësve dhe të studentëve: Konvikti i nxënësve dhe i studentëve ,tashmë ka pranuar 146 të ikur, me kusht që ka vende të mjaftueshme edhe për nxënës, kështu që tri kate do të shfrytëzoheshin nga personat e ikur(kapaciteti 150 vende), kurse dy kate për nxënësit të cilët ndjekin shkollën.
5. Komuna e Vitisë
Institucionet parashkollore. Institucione parashkollore nuk ka. Shkollat fillore: Shkolla fillore në fshatin Vërbovc , me një intervenim të vogël, mund të aftësohen 4 dhoma mësimi, derisa Shkolla fillore në Letnicë ka 9 dhoma mësimi të lira (sepse janë shpërngulur familjet e nacionalitetit kroat).Shkollat e mesme: Shkolla e mesme teknike në Viti ka 2 objekte, objekti i vjetër shfrytëzohet për mësim , ndërsa i riu, me një investim të madh, mund të aftësohet për ti pranuar 300 persona të ikur, që do të kushtonte 780 000 dinarë. Ndërtesën e Gjimnazit në Pozharan e shfrytëzojnë nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme. Kapaciteti i saj është 12 dhoma mësimi dhe do të mundeshin të strehohen rreth 200 refugjatë.
6. Komuna e Kaçanikut
Institucionet parashkollore: Kapacitet e plotësuara. Shkollat fillore: Kapacitet e plotësuara Shkollat e mesme: Shkolla teknike, ndërtesa me kapacitet 10 dhoma mësimi është e zbraztë (duhet të aftësohet ndërtesa, ndreqja e nyjave sanitare, dritareve t’iu vendosen xhamat dhe gëlqerosja e tërë hapësirës së lokaleve).Në fshatin Bob gjendet ndërtesa e paraleleve të ndara të Shkollës Teknike me 10 dhoma mësimi, e cila mund t’i pranojë 20 familje. Konvikti i studentëve Kapaciteti i konviktit të nxënësve është 10 paralele dhe i njëjti është i zbraztë dhe mund të pranojë 20 persona të ikur.
5. Komuna e Ferizajt
Institucionet parashkollore Ka dy ndërtesa të çerdheve , njëra prej tyre është e zbraztë dhe mund të përshtatet për pranimin e refugjatëve me kapacitet 1200 m2,Ndërteten e përmendur duhet përfunduar (të shtrohet parketi të vendosen dritare dhe dera )Shkollat fillore: Shkollat fillore janë të mbushura, kurse ndërtesa e vjetër në Nerodimën e Epërme (dhomat e mësimit të përdorura ) kapaciteti 2 dhoma të cilat me një përshtatje të vogël që kap shumën prej 10.000 dinarësh do të mund të shfrytëzohen. Shkollat e mesme: Shkolla e dytë teknike është shuar dhe në te janë vendosur refugjatët.
Kapaciteti është 26 dhoma mësimi. Ndërtesa e Universitetit të punëtorëve në Ferizaj ka 3 dhoma mësimi të lira të cilat mund të shfrytëzohen për refugjatët
6. Komuna e Prizrenit
Institucionet parashkollore: Pranë Organizatës Punuese “Printeks “ në Prizren gjendet çerdhja në të cilën mund të strehohen rreth 100 refugjatë me një përshtatje(adaptim) përkatës Shkollat fillore: Shkolla fillore në fshatin Lubizhdë-ndërtesa e vjetër, kapaciteti 8 banesa me adaptim, para llogaria e së cilës kap vlerën 300.000 dinarë, mund të pranojë refugjatë. Shkolla fillore në Dushanovë ka 3 banesa të cilat mund të shfrytëzohen me një përshtatje të vogël. Shkollat e mesme: Shkolla Ekonomike në Prizren kapaciteti i së cilës për strehim është 195 persona me adaptim i cili do të kushtonte 30.000 dinarë mundet të pranojë refugjatë. Shkolla e Dytë Teknike në Prizren mund të pranojë 100 refugjatë me një adaptim i cili kishte për të kushtuar 30.000 din. Konviktet e nxënësve dhe të studentëve Internati i shkollave të mesme dhe Konvikti i studentë- ve, tashmë janë të mbushur plot me 365 refugjatë. Në Shkollën Speciale për fëmijë me të meta mendore, tashmë janë vendosur 80 refugjatë të ardhur.
7. Komuna e Gjakovës
Institucionet parashkollore: Në institucione parashkollore nuk ka vende të lira. Shkollat fillore Nuk ka vende të lira. Shkollat e mesme. Gjimnazi ka 16 dhoma mësimi të lira, në të cilat mund të pranohen refugjatë. Në Shkollën Ekonomike po kryhet adaptimi, kapaciteti është për 20 lokale të lira. Krahas vendosjes së refugjatëve në shkollat e mesme ekzistuese ka mundësi të regjistrohen edhe 100 nxënës të shkollës së mesme. Konviktet e nxënësve dhe të studentëve Në konviktin e nxënësve dhe të studentëve janë vendosur 186 refugjatë dhe është i mbushur plotësisht.
8. Komuna e Deçanit
Institucionet parashkollore; Në institucionet parashkollore janë vendosur emigrantë nga Shqipëria. Shkollat fillore: Kapacitet janë të plotësuara. Shkollat e mesme: Në Shkollën Teknike në Deçan një lamelë e ndërtesës është e lirë me 14 dhoma mësimi në të cilat mund të vendosën refugjatët
9. Komuna e Klinës
Institucionet parashkollore: Kapacitete janë plotësuar , Shkollat fillore: Kapacitet janë plotësuar Shkollat e mesme: Kapacitet janë plotësuar. Vërejtje: Në fshatin Kijevë ka ndërtesë të lirë të PKB me 5 lokale dhe të ruajtura mirë., Shtëpia e kooperativës në të cilin ka vend për 10 familje
10. Komuna e Vushtrrisë
Institucionet parashkollore: Kapaciteti i këtyre institucioneve është që mund të vendosen 120 fëmijë, kur se janë strehuar vetëm 60. Shkollat fillore: Në të gjitha shkollat fillore kapacitet e tyre
janë të plotësuara me nxënës të kombësisë shqiptare. Shkollat e mesme: Shkolla teknike është e plotësuar me 50% të kapaciteteve, por ka mundësi të pranojë po aq nxënës. Ndërtesa e shkollës së vjetër është e mbushur plot me refugjatë në të cilën janë vendosur 350 sish. Vërejtje: Në fshatin Nadakovc ekziston Shtëpia e kulturës në të cilën mund të vendosen 100 refugjatë.
11. Komuna e Mitrovicës
Institucione parashkollore: Në Komunë ekzistojnë tri objekte. Në njërin prej tyre është plotësuar me fëmijët e moshës 2-3 vjet ,ndërsa në 2 objektet e tjera janë vendosur refugjatë. Shkollat fillore: Në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Mitrovicë-ndërtesa e vjetër me kapacitet 18 dhoma mësimi, mund të vendosen 40-50 familje të refugjatësh. Në Stari Trg –Ndërtesa e vjetër e shkollës fillore ka 12 dhoma mësimi dhe me një adaptim mund të vendosën 30 familje. Shkollat e mesme: Objektet për nxënësit e shkollës së mesme janë të plotësuara, por me një orar të rim und të lirohet një objekt dhe me pak adaptime mund të vendosën 30 familje të refugjatëve. Shkolla Speciale ka 4 dhoma mësimi të lira, në të cilat mund të vendosën 8 familje. Vërejtje: Në Mitrovicë është Shtëpia e vjetër e kulturës e cila me një investim më të madh do të mund të aftësohet për shfrytëzim për strehimin e refugjatëve.
12. Komuna e Skenderajt
Institucionet parashkollore Çerdhja në Skenderaj mund të pranojë 50 fëmijë. Shkollat fillore: Të gjitha kapacitet janë të plotësuara. Shkollat e mesme: Shkolla teknike në Skenderaj mund të pranojë 100 nxënës të rinj, kurse një krah i ndërtesës me një adaptim mund të shndërrohet në lokale banesore për 4-5 familje. Konviktet e nxënësve: Ndërtesa e vjetër e ish konviktit të nxënësve është e lirë dhe me një adaptim, i cili mund të kushtojë 50.000 dinarë, mund të pranojë 20 familje
13. Komuna e Istogut
Shkollat fillore: Shkolla fillore “17 Nëntori” në Istog ka tri ndërtesa. Një ndërtesë shfrytëzohet për nxënësit me mësim në gjuhën serbokroate, kurse e dyta ndërtesë me 756 m2 me 19 dhoma mësimi mund të adaptohet për vendosjen e refugjatëve por është e nevojshme të investohet rreth 90.000 dinarë. Ndërtesa e tretë e shkollës së përmendur me sipërfaqe prej 8202, 19 dhoma mësimi mundet të adaptohe. Ekziston Shkolla teknike e cila është në një objekt të ri dhe mundet t’i pranojë 600 nxënës. Momentalisht është e plotësuar me nxënës të kombësisë shqiptare.
14.Komuna e Fushë Kosovës
Institucionet para shkollore: Ekziston objekti për strehimin e fëmijëve parashkollorë i cili mundet të pranojë edhe 50 fëmijë. Shkollat fillore në territorin e komunës ka 18 shkolla fillore dhe po aq objekte. Të gjitha objektet janë të plotësuara me nxënësit të cilët ndjekin mësimin në gjuhën serbokroate dhe në gjuhën shqipe. Një objekt në Fushë Kosovë është liruar për t’i vendosur refugjatët, ku momentalisht janë vendosur rreth 250..Shkollat e mesme: Fushë Kosova ka Gjimnazin me një objekt në të cilin mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën serbe, krahas numrit ekzistues të nxënësve, ky objekt mundet t’i pranojë edhe 50-60 nxënës
15. Komuna e Lipjanit
Institucionet parashkollore: Çerdhja në Lipjan ka një objekt bashkëkohor i cili krahas numrit ekzistues të fëmijëve mund t’i pranojë edhe 50-60 fëmijë. Shkollat fillore: Në komunën e Lipjanit në shkollat fillore mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe. Ekzistojnë dy ndërtesa të vjetra. Njëra është pranë Shkollës fillore në Lipjan, kurse tjetra është në Gushericën e Poshtme të cilat mund të adaptohen dhe të vendosën refugjatët. Shkollat e mesme Në Lipjan ka dy shkolla të mesme: Gjimnazi dhe Shkolla Bujqësore. Për mësim shfrytëzohej njëra ndërtesë, kurse në tjetrën mund të vendosën një numër refugjatësh si dhe rreth 100 nxënës të rinj.
16. Komuna e Obiliqit
Institucionet parashkollore: Objekti është i plotësuar. Shkolla fillore: Të gjitha objektet e parapara për shkollat fillore janë të plotësuara me nxënës të cilët dëgjojnë mësimin në gjuhën serbe dhe shqipe. Në objektet ku zhvillohet mësimi në gjuhën serbe mund të pranohen edhe 100 nxënës. Shkollat e mesme: Në komunë ekziston Shkolla Teknike e cila ka dy objekte tashmë të vjetërsuara në të cilat për shkak të kushteve të këqija mësimi nuk po zhvillohet, por mësimi po zhvillohet në ndërtesën e Elektroekonomisë.
17. Komuna e Podujevës
Institucionet parashkollore: Nuk ka. Shkollat fillore. Prej 41 shkollave fillore, mësimi në gjuhën serbe zhvillohet vetëm në një ndërtesë , derisa të gjitha ndërtesat e tjera i shfrytëzojnë nxënësit e kombësisë shqiptare. Shkollat e mesme: Në Podujevë ka dy shkolla të mesme. Gjimnazi dhe Shkolla Teknike. Prej dy objekteve të cilat janë paraparë për mësim të arsimit të mesëm shfrytëzohet vetëm njëra ndërtesë. Ndërtesa tjetër me 20 dhoma mësimi mundet të adaptohet dhe të ofro- het për pranim të refugjatëve.
18. Komuna e Shtimes
Institucionet parashkollore: Nuk ka. Shkollat fillore. Në Shtime gjendet ndërtesa e vjetër dhe e re e shkollës. Ndërtesa e vjetër mund të përshtatet për pranimin e të ikurve ,ndërsa ndërtesa e re, për arsye të numrit të vogël të nxënësve, mundet një pjesë e saj të shfrytëzohet për vendosjen e refugjatëve dhe mundësia e regjistrimit të nxënësve të rinj është e tillë që mund të regjistrohen edhe 100 nxënës. Shkollat e mesme: Nuk ka.
19. Komuna e Shtërpcës
Institucionet parashkollore: Nuk ka. Shkollat fillore: Prej 12 shkollave fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe ekziston mundësia që të pranohen ende, 250 nxënës – refugjatë në këto objekte. Shkollat e mesme: Shkolla e mesme ekonomike në Shtërpcë krahas numrit ekzistues të nxënësve mund të pranojë ende,100 nxënës të rinj.
20. Komuna e Dragashit
Institucionet parashkollore Nuk ka. Shkollat fillore: Në territorin e komunës së Dragashit ka 12 shkolla fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe. Krahas numrit të nxënësve ekzistues mund të strehohen 150 deri 200 nxënës refugjatë. Shkollat e mesme: Në Dragash ekziston Shkolla e mesme ekonomike në të cilën mësimi zhvillohet për nxënës të shkollës së mesme. Kjo hapësirë pjesërisht është e plotësuar. Një pjesë mund të përshtatet për vendosjen e refugjatëve dhe një numër nxënësish.
21. Komuna e Rahovecit
Institucionet parashkollore: Çerdhja e fëmijëve në Rahovec mund t’i pranojë edhe 50-60 fëmijë. Shkollat fillore. Të gjitha shkollat fillore janë të plotësuara, gjithsej 29, në territorin e komunës dhe varësisht nga kapacitetet mund t’i pranojë ende edhe 150-200 nxënës. Shkollat e mesme Shkolla teknike ka dy objekte, prej të cilëve njëri shfrytëzohet për mësim, kurse objekti tjetër mund të shfrytëzohet për vendosjen e refugjatëve.
22. Komuna e Suharekës
Institucionet parashkollore S’ka. Shkollat fillore: Në Komunën e Suharekës janë 43 shkolla fillore. Duke pasur parasysh kapacitetin e tyre munden t’i pranojnë 250 nxënës refugjatë. Shkollat e mesme: Shkolla e mesme teknike ka lokacion të madh dhe të ri, ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe. Për shkak të numrit të vogël të nxënësve një pjesë e shkollës mundet të përshtatet për vendosjen e refugjatëve.
23. Komuna e Leposaviqit
Institucionet parashkollore: Çerdhja në Leposaviq është e mbushur me numër përkatës të fëmijëve.Shkollat fillore: Në territorin e Komunës ka 21 shkolla fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe. Sipas kapaciteteve ekzistuese në shkolla mund të regjistrohen edhe 150 nxënës. Shkollat e mesme: Në Komunë ekziston Shkolla teknike kapaciteti i së cilës nuk është plotësuar dhe ekziston mundësia që të pranohen edhe 100 nxënës. Ndërtesa po ashtu është e përshtatshme që të adaptohet për banimin e refugjatëve.
24. Komuna e Zubin Potokut
Institucionet parashkollore: Në Çerdhe janë strehuar një numër i fëmijëve, kurse sipas kapaciteteve mund të vendosën edhe 50 fëmijë, Shkollat fillore: Në Komunë janë 13 shkolla fillore, po aq edhe objekte, por ekziston edhe ndërtesa e vjetër e shkollës në Zubin Potok e cila mundet me adaptim të përshtatet për vendosjen e refugjatëve. Shkollat e mesme: Shkolla e mesme teknike në Zubin Potok shfrytëzon hapësirën e re shkollore, ndërsa sipas kapaciteteve mund të pranojë një numër të sigurt të nxënësve të ri.
25. Komuna e Zveçanit
Institucionet parashkollore: S’ka. Shkollat fillore: Në komunë ka 7 shkolla fillore të cilat shfrytëzojnë 7 ndërtesa shkollore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe. Sipas kapaciteteve ende mund ti pranojnë rreth 100 nxënës të ndjekin shkollën. Shkollat e mesme: Shkolla e mesme teknike shfrytëzon një pjesë të ndërtesës se CO Zveçan dhe nuk ka mundësi të pranojë refugjatë, por për shkak të numrit të vogël të nxënësve në paralele, shkolla do të mund të pranojë ende edhe 30-50 nxënës.
26. Komuna e Pejës
Institucionet parashkollore: Çerdhja në Pejë shfrytëzon dy objekte dhe për shkak të kapacitetit ekzistues mund t’i pranoje edhe 50 fëmijë. Shkollat fillore: Në komunën e Pejës ka 49 shkolla fillore ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe. Ndërtesat shkollore nuk janë të për shtatshme për banim ,por për arsye të mosplotësimit të kapacitetit të shkolla do të mund t’i pranonin 250 nxënës. Shkollat e mesme: Krahas 4 ndërtesave të cilat shfrytëzohen për mësim të arsimit të mesëm ekzistojnë dy ndërtesa, njëra në Shkollën teknike, kurse tjetra në Shkollën ekonomike. Ndërtesat mund të adaptohen për vendosjen e refugjatëve. Konvikti studentëve: Në Konviktin e studentëve në Pejë tashmë ja pranuar refugjatë. Të gjitha shkollat fillore dhe të mes- me në territorin e Kosovës dhe Metohisë munden që krahas numrit ekzistues të nxënësve të pranojnë: shkollat fillore rreth 10.000 nxënës , shkollat e mesme ku mësimi mbahet vetëm në gjuhën serbe munden të pranojnë ende rreth 12.000 nxënës.
[1] Pjesë nga libri im në dorëshkrim