By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Një mijë ndërtesa banimi në Kiev mbeten pa ngrohje ne temperatura -16 gradë Celsius
February 1, 2026
Kryeministri britanik i bëri thirrje ish-Princit Andrew të dëshmojë në çështjen Epstein
February 1, 2026
Sulmet ruse të mbuluara nga mjegulla shemben pranë Pokrovskut, gati 100 ushtarë të vrarë
February 1, 2026
Moldavia po i ndërpret lidhjet e rrezikshme me Rusinë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Liria kompletohet kur shkon bashkë me drejtësinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Liria kompletohet kur shkon bashkë me drejtësinë
Lajme

Konjufca: Liria kompletohet kur shkon bashkë me drejtësinë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 8:08 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në Abri të Epërme, në nderim të të vrarëve në masakrën e 26 shtatorit 1998, të kryer nga forcat pushtuese serbe. 

Pas homazheve kryetari Konjufca e konsideroi masakrën e Abrisë njërën nga krimet më mizore dhe akt të qartë të gjenocidit që shteti i Serbisë me aparatin e vet policor dhe ushtarak ka bërë mbi shqiptarët e Kosovës.

Ditën e sotme ai e konsideroi ditë dhimbjeje por edhe krenarie, ngase, siç tha kryetari Konjufca, ishte gjaku i derdhur i popullit tonë ai i cili na solli deri këtu.

“Nuk di ndonjë gjenocid në botë për të cilin të ketë pasur më pak drejtësi se sa në rastin e popullit tonë. Nëse kemi parasysh numrin prej 12 mijë qytetarësh tanë të vrarë nga shteti serb dhe në anën tjetër numrin e të dënuarve për të gjitha këto vrasje, është me të vërtetë pikëlluese. Kjo plagë po vazhdon ende, sepse përveç masakrave të kryera dhe mungesës së drejtësisë për 24 vite, mbi 1600 qytetarë të Kosovës ende nuk janë gjetur.  Natyrisht dihet që Serbia si shtet gjenocidal i mban ata dhe nuk i kthen“, theksoi kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se kjo është një betejë e papërfunduar dhe se liria kompletohet kur shkon bashkë me drejtësinë.

“Kjo na obligon edhe më shumë si institucione, që përveç se t’i kujtojmë dhe nderojmë, ta ngrisim zërin dhe të bëjmë edhe më shumë kudo që na jepet mundësia, nëpër forume e institucione të rëndësishme të botës, për t’u treguar atyre dhe për t’i bindur se kush është Serbia e vërtetë. Njëkohësisht institucionet tona duhet t’i ngrisin kapacitetet dhe t’i kryejnë vet disa punë të shtëpisë, të cilat na takojnë e që nuk i kemi kryer kurrë, siç është hetimi dhe argumentimi i krimeve të luftës e i ndjekjes së kriminelëve, të cilët ende janë të lirë në Serbi dhe shpesh herë po marrin edhe poste të larta institucionale në këtë shtet“, theksoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje

Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre

Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Hendboll/Nesër derbi i madh mes Rahovecit e Kastriotit

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
Osmani: Evropiani i xhudos në Prishtinë hap i madh për Kosovën
Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi
Gjykata e Lartë e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe
Ambasada e SHBA: Qerkini, zëri frymëzues i familjeve që kërkonin drejtësinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?