By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA sanksionon Prokuroren e Shtetit në Bosnje, Diana Kajmakoviq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA sanksionon Prokuroren e Shtetit në Bosnje, Diana Kajmakoviq
Rajon / Botë

ShBA sanksionon Prokuroren e Shtetit në Bosnje, Diana Kajmakoviq

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 8:29 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Thesarit i ka vënë sanksione Prokurores së Shtetit në Bosnje-Hercegovinë, Diana Kajmakoviq.

“Diana Kajmakoviq është duke cenuar vazhdimisht demokracinë dhe sundimin e ligjit në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë Brian Nelson, nënsekretar për Kundërterrorizëm dhe Inteligjencë Financiare në Departamentin amerikan të Thesarit.

Sipas tij, këto masa konfirmojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për stabilitet në Bosnje-Hercegovinë, sepse ato janë vendosur ndaj një personi që ka rëndësi kyçe në lejimin e korrupsionit në këtë shtet.

“Masat e sotme janë vazhdimësi e zbatimit të strategjisë së ShBA-së për të mbajtur përgjegjës individët që kryejnë aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Këto masa janë marrë në kohën kur Bosnja po përballet me krizën më serioze politike prej vitit 1995, pasi politikanët, ento-nacionalistët dhe rrjete e tyre, vazhdojnë të dëmtojnë shtetin”, është thënë në deklaratën e Zyrës për Kontrollin e Asteve të Huaja.

Ambasada amerikane në Bosnje Hercegovinë, ka thënë se ka ardhur koha që “Bosnja të pastrojë shtëpinë e vet”.

“Diana Kajmakoviq është shembulli real pse besimi i qytetarëve në aftësinë e Bosnjës për të luftuar korrupsionin endemik, është në nivelin më të ulët. Drejtësia nuk mund të jetë efektive kur disa prej zyrtarëve shpërfaqin abuzimin më të rëndë të sistemit. Nuk ka vend për prokurorë të korruptuar në asnjë sistem të drejtësisë, dhe ne do të vazhdojmë të përdorim mjetet tona për t’i mbajtur ata përgjegjës”, ka thënë Ambasada përmes një postimi në Facebook.

Më 6 qershor të këtij viti, autoritetet amerikane kanë sanksionuar dy zyrtarë tjerë të Bosnjës për shkak të aktiviteteve destabilizuese: ndaj presidentit të Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrit të Shëndetësisë në Republikën Sërpska, Alen Sheraniq.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit pati thënë se Çavara dhe Sheraniq kanë “rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike ose institucionet”.

Sanksionet kundër tyre janë zgjerim i sanksioneve që janë vendosur më herët gjatë këtij viti ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka udhëhequr një fushatë për shkëputje nga institucionet shtetërore, pavarësisht se Perëndimi ka paralajmëruar kundër veprimeve të tilla.

Dodik është anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin me plan për të dërguar “Wagnerites” në rajonin e Belgorodit

Kosova Times Kosova Times June 3, 2023
Jashari: Jam i lumtur për golin dhe fitoren ndaj Lituanisë
Ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë: “Pa sqarime, por me disa mesazhe”
Ish-presidenti iranian Ahmadinejad, në garë për ta pasuar Raisin
Kryeministri: SHBA është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?