By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkaqet e rënies së fuqisë elektorale!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shkaqet e rënies së fuqisë elektorale!
Opinion

Shkaqet e rënies së fuqisë elektorale!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 4:02 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Edhe përgjatë viteve të pushtimit klasik të Serbisë, shpresa e shqiptarëve për liri dhe pavarësi ishte e madhe, e tillë ishte edhe gjatë luftës çlirimtare! Shpresa e madhe e shqiptarëve të Kosovës vazhdoi edhe në vitet e para të pasluftës deri më 17 shkurt 2008. Pas kësaj date fillon zbehja e shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovë.

Pse? 

Ndodhi kështu, jo pse shqiptarët nuk ju gëzuan pavarësimit të vendit, madje, kjo ishte dita më e shënuar dhe më e gëzuar në historinë e re të shqiptarëve të Kosovës. Mirëpo, zhgënjimi i qytetarëve ndodhi për shkak të qeverisjeve të papërgjegjshme, të cilat më shumë u përkujdesen për veten e tyre sesa për mirëqenien e qytetarëve.

Pavarësisht ndërrimit të shpeshtë të qeverive, qasja qeverisëse nuk ndryshoj gjë për të mirë, madje viteve të fundit kemi pasur degradim të vlerave qeverisëse në vendin tonë. Në secilën qeveri kemi pasur vjedhje dhe zhvatje milionëshe të buxhetit të shtetit pikërisht nga liderët shtetërorë si gardian të parë të arkës dhe pasurive shtetërore, për të vazhduar me ministrat, zv.ministrat, deputetët, stafi diplomatik pa i anashkaluar sekserët e tyre në Diasporë.

Vjedhja dhe zhvatja permanente e shtetit ka ndodhur edhe në pushtetin lokal, ku kryetarët komunal përmes njerëzve të vet të vendosur në borde dhe agjensione i përvetësuan pronat komunale për vete dhe familjarët e tyre, i fituan milionat përmes tenderëve një burimor për kompanitë e afërta me ta.

Asnjë projekt nëpër komunat e Kosovës nuk është realizuar pa ndikimin e nivelit qendror, përkatësisht i bashkëpunimit të krimit të organizuar mes dyja niveleve të qeverisjes, qoftë ai projekt i vogël apo i madh ndërtimor, projekt kanalizimi apo ujësjellësi, ndërtim shkolle apo objekti më madhor universitar, qofshin dhjetëra apo qindra kilometra të shtrimit të asfaltit në zonat rurale e të mos flasim për ndërtimin e autostradave me koston më të lartë në rajon!

Hiperbolizimi i kostos së projekteve zhvillimore të vendit askund nuk është në përputhje me koston reale të ndërtimeve! E gjithë kjo është bërë dhe vazhdon të bëhet për zhvatje dhe përvetësim të mjeteve të ndara nga buxheti i shtetit, nga i cili përfitojnë pushtetarët e nivelit qendror dhe lokal, kompanitë e familjarëve apo njerëzve të afërt me pushtetarët e të dyja niveleve të qeverisjes.

Si rezultat i kësaj zhvatje sistematike u pasuruan një grup i caktuar i njerëzve në Kosovë, por në të njëjtën kohë u varfëruan shumica e qytetarëve!

Thyerja e shpresave dhe zhgënjimi i qytetarëve vazhdoi duke u rritur nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, nga rënia e një qeverie dhe ardhja e tjetrës në pushtet, ngase asnjëra qeveri nuk u mor me problemet reale të qytetarëve, saqë tek këta të fundit (qytetarët) është krijuar bindja sipas maksimë popullore “shko njëri hajde tjetri, më i zi i riu se i vjetri”!

Që i bie, se qytetarët e vendit e kanë humbur besimin në të gjitha partitë ekzistuese dhe pushtetet që derivojnë prej tyre. Qytetarët duan ndryshim real dhe substancial, e duan një alternativë ndryshe qeverisëse e cila në plan të parë e ka interesin e popullit dhe të ardhmen e shtetit, përkatësisht zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nëse vazhdohet edhe më tutje me këtë klasë politike dhe më këtë mentalitet qeverisës, jo vetëm se do të kemi rënie të fuqisë elektorale në Kosovë, liderët e partive aktuale do të mbetën në Diasporë në kërkim të votës së mërgimtarëve, ngase në Kosovë do të mbeten pa mbështetje elektorale. Rënia e fuqisë elektorale është produkt i dështimit të klasës aktuale politike në njërën anë dhe e vetëdijesimit të popullatës në anën tjetër.

Zbrazja në heshtje e Kosovës dhe rritja enorme e mërgatës tonë në shtetet evro-perëndimore është pasojë e kësaj klase politike pa dallim pushtet dhe opozitë, për shkak se edhe po deshëm t’i dallojmë nga njëra-tjetra këto parti e kemi të vështirë për shkak të ngjashmërisë dhe dëmeve të përbashkëta që i shkaktuan shtetit dhe qytetarëve.

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla në takim me Osmanin: OSBE po bënë punë të admirueshme që e ndihmojnë Kosovën

Kosova Times Kosova Times May 26, 2023
City shet Couto-n, ky është çmimi që kërkon klubi anglez
Pusiq: Orban ka bërë pikërisht atë që po bën Vuçiq sot
Aliu: Projektet po shkojnë në trendet e normale e të rregullta
Trump gjithashtu fitoi Arizonën, ai fitoi të shtatë shtetet kryesore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?