By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Finlanda dëbon diplomatë rusë
June 6, 2023
Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “LinkPlus IT”
June 6, 2023
Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe
June 6, 2023
ShBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit
June 6, 2023
Escobar: Qëndrojmë me popullin e Kosovës, por jo me individin që nuk ka instinkt bashkëpunimi
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga politika inatçore tek ajo armiqësore!
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Opinion > Nga politika inatçore tek ajo armiqësore!
Opinion

Nga politika inatçore tek ajo armiqësore!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 2:36 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE
Shkruan: Florim ZEQA  Në historinë më të re të Kosovës viti shkollor 2022/2023 do të mbahet mend si viti më i mbrapsht i segregacionit apo ndarjes së shkollave dhe nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve sipas përkatësisë partiake, gjegjësisht të ndarjes së popullatës në dysh, pro&kontra grevës! Segregacion i paparë mes dy shtresave të popullsisë Ndarja në dy taborë e prindërve dhe mësimdhënësve, pro&kontra grevës shkon në favorin e politikës e në dëm të nxënësve, të cilët po e pësojnë shkaku i inateve personale, grupore dhe partiake. Të dy taborët e barrikaduara i japin të drejtë vetes, por në fakt asnjëra palë nuk ka të drejtë absolute të bllokojë fillimin e vitit të Ri shkollorë, gjegjësisht procesin edukativo arsimorë në vendin tonë. Simpatia ndaj një partie ose tjetre i ka bërë prindërit dhe arsimtarët t’i harrojnë fëmijët, përkatësisht nxënësit e tyre! Kjo është tragjikomedi e llojit të vet, e paparë dhe e padëgjuar jo vetëm në historinë 32 vjeçare të shtetit të Kosovës, por as në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian. Greva nuk ka të ndalur për fajin e popullatës Përderisa fëmijët e shtresave të ulëta rrinë në shtëpi shkaku i prindërve që duan të respektojnë kushtet dhe rregullat e ‘Këshillit Grevist’, fëmijët e politikanëve i vijojnë mësimet në shkollat private dhe jo vetëm, ata i gëzojnë të gjitha privilegjet kur janë në pyetje bursat për studime brenda dhe jashtë vendit, kurse fëmijët e popullatës së varfër mbeten të ngujuar në shtëpi, kurse prindërit e tyre zihen njëri me tjetrin për shkakun e politikanëve milionerë dhe partive politike të dështuara në pushtet dhe opozitë. Jo ky ka faj, jo ai tjetri ka faj, greva nuk ka të ndalur për fajin e popullatës që po i mbështet këta politikanë të papërgjegjshëm dhe këto parti politike të dështuara në të gjitha qeverisjet e pasluftës e deri tek kjo e fundit! Sikurse çdo medalje që i ka dy anë, edhe kjo grevë i ka dy anët e saj! Ana negative është mosfillimi i vitit të Ri shkollor, kurse ana pozitive është se ju doli ngjyra të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitë, ku të gjitha së bashku janë fajtore për mosfillimin e vitit të Ri shkollorë. Me asgjë nuk mund ta justifikojnë barrikadimin e tyre pushteti dhe opozita, përkundrazi të dy palët, kush më pak e kush tjetër më shumë janë përgjegjëse për krizën e shkaktuar në arsim dhe jo vetëm si produkt i politikës inatçore, të kthyer së fundmi në politikë armiqësore! Pasojat e grevës së parcializuar Kjo klasë politike është përgjegjëse për krijimin e pabarazisë në mes të fëmijëve në Republikën e Kosovës. Bllokimi i procesit mësimor në shkollat publike duke lejuar funksionimin e shkollave private, ka krijuar një formë të segregacionit në arsimin parafillorë, fillorë dhe të mesëm. Tragjikomedia bëhet më e madhe kur njëra palë (qeveria) bën presion tek mësimdhënësit për fillimin e mësimit në të gjitha shkollat pa dallim, ndërsa pala tjetër (opozita) e bën të kundërtën duke e mbështetur ‘Këshillin Grevist’ në dëm të nxënësve! Presioni i qytetarëve, në veçanti i Këshillit të Prindërve duhet të jetë më i ashpër ndaj dy blloqeve të pozicionuara, ndaj pushtetit dhe opozitës për të gjetur zgjidhjen e kompromisit për hir të nxënësve-të ardhmes së këtij vendi. Çka u bë mjaft u bë mjaft, u bëmë gazi i botës me stërzgjatje e grevës politike, kemi hyrë në muajin e dytë të grevës së parcializuar në arsim dhe sektorin publik, pasojat e së cilës po i vuajnë fëmijët e qytetarëve të rëndomtë, por jo edhe fëmijët e politikanëve milionerë. Prindërit në vend të sukseseve të fëmijëve të tyre po i numërojnë ditët dhe orët e humbura të pallogaritshme të mësimit!

You Might Also Like

N’Mitrovicë rrehi teli, Kangjallozin nuk e preu Neferi!

Abetare kosovaro-serbe

Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?

Pse do te ishte me pak e dhimbshme “shkarkimi apo demisionimi” me peticion për zgjedhje te reja i kryetareve te katër komunave te veriut se dorëheqësja e tyre?

Pozicionet kontroverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend!

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Videoja virale nuk ka të bëjë me “avion sekret rus”

Kosova Times Kosova Times November 1, 2022
QUINT i shpreh shqetësim Vuçiqit për mundësinë e destabilizimit të situatës
Konjufca: 28 shkurti i vitit 1998 shënon fillimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Kurti: Asociacioni i komunave serbe nuk mund të ketë përparësi
NATO dhe Rusia: Manovra të flotave njëkohësisht në Baltik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?