By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së
December 12, 2025
Nëse ju pëlqejnë topat e kokosit, do ta adhuroni këtë recetë: Më mirë se Rafaeli, dhe gati për 10 minuta
December 12, 2025
Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin
December 12, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 12, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Uragani Ian lë pa rrymë Kubën, niset drejt Floridës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Uragani Ian lë pa rrymë Kubën, niset drejt Floridës
Rajon / Botë

Uragani Ian lë pa rrymë Kubën, niset drejt Floridës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 2:14 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Kuba ka mbetur krejtësisht pa energji elektrike pasi Uragani Ian goditi pjesën perëndimore të ishullit, njoftoi Qeveria kubaneze.

Sistemi elektrik kolapsoi tërësisht, thanë zyrtarët, pasi një prej termocentraleve kryesore nuk mund të kthehej në funksion.

Dy persona raportohet se kanë vdekur dhe në mbarë vendin janë shkatërruar ndërtesa.

Uragani Ian është i kategorisë së tretë, me erëra që arrijnë shpejtësinë prej 195 kilometrash në orë. Tani Ian është nisur drejt Floridës së Shteteve të Bashkuara.

Kreu i autoritetit për energji elektrike në Kubë tha për televizionin shtetëror se 11 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike pasi i tërë sistemi elektrik ka dalë jashtë funksionit.

Pronari i kompanisë së njohur të cigareve Finca Robaina, postoi fotografi në rrjetet sociale të shkatërrimit të shkaktuar nga uragani.

“Është apokaliptike, një katastrofë e vërtetë”, tha Hirochi Robaina.

Meteorologët kanë paralajmëruar se disa rajone të Kubës mund të përballen me 30 centimetra shi për shkak të Uraganit Ian.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel, ka vizituar provincat e prekura dhe është zotuar se shteti do të ndihmojë qytetarët.

Uragani ka fituar forcë në Gjirin e Meksikës, pasi është larguar nga Kuba, tha Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara.

Të martën mbrëma, stuhia kaloi përmes ishujve në jug të Floridës, teksa pritet që uragani të arrijë në bregun perëndimor të Floridës më vonë gjatë të mërkurës.

Qendra Kombëtare për Uragane e ShBA-së tha se Uragani Ian mund të bëhet stuhi e kategorisë së katërt kur të godasë Floridën, me erëra të fuqishme. Rreth 2.5 milionë banorë në Floridë janë urdhëruar që të evakuohen.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, paralajmëroi se Uragani Ian do të jetë një stuhi e madhe, teksa shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet gjatë fundjavës. Po ashtu, ai urdhëroi aktivizimin e 5.000 trupave të Gardës Kombëtare.

Zona e Tampas do të mund të përballet me goditjen e parë direkte nga një uragan që nga viti 1921, thanë zyrtarët, dhe valët e detit mund të arrijnë deri në tri metra lartësi.

Edhe shteti i Gjorgjias ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar 500 trupa të Gardës Kombëtare.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, që do të ndihmojë shtetet dhe zyrtarët federalë të koordinohen për përpjekjet gjatë kësaj fatkeqësie natyrore, por do të ndihmojë edhe me dërgimin e ndihmave.

Teksa ShBA-ja po përgatitet për Uraganin Ian, Karaibet po përballen me efektet shkatërruese të Uraganit Fiona, që goditi këtë rajon javën e kaluar.

You Might Also Like

Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani kërkon heqjen sa më të shpejtë të masave të BE-së ndaj Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 18, 2025
Rusia nis sulme të reja masive me dronë në Ukrainë, të paktën tre të vdekur
Qeveria e zgjat afatin për riregjistrimin e makinave në veri
Historia e humbjes së Wagner PMC në Mali
Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nëntë të arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?