By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paralajmërohet dimër i vështirë me energji, miratohet zgjatja e masave emergjente
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Paralajmërohet dimër i vështirë me energji, miratohet zgjatja e masave emergjente
Lajme

Paralajmërohet dimër i vështirë me energji, miratohet zgjatja e masave emergjente

Kosova Times
Last updated: 2022/09/29 at 11:55 AM
Kosova Times Published September 29, 2022
Share
SHARE

Me shumicë votash Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka aprovuar vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. Gjatë takimit ministrja Artane Rizvanolli ka treguar për masat që janë ndërmarr për kursim të energjisë, derisa ka treguar se një nga vendimet e radhës do të jetë edhe ndalimi i poçeve elektrike jo efiçiente.

Ministrja Artane Rizvanolli, tha se Evropa po vazhdon të kalojë në një krizë energjetike më të rëndë se vitin e kaluar e përkeqësimi ka ardhur  për shkak të luftës në Ukrainë dhe përdorimit të burimeve të energjisë si armë nga ana e presidentit rus, Putin.

Ministrja ka paralajmëruar dimër të vështirë e krizë të rëndë me reduktime kur tregoi pse po kërkojnë zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji.

“Duke qenë se jemi në një kohë kur moti po fillon të ftohet e gjatë muajve të fundit kemi pasur disa njësi jashtë operimit për shkak të ndërhyrjeve që duhej bërë për përgatitje për dimër, kjo ka qenë arsye pse kemi kërkuar masat e energjisë para dy muajsh, dhe tani po kërkojmë që këto të zgjaten duke marr parasysh që pritet që të jetë një dimër i vështirë”.

Rizvanolli ka folur për masat që kanë marr si qeveri për kursim të energjisë dhe për masat që pritet t’i marr tutje ekzekutivi.

“Gjatë kësaj kohe kemi marr disa vendime. Përveç ndalimit të kriptovaklutave me energji, janë vendosur masa detyruese për kursim të energjisë në institucione të nivelit qendror, lokal dhe ndërmarrje publike. Është ndaluar eksporti e ri-eksporti i produkteve të drurit dhe lëndëve djegëse, është shfuqizuar vendimi për ndalimin e dhënies së thëngjillit për punëtorët e KEK-ut dhe të gjitha këto janë bërë me rekomandim të Komitetit Teknik Emergjent”, tha ajo.

Tutje Rizvanolli shtoi se është marr një vendim që për qëllim të mbulimit të konsumit është rekomanduar që KEK-u energjinë që e merr nga KESH i Shqipërisë t’ia ofrojë furnizuesit të shërbimit universal dhe KOSTT-it sipas marrëveshjes me furnizim me shumicë.

Ndërkohë, ndër masat që pritet të merren së shpejti është edhe ndalimi i poçeve elektrike jo efiçiente.

Subvnecionimi i energjisë tha ajo do të vazhdojë edhe në muajt në vijim derisa nga shkurti deri në gusht, Rizvanolli tha se janë paguar mbi 46 milion euro, e kështu do të vazhdohet deri në shfrytëzimin e 90 milionëshit.

“Përveç të këtyre masave Qeveria ka ndarë 6 milion euro me qëllim të subvencionit të konsumatorëve fundor për zbatimin e masave për kursim të energjisë, skema e subvencionimit pritet të lansohet brenda 1 ose 2 jave”, tha ajo.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala ka folur për mjetet që tha se shkuan në llogarinë e KEDS-it.

“Mjetet prej 70 milionë nga cila konto janë alokuar, në kontot private. Pra a kanë shkuar tek kompania turke. Pyetja është se nga cilat konto kanë shkuar këto mjete, nga MZh-ja apo nga Ministria e Financave. A mund të na konfirmosh se këto mjete kanë shkuar tek kompania turke”, pyeti Shala.

Rizvanolli tha se KEDS-i është kompania e vetme e licencuar.

“Kompanisë që po i referoheni si turke është e vetmja që është e licencuar. Mjetet janë ndarë me vendim të qeverisë me rekomandim të MZH-së në llogari të konsumatorëve dhe secili prej tyre mund ta vëreje në faturën e tyre lehtë me një qasje në aplikacion. Është e vërtetë se mjetet kanë shkuar në këtë kompani sepse është e vetmja që operon në Kosovë”, tha Rizvanolli.

Ndërkohë deputeti, Pal Lekaj pyeti ministren se si do të reagojnë  rreth çmimit të peletit që sipas tij të mërkurën çmimi ka shkuar deri në 600 euro, derisa e pyeti edhe për raportimet në media për riparim të gabueshëm të remontit të Bllokut B2.

Këto raportime në Rizvanolli i quajti shpifje dhe të pavërteta.

Ndërkohë deputeti i LVV-së, Armend Muja pyeti rreth humbjeve të energjisë nga vjedhjet dhe cilat do të jenë masat që do t’i ndërmarrin.

Rizvanolli tha se për këto masa për vjedhje kanë diskutuar dhe si hap do të jetë një takim i nivelit të lartë me institucionet relevante. Për këtë tha se e ka informuar ministren Haxhiu e ministrin Sveçla. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Kosova Times September 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bislimi e Petkoviqi takohen sot me Lajçakun

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Mos iu nënshtroni shantazheve të Serbisë
Këshilli i Federatës e quan Turqinë një “vend jomiqesor” pas kthimit të komandantëve të Azov në Ukrainë
Mot me diell dhe vranësira për pesë ditët e ardhshme
Osmani dhe ambasadori i Bangladeshit flasin për thellim të bashkëpunimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?