By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia do të aneksojë katër rajone të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia do të aneksojë katër rajone të Ukrainës
Rajon / Botë

Rusia do të aneksojë katër rajone të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/29 at 5:24 PM
Kosova Times Published September 29, 2022
Share
SHARE

Kremlini njoftoi se do t’i aneksojë formalisht katër rajone të Ukrainës, ku së voni u mbajtën të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të premten.

Në të, sipas tij, do të marrin pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja.

Zyrtarët pro-rusë të këtyre rajoneve thanë se votuesit e kanë mbështetur me shumicë votash bashkimin me Rusinë.

Por, referendumet e ashtuquajtura u hodhën poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

Njoftimi i Kremlinit erdhi vetëm disa orë pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja po punon për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

“Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë. Jemi të vendosur që ta bëjmë Kremlinin të paguajë çmim për këtë përshkallëzim të mëtejshëm [të situatës]”, u tha von der Leyen gazetarëve në Bruksel.

Paketa e tetë e propozuar e sanksioneve përfshin ndalime të mëtejshme të importit të produkteve ruse, që do ta privojnë Moskën nga 7 miliardë euro të ardhura.

Shtëpia e Bardhë tha, po ashtu, se ShBA-ja nuk do t’i njohë kurrë përpjekjet e Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës.

Ajo tha se po përgatit sanksione të reja ekonomike kundër Moskës, që do të imponojnë një “kosto të rëndë ekonomike për Rusinë”.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim këto përpjekje të paligjshme për aneksim”, u tha gazetarëve sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Ne do të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të imponuar kosto shtesë ekonomike mbi Rusinë dhe individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë”, shtoi ajo.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar afro 6.000 njerëz të vrarë në luftime – edhe pse kjo shifër besohet të jetë shumë më e lartë – dhe së paku 12 milionë të zhvendosur.

Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë, ndërkohë që Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

You Might Also Like

Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes

Republikanët kërkojnë hetim për vrasje

Një çerek milioni njerëz që ktheheshin nga fronti nuk mund të gjenin punë

Diplomatëve rusë po u ndalohet lëvizja e lirë brenda BE-së

Interpoli transferoi në Rusi të dhënat e udhëtimit të rusëve që jetojnë jashtë vendit

Kosova Times September 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mike Pence kërkon të kandidojë për president të SHBA

Kosova Times Kosova Times June 5, 2023
Gazetarët në SHBA vodhën gjërat nga avioni presidencial: “Ata fusnin në çanta çdo gjë të shënuar “Air Force One”
Për një kategori, Gjermania lehtëson procesin e bashkimit familjar
Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro
Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj pas shpërthimeve të gazsjellësit rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?