By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Qeveria po e ngulfat sektorin privat që ka nevojë për mbështetje dhe çmime të përballueshme të energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Abdixhiku: Qeveria po e ngulfat sektorin privat që ka nevojë për mbështetje dhe çmime të përballueshme të energjisë
Lajme

Abdixhiku: Qeveria po e ngulfat sektorin privat që ka nevojë për mbështetje dhe çmime të përballueshme të energjisë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 12:59 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

“Lidhja Demokratike e Kosovës është një parti që zhvillimin ekonomik e ka fokus të parë.”

Kështu tha Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku gjatë një vizite në kompaninë JONI-SH, e cila merret me grumbullimin, përpunimin dhe prodhimin e frutave të imta.

Sektori i ‘agrikulturës, pyjeve dhe peshkatarisë’ merr pjesë me 7% të Bruto Prodhimit Vendor në
Kosovë.

“Grumbullimi dhe përpunimi i ushqimit mbetet një sektor që meriton të zhvillohet tutje dhe do të sjellë vlerë të shtuar në vendin tonë. Ne shohim shumë potencial nga kompanitë si Joni-SH, që ofrojnë produkte natyrale dhe bio, që janë tepër të kërkuara në tregjet ndërkombëtare. Ky sektor punëson drejtpërdrejtë mbi 10,000 punëtorë, dhe ky numër shkon në 50,000 kur llogaritet i gjithë zinxhiri, duke përfshirë edhe fermerët që ofrojnë produktet e tyre bazë. Ky sektor, në përgjithësi punëson më shumë gra, rreth 62%. Pra ndihma ndaj këtij sektori është ndihmë për gratë në Kosovë”,  tha Kryetari Lumir Abdixhiku.

Ai nga afër u njoftua me sfidat që ka ky sektor dhe përpunuesit në përgjithësi.

“Kriza energjetike që goditi Kosovën në muajt e verës ka bërë që shpenzimet e kompanive të rriten dhe fitimi të zvogëlohet. Qeveria Kurti nuk ka planifikuar dhe nuk ka bërë mirëmbajtje të rregullt të kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë, dhe si rezultat kemi ndërprerjet. Kështu, për kompanitë, kjo do të thotë se investimet që janë paraparë të bëhen në zgjerim të biznesit duhet të presin ditë më të mira”.

Abdixhiku gjithashtu përmendi që LDK ka një plan 10-pikësh për përballimin e krizës së energjisë elektrike. Plan që ofron zgjidhje edhe për sektorin e biznesit në Kosovë, që të kalojnë sa më lehtë krizën të cilën nuk po e zgjidhë qeveria e papërgjegjshme dhe e paaftë.

Ai tha se pika 9 e planit parasheh themelimin e bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri ku do
të mundësohet tregtimi i lehtë dhe i shpejtë i energjisë elektrike në mes të dy vendeve tona.

“Bizneset në Kosovë kanë nevojë për përkrahje jo për burokraci. LDK do të reduktojë burokracinë për biznese, në mënyrë që të zhvillohen pa pengesa nga shteti. Programi ynë parasheh që ndihmojë ato kompani që kanë nevojë për të arritur standardet e kërkuara të cilësisë që kanë potencial për eksport. Qeveria aktuale ka ngulfatur bizneset dhe nuk ka ofruar përkrahje për to”.

Këto takime janë pjesë e serisë së takimeve me qytetarë dhe biznese “LDK ju dëgjon”, përmes të cilave LDK do të krijojë politika të përgatitura enkas për të adresuar temat aktuale dhe për t’u përgatitur për të ardhmen. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Zejnullahu në Athinë kryeson mbledhjen e Bordit të Komunitetit të Energjisë

ATK: 460.4 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit 2025

KEK fton konsumatorët për kontrata komerciale me kushte më të mira

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Sport

Kosova rrëmben medaljen e artë ekipore në Ballkanikun e Xhudos

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Kurti: Marrëveshja me vendet e EFTAS-s, nënshkruhet vitin e ardhshëm
Kryeministri polak: Bisedimet e paqes në Ukrainë mund të fillojnë këtë dimër
Kurti: Takimi me opozitën ishte shumë i mirë
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për gjigantët e teknologjisë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?