By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Infantino takohet me presidenten Osmani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Infantino takohet me presidenten Osmani
Sport

Infantino takohet me presidenten Osmani

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 1:03 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e viziton për herë të parë Kosovën që prej kur shteti ynë është anëtarësuar në këtë organizatë.

Bashkë me presidentin Infantino, në delegacion ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ai i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini.

Kosova është anëtarja e 210-të e FIFA-s, për të cilën gjë Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin Infantino, ngase që në Kuvendin e parë të kësaj organizate, prej kur ai mori drejtimin e kësaj organizate, e vendosi në agjendë pranimin e Kosovës në shtëpinë e madhe të futbollit. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur edhe kontributin e jashtëzakonshëm të Fadil Vokrrit për pranimin në UEFA dhe FIFA.

Sipas saj, Kosova tashmë është anëtare e FIFA-s, porse ka nevojë për ndihmë në aspektin infrastrukturor sportiv, duke përmendur këtu stadiumet e reja të nevojshme për sportistët kosovarë.

Në takim me presidentin Infantino, Presidentja Osmani ka diskutuar mundësitë për stadiume të reja si dhe për projekte të tjera investuese në infrastrukturën sportive.

Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e FIFA-s për sportistët e rinj të Kosovë dhe përmendur klubin e vajzave të vogla në futboll, të cilat sipas saj kanë nevojë për infrastrukturë të qëndrueshme.

Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e ekipeve kosovare në garat ndërkombëtare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat

Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qershia mbi tortë

Ndahet nga jeta Davide Tizzano, KOK: Ishte mik i çmuar i Kosovës

Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Zjarret në Greqi, evakuohen banesa dhe hotele, të paktën 6 të plagosur

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
FPPK-ja nikoqire e pingpongistëve më të mirë nga 36 shtete pjesëmarrëse
Montero do të drejtojë Juvë në dy ndeshjet e fundit të sezonit
CDU/CSU: Kontrolle të përhershme, dëbime në kufi
Gjuka njofton dorëheqjen e Vuçiqit dhe e akuzon atë për presion nga një pjesë e SNS-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?