By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Xhudo, Shtet, Kosovë: tri fjalë të cilat na flenë në zemër gjithsecilit prej nesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kurti: Xhudo, Shtet, Kosovë: tri fjalë të cilat na flenë në zemër gjithsecilit prej nesh
Sport

Kurti: Xhudo, Shtet, Kosovë: tri fjalë të cilat na flenë në zemër gjithsecilit prej nesh

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 10:37 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë të programit të sportit “Kosova, Shtet i Xhudos”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e lansimit të këtij programi, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës. 

Me këtë rast, kryeministri Kurti falënderoi xhudistët për sukseset e tyre jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare duke thënë se “Rezultatet e xhudos janë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet; rezultate përmes të cilave identifikohemi secili prej nesh individualisht, por edhe si shoqëri në tërësi, e mbi të gjitha, si shtet”.

Më tej, kryeministri Kurti tha se sporti është dëshmuar si një nga mekanizmat kyç në procesin e ndërtimit të imazhit tonë shtetëror dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sporti në përgjithësi, e xhudoja posaçërisht, ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë përbrenda shoqërisë tonë, dhe krijimin e perceptimit pozitiv të opinionit të huaj për Republikën tonë.

Duke shprehur përkrahjen e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se “Kosova, Shtet i Xhudos” është hapi konkret të cilin e kemi ndërmarrë si qeveri për të siguruar, jo vetëm vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin tonë ndërkombëtar, por mbi të gjitha, zhvillimin maksimal të këtij sporti përbrenda Republikës së Kosovës. Atë çfarë xhudo i ka sjellë Kosovës ndër vite: shpresë, krenari dhe sukses – duam të sigurohemi se do të jemi prezent gjithmonë tek ne, dhe shumë gjatë edhe në arenën ndërkombëtare”.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në ceremoni:

I nderuari ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku,

E nderuara ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj.Arbërie Nagavci,

E nderuara zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Daulina Osmani,

I nderuar kryetar i Komisionit Parlamentar, Ardian Gola,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të shtetit tonë,

Të nderuara kampione olimpike: Majlinda, Nora dhe Distria,

I nderuari President i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Ismet Krasniqi,

I nderuar Driton dhe xhudistë të tjerë kampion që jeni këtu sot me neve,

I nderuar Agron, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës,

Të nderuar ambasadorë të Japonisë dhe të Italisë, komuniteti sportiv dhe dashamirës të tjerë të sportit,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Përshëndetje të gjithëve,

Jemi mbledhur sot këtu për ta prezantuar pranë jush atë çfarë edhe e votuam sot në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga e cila erdha me nxitim, e kjo është programi i sportit “Kosova, Shtet i Xhudos”. Rezultatet e xhudos janë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet; rezultate përmes të cilave identifikohemi secili prej nesh individualisht, por edhe si shoqëri në tërësi, e mbi të gjitha, si shtet.

Qysh në të kaluarën e viteve të 90-ta, pastaj edhe në periudhën pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e fuqishëm deri në ditët e sotme, sporti është dëshmuar si një nga mekanizmat kyç në procesin e ndërtimit të imazhit tonë shtetëror dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sporti në përgjithësi, e xhudoja posaçërisht, ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë përbrenda shoqërisë tonë, dhe krijimin e perceptimit pozitiv të opinionit të huaj për Republikën tonë.

“Kosova, Shtet i Xhudos” është hapi konkret të cilin e kemi ndërmarrë si qeveri për të siguruar, jo vetëm vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin tonë ndërkombëtar, por mbi të gjitha, zhvillimin maksimal të këtij sporti përbrenda Republikës së Kosovës. Atë çfarë xhudo i ka sjellur Kosovës ndër vite: shpresë, krenari dhe sukses – duam të sigurohemi se do të jemi prezent gjithmonë tek ne, dhe shumë gjatë edhe në arenën ndërkombëtare.

Jam i nderuar dhe shumë i lumtur që sot po e shpalosim përmbajtjen e këtij programi, përmes së cilit synojmë që të fuqizojmë sportin si mjet për ndërtimin dhe ruajtjen e mirëqenies tonë shoqërore dhe ekonomike, si dhe kanal kryesor për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për herë të parë në Kosovë, sporti po zë vendin dhe po e merr trajtimin e merituar.

Programi ”Kosova, Shtet i Xhudos” është program i iniciuar dhe hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkërendim me gjashtë institucione tjera relevante, dhe natyrisht në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Xhudos së Kosovës.

Ky program i ka pesë shtylla të veprimit të cilat adresojnë komponentet bazë pa të cilat sporti nuk mund të zhvillohet, parasheh ndërveprimin e akterëve të shumtë për të siguruar zbatimin cilësor të tij, planifikimin buxhetor vjetor për qëndrueshmëri të programit, dhe ndërlidhjen e të gjitha këtyre që porsa i thashë për të siguruar se masovizimi, cilësia dhe promovimi rriten paralelisht pa e lënë asnjërën prej tyre mbrapa.

Përmirësimi i infrastrukturës fizike për zhvillimin e aktivitetit të xhudos dhe sporteve tjera luftarake, shtrirja e rezultateve të Pejës në xhudo në të gjitha komunat anembanë Kosovës, përmes rritjes së kapaciteteve të trajnerëve xhudistë, ofrimi i mundësisë dhe qasjes te të gjithë fëmijët dhe të rinjve tonë për të qenë aktiv në xhudo, mbështetja e nevojshme e sportistëve dhe trajnerëve të xhudos gjatë dhe pas karrierës sportive, si dhe promovimi përmes organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive në Republikën e Kosovës, janë këto shtyllat kryesore të programit “Kosova, Shtet i Xhudos”.

Kësisoj, përveç që po sigurojmë zhvillimin e mirëqenies fizike dhe sociale përmes ndërlidhjes institucionale të arsimit me sportin, të sportit me shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë, njëkohësisht edhe po sigurohemi që xhudo do të vazhdojë të mbetet kryefjala e suksesit të sportit vendor dhe arma jonë e fuqishme e promovimit ndërkombëtar.

Ajo çfarë na mbetet është mobilizimi maksimal i të gjitha institucioneve publike, dhe organizatave sportive për zbatimin e programit shumë ambicioz “Kosova, Shtet i Xhudos”. Vullneti i hekurt dhe puna e pandalshme e ekipit të xhudos drejt rezultateve kulminante, le të jenë motiv dhe shembull i punës sonë të përbashkët për të ardhmen.

Kosova është shtet, ndërsa xhudo është sport. Xhudo, Shtet, Kosovë: tri fjalë të cilat na flejnë në zemër gjithsecilit prej nesh, e me të cilat identifikohemi dhe përfaqësohemi më së miri. Andaj, uroj që ky program të jetë i përhershëm e i përjetshëm, ashtu siç janë edhe sukseset e deritanishme të sportistëve tanë.

Falënderoj të gjitha institucionet e angazhuara për hartimin dhe zbatimin e programit, dhe një përshëndetje e veçantë për komunitetin e xhudos në Kosovë.

Ne vazhdojmë të përpiqemi që me sa më shumë angazhime t’a lajmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që kemi si shtet ndaj jush.

Uroj që ky kapitull i ri i zhvillimit të xhudos në Kosovë të jetë rrugëtim i yni i përbashkët drejt rezultateve tuaja në të ardhmen.

Ju faleminderit shumë të gjithëve! /Kosovatimes/

You Might Also Like

FSHF vjen me një tjetër njoftim për biletat Shqipëri-Serbi

Shqipëri-Serbi, arrestohen 3 persona për shkak të biletave

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë

Gjyqtarët shqiptare do të ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë-Armeni

Vendoset e gurthemeli i pishinës gjysmë olimpike në Obiliq

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shpërthime të reja në Rusinë jugperëndimore dhe Krimenë e pushtuar

Kosova Times Kosova Times January 3, 2024
Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun ushtarak në qershor
Komunat i kërkojnë ministrisë pezullimin e vendimit për rivlerësimin e pronave
“Travel and Tour World”: Rekord vizitorësh, Shqipëria kryeson si destinacioni më i kërkuar evropian
Kosova gjatë Holokaustit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?