By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrja Hajdari mori pjesë në publikimin e raportit “Migrimi i fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ministrja Hajdari mori pjesë në publikimin e raportit “Migrimi i fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor”
Lajme

Ministrja Hajdari mori pjesë në publikimin e raportit “Migrimi i fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor”

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 12:49 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në publikimin e raportit “Migrimi i fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor, i hartuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në  bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe me financim nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Zvicra, Austria, ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues nga odat ekonomike, shoqatat e diasporës dhe organizata joqeveritare.

Në fjalën e saj, Ministrja Hajdari i falënderoi përfaqësuesit dhe ekspertët nga OECD, për analizat e migrimeve për motive punësimi të ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe për rekomandimet, për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për transferet dhe investimet e remitancave, për të shfrytëzuar sa më shumë hyrjet e mëdha të remitancave dhe zhvillimin e një programi të gjerë ekonomie dhe për të promovuar investimet e diasporës.

Ministrja Hajdari përmendi rolin kyç të diasporës, si element vital i Republikës së Kosovës dhe pjesë e fortë integrale e planit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm.

“Ne e shohim diasporën si kapital njerëzor para se ta shohim atë si kapital financiar. Diaspora jonë është pasuria më e vlefshme në zonat ku ajo banon, sepse sjell me vete jo vetëm një pasuri të madhe por edhe kapital njerëzor, përkatësisht njohuri, transferime njohurish dhe burime të tjera jetike dhe ato janë forca lëvizëse e ekonomisë sonë” theksoi Ministrja Hajdari.

Ajo përmendi përkushtimin e plotë të Qeverisë Kurti, për të ndjekur të gjitha masat thelbësore për të krijuar parakushtet e nevojshme në mënyrë që diaspora jonë të perceptojë vendin tonë jo vetëm si një pikë origjine, por edhe si një vend për të bërë biznes, për të shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë dhe për t’u bërë agjentë të suksesshëm zhvillimi, për më të mirën e ekonomisë sonë.

Ajo përfundoi se, Republika e Kosovës është gjithmonë e hapur për aleanca strategjike dhe bashkëpunime rajonale në fusha të përfitimit reciprok, si partnerë të barabartë, duke punuar së bashku me plan konkret të veprimit në vazhdim, sipas Procesit të Berlinit, për tu integruar në Bashkimin Evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan

Kosova Times Kosova Times December 15, 2024
Prizreni nderon heronjtë në ditët e Epopesë së UÇK-së
Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës e nominoi Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Arti përballë imazheve të kopjuara nga inteligjenca artificiale
43 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?